• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njëlloj si dje: Vettingu bashkon PD-LSI kundër PS dhe Edi Ramës

by Java News
26/09/2017 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aspektet financiare te vetting-ut, duket se kane kristalizuar qendrimet e perbashketa te dy forcave politike opozitare PD dhe LSI kunder mazhorances dhe konkretisht kunder kryeministrit Edi Rama. Gjate paradites se sotme si kreu u PD Lulzim Basha ashtu edhe nenkryetari i LSI Petrit Vasili, jane shprehur se Rama nepermjet shtrengesave financiare po synon ta sabotoje dhe ta bllokoje vetting-un. Pozicionimi i PD dhe LSI kunder Rames per vetting-un te sjell ne mendje bashkepunimin e ketyre dy forcave politike edhe me pare ne perpjekjket e tyre per te bllokuar miratimin e ligjit te vetting-ut ne Kuvend.

Basha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka akuzuar kryemninistrin Edi Rama se po saboton vetting-un që në hapat e parë. Shkak për këtë, sipas tij, është shkurtimi i fondeve financiare për organet e vetting-ut.

“Ne kemi dhënë mbështetje për organet e vetting-ut. Ata kanë bërë kërkesë për plotësimin e disa kushteve. Por Edi Rama ka vendosur ta sabotojë vetting-un që në hapat e parë. U ka shkurtuar me 40% fondet. Edhe sot ai tha se po e bën këtë për të ruajtur paratë e taksapaguesve, ndërkohë që ai paguan sharës me pagesë që nuk i sjellin asnjë ndihmesë qytetarëve. Ndërsa nuk gjen para për vetting-un. Kjo është një mënyrë për ta sabotuar vetting-un. Ne bllokuam përpjekjen për të kapur vetting-un, dhe dhamë mbështetje financiare. Do paraqesim amendamente për të plotësuar kërkesat e trupës që do të bëjë vetting-un, për të mos e lënë atë në mëshirën financiare te Rames”, deklaroi Basha.

Pyetje pergjigjet me gazetaret te Bashes

Po ju ishit ata që bllokuat Vettingun si mund të akuzoni tani?
Ne bllokuam një përpjekje për të kapur Vettingun. Ne votuam Vettingun dhe ky është fakt.

Por ngritjen e komisioneve e bllokuat?
Komisionet u votuan në qershor, që të kenë mbështetjen e duhur financiare. Shapin nga sheqeri e ndajnë faktet,. Po saboton Vettingun, duhet të ndajë mendjen, që të jetë edhe me bandat edhe me drejtësinë, të dyja nuk mund të rrinë në një vend. Të enjten do të propozojmë për të vendosur atë që kanë kërkuar organet e pavarura të Vettingut, që të kenë mbështetjen e plotë sikur e kanë kërkuar.

Rama tha se nuk pranon kushte nga opozita?
Ne do të kemi propozimet tona dhe projektin tonë. Konsultim edhe me qytetarët për një sistem që vendos në qendër qytetarin dhe jo bandat.

Do pranoni të uleni në një tryezë me Ramën në një tryezë?
Unë jam ulur dhe do të ulem edhe me pasardhësin e Ramës. Ka një shumicë fiktive. Kemi edhe kursin e përballjes.

LSI

Vasili sulmon Ramën: Po tenton të bllokosh funksionimin e ligjit

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me debatin mbi Vettingun. Në faqen e tij në “Facebook”, Vasili shkruan se kryeministri i paditur do të bllokojë Vettingun, teksa komenton deklaratën e tij se ky ligj nuk është çështje numrash, por strukturimi.

Debati për organikën e Vettingut ka nisur që dje, teksa Komisioni i Ligjeve vendosi të shkurtojë numrin e njerëzve të këtij ligji, si dhe pagat e tyre.

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PS, kryeministri Rama tha se Vettingu nuk është çështje numrash, ndërsa LSI është përgjigjur menjëherë, duke e cilësuar atë si tentativë për bllokimin e ligjit.

“Kryeministri i paditur, që do të bllokojë vetingun. Kryeministri tha sot: “Vetingu nuk është çështje numrash, por strukturimi”. E para: Ky kryeministër duhet sqaruar, që megjithëse ai e do për vete, vetingu është i pavarur dhe jo pronë e tij.

Së dyti: Ky kryeministër ka një ushtri parazitësh rreth vetes me 650 vetë, atëherë pse e pengon vetingun të permbushë kërkesat më minimale dhe i shkurton 70 vetë? Është i paditur dhe e urren vetingun, ndaj e pengon të funksionojë.

Së treti: Shqiptarët nuk presin drejtësinë dhe vetingun nga kryeministri, që mbushi me drogë Shqipërinë, por presin drejtësine që SHBA dhe BE kërkojnë.

Së katërti: Vetingun nuk e vendos dot as muhabeti bajat dhe as marrëveshjet gajasëse që bën qeveria me qeverinë, alias grupin parlamentar të Partisë Socialiste, por Kushtetuta dhe ligji”, shkruan Vasili

ma.me

Next Post
Vettingu në polici, Donald Lu në zyrën e ministrit Fatmir Xhafaj

Vettingu në polici, Donald Lu në zyrën e ministrit Fatmir Xhafaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In