• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një zbulim interesant arkeologjik që flet për rëndësinë e Durrësit

by Java News
28/07/2017 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër zbulim i ri arkeologjik në Durrës përforcon bindjen mbi rëndësinë dhe madhështinë e qytetit buzë Adriatikut edhe në periudhën e antikitetit të vonë, kur Perandoria Bizantine përballej me një sërë problemesh dhe investime të tilla ishin të pazakonta.

Sipas drejtueses se gërmimeve, arkeologes Brikena Shkodra, bëhet fjalë për elemente strukturore të ndërtuara me materiale të kushtueshme për kohën dhe që i përkasin një godine të antikitetit të vonë, që mund të jetë një pallat perandorak bizantin.

“Ajo që ne mundëm të zbulojmë këtë vit është një ambient që shtrohet me pllaka cilësore mermeri të importuar ndoshta nga Prekonezi; faqet anësore janë të shtruara me shtresë llaçi me karakter hidroizolues; si dhe fasada e jashtme është e veshur me pllaka cilësore të mermerit prekonezian.

Këto na bëjnë të mendojmë se kemi të bëjmë me një hapësirë që ka funksionuar si një fontanë ose pishinë, pjesë e një kompleksi shumë të madh publik në antikitetin e vonë. Nëse tentojmë të mendojmë mbi funksionin e këtij kompleksi, gjetjet, nisur nga cilësia e punimit, na shtyjnë të mendojmë se mund të kemi të bëjmë me një pallat perandorak. Kjo tregon se Durrësi ishte një qytet shumë i rëndësishëm për Perandorinë Bizantine gjatë shekullit të V-VI”, thotë Shkodra.

Një ide tjetër është se këto gjetje mund t’i përkasin edhe një terme (banjo termale) të së njëjtës periudhë historike, por arkeologia shprehet se priten të tjera elemente për të sqaruar përfundimisht funksionin e godinës.

 

“Pritet gjetja e elementeve të tjera nëse bëhet fjalë për një pallat perandorak, apo një terme. Është e rëndësishme që kemi të bëjmë me një godinë të karakterit publik dhe jo fetar”, vijon Shkodra.

Gjatë këtyre gërmimeve të bëra në oborrin e pasmë të një banese private, në rrugën “Mustafa Varoshi”, në një nga lagjet e hershme të qytetit të Durrësit, atë 11 ka dalë në drite dhe një pus me thellësi 4.7 metra që i përket shekullit XVIII.

Dëshmitë e reja historike kanë dalë në dritë gjatë zbatimit të një projekti të Institutit Arkeologjik me fokus studimin e qytetit të Dyrrachiumit, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Ajeti ndërron skuadër, mbetet në Crotone

Ajeti ndërron skuadër, mbetet në Crotone

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

March 3, 2026
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nga Shkupi: Ambiciet bërthamore të Iranit përbëjnë kërcënim të madh për Evropën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nga Shkupi: Ambiciet bërthamore të Iranit përbëjnë kërcënim të madh për Evropën

March 3, 2026
“Ktheji në flori, mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar si t’i investojë paratë

“Ktheji në flori, mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar si t’i investojë paratë

March 3, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Arsyet pse frikësohet PD nga debati për imunitetin e Belinda Ballukut

March 3, 2026
“Nuk jemi pjesë e luftës, por do të mbrohemi!”, Katari mohon përfshirjen në sulmet ndaj Iranit

“Nuk jemi pjesë e luftës, por do të mbrohemi!”, Katari mohon përfshirjen në sulmet ndaj Iranit

March 3, 2026
Sondë me kamera për të zbuluar lidhjet e paligjshme, kreu i UKT: Humbjet në rrjet, një ndër arsyet kryesore të mungesës së ujit

Sondë me kamera për të zbuluar lidhjet e paligjshme, kreu i UKT: Humbjet në rrjet, një ndër arsyet kryesore të mungesës së ujit

March 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, diplomati Bimo: Pse Turqia mund të jetë shënjestra e radhës në rivizatimin e hartave

Tensionet në Lindjen e Mesme, diplomati Bimo: Pse Turqia mund të jetë shënjestra e radhës në rivizatimin e hartave

March 3, 2026
“Pilotët tanë janë mbi qiejt e tyre!”, Netanyahu kërcënon me sulme të mëtejshme kundër Iranit dhe Hezbollahut

“Pilotët tanë janë mbi qiejt e tyre!”, Netanyahu kërcënon me sulme të mëtejshme kundër Iranit dhe Hezbollahut

March 3, 2026
Zhvillohet në Bruksel mbledhja e 17-të e Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”/ BE shqyrton hapat e ndërmarra

Zhvillohet në Bruksel mbledhja e 17-të e Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”/ BE shqyrton hapat e ndërmarra

March 3, 2026
Tensionet gjeopolitike dhe efekti domino/ Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve

Tensionet gjeopolitike dhe efekti domino/ Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In