• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njeh burrin nga një shoqe e martohet, ai i merr mbiemrin e zhduket

by A R
06/11/2024 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Orjana Rrushi nga Korça tregon për “Stop” në Tv Klan se në vitin 2021 është martuar me dikë që e ka njohur nëpërmjet një shoqeje. Por më pas ai u zhduk pa asnjë kontakt. I mori mbiemrin Orjanë, me justifikimin se i pëlqente mbiemri i saj. Edhe gazetarja e “Stop” u përpoq ta telefononte e madje shkoi edhe në Çërravë të Pogradecit, për ta kërkuar, por pa sukses.

Qytetarja: Vajtëm në Çërravë, bëmë atë…  celebrimin.

Gazetarja: Pse e mori mbiemrin tënd?

Qytetarja: E mori sepse unë s’e dija që ka qenë i dënuar në burgun e Drenovës të Korçës, por “më pëlqen mbiemri yt” tha.

Gazetarja: Dhe ti e besove?

Qytetarja: Po.

Gazetarja: Dhe kontakti i vetëm juaji ka qenë me numër privat.

Qytetarja: Më tha sepse “unë nuk kam mundësi të të marr me numër”.

Gazetarja: Si e besove në 3 muaj të martoheshe?

Qytetarja: Nuk kisha në plan se nuk më ecte. Më thoshte fjalë të mira, siç flasin të gjithë.

Gazetarja: U ndieve mirë.

Qytetarja: Po. Pastaj për dy ditë ai u largua dhe humba kontaktet, nuk kisha me kë të komunikoja. Më 9 gusht 2021 jam celebruar dhe prita, prita të më merrte në telefon, u bë një vit. Kur u bë një vit i shkruajta të lutem pse u talle me mua, pse u lidhe me tjetër kur më the mua që do të lidhemi bashkë? Ai më thotë  “s’ke punë me mua, ti je dorë tjetër, unë jam dorë tjetër, s’më do familja, kaq”.

Problemi tjetër i Orjanës është që vuan nga skizofrenia dhe ka dy muaj pa marrë kempin, prej sorrollatjes nga punonjëset e Postës Shqiptare. Gazetarja shkoi pranë Postës Shqiptare dhe komunikoi me punonjësen e cila tha se Orjana ka qenë në Greqi muajin e parë.

Këtë muaj sipas saj, Orjana i tha që t’ia niste paratë e kempit me furgon por punonjësja premtoi t’ia çojë vetë në Korçë.

Gazetarja: Zonja më tha që nuk e ka marrë kempin prej 2 muajsh.

Punonjësja: Po, ishte në Greqi muajin e parë dhe unë për atë jam këtu. Në Korçë jam.

Gazetarja: Keni shkuar kastile për t’i çuar kempin zonjës?

Punonjësja: Për atë jam unë këtu.

Gazetarja: Dakord! Zonja, nga bisedat që unë kam lexuar, të ka shkruar dhe të ka thënë për të ardhur ndërkohë që nuk keni qenë ju, jo se ka qenë zonja në Greqi.

Punonjësja: Dëgjo, zonjë! Ajo ka qenë në Greqi muajin e parë. Këtë muaj më tha m’i dërgo me furgon. I thashë jam për në Korçë dhe do të t’i sjell në Korçë.

Gazetarja: Ju i thoni të njëjtat gjëra që nuk jam, kam punë, jo kam një sebep, ku di unë çfarë. Edhe kur ajo të thotë do të vij në zyrë…

Punonjësja: Për zonjën jam këtu.

Gazetarja: Lëre sot, ajo sot të ka shkruar dhe i ke thënë më merr më vonë. Ajo të ka thënë të vij dhe i ke thënë kam punë.

Punonjësja: Merre në telefon dhe pyete. Ishte në Greqi, apo s’ishte.

Gazetarja: Unë po të them që kam lexuar mesazhet. Po këto s’janë të vërteta?

/a.r

Next Post
Biden uron Trump për fitoren dhe e fton në Shtëpinë e Bardhë! Përgëzon Harris për..

Biden uron Trump për fitoren dhe e fton në Shtëpinë e Bardhë! Përgëzon Harris për..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In