• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njëqind e tre mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë vota të arta

by Preç Zogaj
21/05/2023 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

Ky është numri i votave që ka marrë Partia Demokratike zyrtare në zgjedhjet e 14 majit. Sfida e saj në këto zgjedhje ishte pikësëpari vota proporcionale për këshilltarë bashkiakë. Në kushtet e përçarjes, përplasjeve dhe konfliktit për orientimin me grupin e Rithemelimit të Berishës, të shkrehjes de facto për një kohë shumë të gjatë të funksionimit të saj si parti politike në mbarë vendin, të pengesave të jashtme dhe problemeve të brendshme që vonuan në ekstrem hyrjen e saj në fushatë dhe zhvillimin e një fushate normale, këto njëqind e ca mijë vota përmbushin objektivin realist për “mbijetesë”, “për rinisjen dhe ringritjen”, që vendosi në krye të herës kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj dhe shtabi i tij elektoral.

Në bazë të asaj që synojnë, zgjedhësit që marrin pjesë në votime mund të ndahen në tre grupe kryesore: Grupi i atyre që duan të mbajnë në pushtet ata që janë, në rastin tonë votuesit e PS-së dhe aleatëve të saj.

Grupi tjetër janë zgjedhësit që mblidhen rreth opozitës më të madhe, e cila u premton atyre fitoren e pushtetit, marrjen e bashkisë ku do të mund të realizojë e përfitojë sekush atë që endërron. Premtimi i fitores është shumë motivues për njerëzit. Të tillë qenë në përgjithësi zgjedhësit që votuan aleancën “Bashkimi për fitore” të Berishës, Metës dhe aleatëve të tyre.

Këta zgjedhës kanë qenë të paralajmëruar qoftë nga analistët që i mbështesin prognozat e tyre mbi dijet e profesionit, qoftë nga kompanitë serioze të sondazheve, por tërthorazi edhe nga partnerët perëndimorë se nuk do të fitonin, se do të humbnin më thellë se asnjëherë tjetër edhe në bashkitë historikisht bastione të PD-së, se beteja e sedrës dhe karshillëkut të Berishës ndaj SHBA nuk ka e nuk mund të këtë mbeshtetjen e një shumice në Shqipëri. Premtimi i fitores gjithsesi është ku e ku më joshës e motivues se angazhimi në mbrotje të një kauze. Nga kjo pikëpamje, një numër i madh zgjedhësish opozitarë, të frustruar nga humbjet e shumta dhe mospasja e aksesit në pushtet gjatë dekadës së fundit, nuk kanë dashur ta besojnë pa e parë, siç thotë një shprehje e njohur.

Një grup i tretë janë ata që e dinë që në fillim se janë larg të qenit shumicë, se nuk do të fitojnë, por votojnë për një bindje, për një kauzë, për një identitet. Këta janë në përgjithësi njëqind e ca mijë votuesit e PD-së zyrtare. Ata zgjodhën qartazi siglën e PD-së perëndimore dhe euroatlantike pa bishta dhe shartesa, në kushtet e agresionit dhe kakofonisë së madhe politike-mediatike për të zhurmuar temën kruciale të krizës së PD-së dhe opozitës që është ajo se me kë jemi ne dhe kush është me ne në familjen e kombeve të lira.

Nga kjo pikëpamje, njëqind e ca mijë votat e tyre janë vota të arta që tregojnë drejtimin dhe i kanë të gjitha shanset të vijnë duke u shtuar në menyrë të përshpejtuar nesër- pasneser përmes modernizimit të Partisë, gjetjes së pikës së kontaktit me mbi dyqind mijë zgjedhës opozitarë që nuk morën pjesë në zgjedhje, e tjerë. E gjithë kjo nëse forumet e PD-së do të dinë t’i administrojnë me përgjegjësi votat e pararojës apo për ta thënë në mënyre të figurshme, të lokomotivës.

Duke njohur e vlerësuar nga njëra anë rolin dhe meritat e atyre që i dhanë formë dhe artikulim qëndresës dhe projektit, ku spikatën Enkelejd Alibej, Roland Bejko dhe mjaft kandidatë e drejtues lokalë; duke ruajtur nga ana tjetër kohezionin e brendshëm, pavarësisht këndveshtrimeve të ndyshme për çështje të veçanta të taktikës elektorale, e tjerë.

Next Post
Sfida ndaj liderit historik/ Deputeti i Berishës, pro rikthimit të ish-kreut të PD: Basha të rikandidojë

Sfida ndaj liderit historik/ Deputeti i Berishës, pro rikthimit të ish-kreut të PD: Basha të rikandidojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In