Klevis Balliu, shefi i organizimit në PD thotë se bisedimet me deputetët e PD që nuk mbështesin Sali Berishën do të vazhdojnë pasi interesi i përbashkët është largimi i qeverisë.
Balliu u shpreh dje se në këto momente nuk është e rëndësishme nëse Alibeaj apo Bardhi mendojnë ndryshe nga pjesa tjetër e PD, i rëndësishëm është bashkimi për votën e përbashkët në zgjedhje.
“Ata kanë disa mendime, bashkim s’do të thotë që të mendojnë si ne. Me Kanun, futen në gjak, po pati luftë në atdhe nuk lahet gjaku. Luftohet armiku në fillim. Ne jemi për të një interes shqiptar. për ne ata kanë qenë dhe mbeten deputetë të PD derisa kanë dalë nga votat e demokratëve”, tha Balliu.
/a.r