• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Njerëz me pantallona me arna u bënë milionera e me banjo për macet. Opozita të duartrokasë SPAK”

by S T
25/10/2024 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish- deputeti i PD-së dhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të kësaj partie Fatbardh Kadilli thotë se PD duhet të duatrokasë SPAK për vënien para ligjit të Ilir Metës.

Në një intervistë për Report TV, Kadilli kujton se thelbi i aktakuzës që ngriti SPAK për Ilir Metën janë akuzat politike që vetë Berisha ka artikuluar në parlament në 2015.

“Si opozitar dhe ish- aleat me zotin Meta, kam besuar që në ditët e para, se ne si opozitë nuk kemi aleancë më të mirë sesa reforma në drejtësi. Ia kam thënë dhe Bashës, kur sapo filloi të diskutohej ngritja e komisionit të reformës për drejtësi, në 2015. Dhe në 2015 nga Berisha u artikuluan në parlament akuzat që edhe sipas informacioneve, janë thelbi i aktakuzës që ka ngritur SPAK.

Berisha e akuzonte si ministri i Jashtëm shkonte e negocionte një çështje që është krejtësisht larg tij. PD duhej të duartrokiste SPAK sepse çoi para dretjësisë atë që bëmë ne një akuzë politike. Është arritje për reformën në drejtësi, sepse preken ata që quheshin ‘peshqit e mëdhenj’ dhe në këtë vend 4 – 5 vetë mund të kenë merituar këtë dimension prej peshku, tha Kadilli.

“Në kohët e sotme kur njerëzit me pantallona me arna u kthyen në milionera dhe u bënë modele për politikën, goditja që po jep SPAK është një fitore për këdo që dëshiron të jetojë dhe të bëjë politikë në mënyrë të ndershme e dinjitoze.

Është fitore e madhe e gjithkujt që ka dëshiruar të bëjë politikë në mënyrë të ndershme e dinjitoze. Ne për fat të keq na u bënë modele ata që ishin me pantallona me arna që nuk ndërronin xhaketa dhe më pas na u bënë milionerë e me banjo dhe për macen. Këta u bënë për fat të keq modele të suksesit për fat të keq për këdo që do të futet në politikë.

Është një rast për të parë zyrtarët që ne shohim përditë që janë të korruptuar, cdo sondazh i nxjerr të korruptuar a do i nxjerrë dhe ligjërisht fajtorë”, tha Kadilli.

Kadilli thotë se SPAK po trondit dhe themelet e kryeministrit Rama dhe sjell si shellbull arrestimin e ish- deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Kadilli është i bindur se i vetmi aleat i opozitës është SPAK dhe i bën thirrje çdo opozitari të ndershëm ta duatrokasë.

“Kjo është një arritje shumë e madhe. Uroj të vazhdojë. Dhe themelet e zotit Rama po tronditen. Një ditë para zotit Meta u arrestua deputeti Çyrbja. U godit thelbi i raporteve të politikës me krimin. Me zotin Meta është dhe i raporteve të politikës me biznesin dhe biznesin e madh. Sot me këtë gjyq ndaj Metës nuk e shoh si proces ndaj Metës, por epoka e tranzicionit para gjyqit.

E para këtij gjyqi nuk ka për të shpëtuar askush. Cdo njeri që do të jetojë me dinjitet në Shqipëri duhet ta duartrokasë. Çdo njeri që është në opozitë dhe do të sjellë një model ndryshe të dallueshëm 100% nga modeli i derisotëm qoftë dhe opozitës kur ka qenë në pushtet, duhet të shkëputet dhe të mendojë për një model të ri qeverisjeje.

Ia vuri kapak këtij cikli. Zgjati më shumë se kudo. Në Çeki ka ndodhur në vitet 1990, Rumania, Kroacia, dhe më në fund ne. Është momenti më i mirë. I bëj thirrje çdo opozitari të duatrokasë SPAK si aleati i vetëm i kauzave të vërteta e të denja të një opozite”, shtoi me tej Kadilli./Tema

Next Post
Tirana në Panelin e OKB-së për zhvillimin e qëndrueshëm, Veliaj: Shpërblim për punën e bërë!

Veliaj zëvendëson 12 drejtues të Bashkisë së Tiranës, ndryshime edhe në UKT dhe Policinë Bashkiake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In