• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njerëzit e kancelares Merkel që do të nxjerrin opozitën nga çadra

by A R
16/04/2017 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngërçi politik ku ndodhet vendi ka bërë që mazhoranca t’i kërkojë ‘ndihmë’ Partive Popullore Europiane për ta bindur Lulzim Bashën që të marrë pjesë në zgjedhje. David McAllister është gjermani që përflitet si njëri prej negociatorëve mes opozitës shqiptare dhe qeverisë “Rama”.

Lajmi për ndërmjetësimin e McAllister po qarkullon prej pak orësh, ndërkohë që ai mban postin e kreut të Komisionit të Jashtëm ne Parlament Europian. Mendohet se McAllister do ta vitizojë Tiranën me kërkesë të Majlinda Bregut, kryetares së Këshillit Kombëtar të Integrimit dhe njëherazi deputete e PD-së.

Zyrtari i lartë i BE-së i përket CDU-së së kancelares Angela Merkel, parti kjo anëtare e PPE dhe e spektrit kristiandemokrat.

Ndërkohë, ngërçi që ka prodhuar Basha mund të ketë edhe një tjetër negociator. Thelbi i uljes në tryezë mbetet i njëjtë: Pjesëmarrja në zgjedhje dhe dhënie fund të bojkotit parlamentar me qëllimin kryesor zhbllokimin e Reformës në Drejtësi”. Bëhet fjalë për një tjetër zyrtar të lartë europian që përfaqëson qendrën e djathtë dhe i lidhur ngushtë me Partinë Popullorë Europiane. Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, është një emër jo pak i njohur për shqiptarët.

Hahn është emri i dytë i PPE-së që mendohet se do të tentojë nxjerrjen e opozitës nga çadra dhe ta bindë Lulzim Bashën që të ndjekë rrugët institucionale për pretendimet e tij. Komisioneri për Zgjerim thuhet se ka treguar gatishmëri për ndërmjetësimin mes palëve politike në Tiranë, por me kushtin që të ketë garanci për arritjen e një kompromisi.

Kristiandemokrati mësohet se ka vënë si kusht të ardhjes së tij në Tiranë arritjen e një suksesi në tryezën e dialogut me qëllim që kjo mos të shënonte dështimin e dytë në një vend të Ballkanit sikurse ishte vizita e Donald Tusk në Shkup për krizën në Maqedoni. /JAVANEWS

Next Post
Aloe Vera dhe Fikus, dy lulet që ju duhen patjetër në shtëpi

Aloe Vera dhe Fikus, dy lulet që ju duhen patjetër në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In