• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Një vit për 80 vitet e Kadaresë

by Java News
20/01/2016 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lorenc Vangjeli

Historinë duket se e diktojnë politikanët, por e shkruajnë njerëzit e letrave. Në një vështrim të parë, sipërfaqësor dhe të projektuar vetëm në të tashme, duket se politikanët vendosin për fatin e shumëkujt që ndodhet nën qeverisje. Pavarësisht emrit të tyre, mbret, oborrtar, kryeministër, nëpunës administrate, pavarësisht kohës kur kanë qeverisur, pavarësisht se mund të vendosin për kohën e mirë apo të keqe, për të drejtën apo të ligën, për të bardhën apo të zezën, ata kanë një jetë të përkohshme. Diçka që ngjan me shkëlqimin e fishekzjarrit. Shpërthyes, vetëtitës dhe i shuar në pak çaste. Në histori rrëfehet shpesh anekdota se askush nuk e mban mend se kush qeveriste Anglinë ndërkohë që Shekspiri shkruante Hamletin; që askush nuk ka dilemë se Mozarti apo Bethoveni janë shumë e shumë herë më të njohur se ata që qeverisnin dikur në gjermanisht dhe në kohën e tyre. Askush nuk quan mëkat që Gëtja, për shembull, preferonte e më pas urrente Napoleonin dhe ndoshta askush nuk ka dilemë se po të ishte vërtet gjeni në letërsi, siç do të donte të ishte, Çurçillin do të preferonte ta njihnin më shumë si shkrimtar sesa si politikan.

Shqipëria nuk bën përjashtim nga ky rregull përkohshmërie dhe nga kjo theqafje anormale hierarkie. Më sytë miopë të dikujt që jeton për stomakun, Ismail Kadare, në vitin 1974, fjala vjen, dukej shumë më i parëndësishëm se çdo budalla që shëtiste me Benz-at e zinj të ish-byrosë politike të komunistëve. Dhe natyrisht as që nuk mund të krahasohej me shqiptarin tjetër të famshëm, Hoxhën që ndikonte dhe ndikon ende në jetën e çdo shqiptari. Edhe të atyre që kanë lindur mbasi ai vdiq. Por edhe Shqipëria nuk bën përjashtim nga rregulli “i fishekzjarrit”. Nuk i shmanget dot humbjes së të përkohshmes dhe rivendosjes në hierarki, herët a vonë, të së gjithëhershmes. Për fat të mirë, një vend që nuk mund të mburret se garanton normalitet, një vend që shpesh hierarkinë e xhepit dhe muskujve i vë përpara asaj të mendjes, kësaj here është pikërisht në normalitet dhe në rendin e duhur të “gjërave”.

Viti 2016 është shpallur si viti kulturor i Kadaresë sepse shkrimtari mbush 80 vjeç në 28 janar. Një fat të ngjashëm mund ta kishte pasur edhe viti 1974, edhe viti 1990 (mbase në tetor), edhe 97-a, apo edhe 2006-a. Viti i zgjedhur nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që Kadare nuk ka ndonjë nevojë të ngutshme as të shohë festime për ditëlindjen e tij, as të rrethohet nga hare dhe rrebesh urimesh, lëvdatash, përqafimesh deri edhe nga ata që mezi lexojnë në shqip. Po kështu, nuk është se i vlen shumë as restaurimi i shtëpisë së lindjes në Gjirokastër dhe as ndonjë dekoratë e lyer me flori nga Presidenca. Nuk i intereson e me gjasë është tërësisht indiferent në grishjen njerëzore dhe mundësinë që ka tani për të ndikuar në dilemën e madhe që ka shoqëruar gjithmonë gjykimin për të. Një dilemë e krijuar kryesisht nga njerëz që lexojnë mirë në shqip: njeri i vogël e shkrimtar i madh. Sepse një gjë e tillë është tërësisht e barazvlefshme me kuriozitetin nëse parapëlqen djathin e dhisë apo reçelin e qershisë. E rëndësishme është që sporti kombëtar shqiptar – politika e ditës –  kësaj rradhe ka pasur kthjelltësinë, qetësinë dhe mençurinë për të bërë gjënë e duhur në kohën e duhur. Duke thithur respekt për vetveten në respektin për shkrimtarin; duke marrë sqimë për vetveten kur dëshmon sqimë për shkrimtarin.

Ky është një nga rastet e rrallë kur ja vlen të duartrokitet Tirana për çfarë po bën më Gjirokastër dhe në gjithë Shqipërinë. Sepse ka ditur të zgjedhë të duartrokasë. Sepse së paku në këtë rast ka kuptuar se historinë duket se e diktojnë politikanët, por e shkruajnë njerëzit e letrave. Dhe aty, tek historia, Ata, shkrimtarët, nuk falin kurrë edhe nëse e kanë bërë gjatë jetës. Sepse Historinë, realisht, e diktojnë Ata!

Next Post

Ligji “Për kthimin e pronave”, Komisioni rrëzon propozimet e Topallit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korreshi kundër Berishës: Jam në mbështetje të SPAK, është i vetmi institucion i pavarur! S’më intereson çfarë mendojnë në PD

Korreshi kundër Berishës: Jam në mbështetje të SPAK, është i vetmi institucion i pavarur! S’më intereson çfarë mendojnë në PD

February 17, 2026
Plagoset 11-vjeçari në Kukës, gjatë orës së pushimit nxënësi kalon në kantierin e ndërtimit të shkollës! Dërgohet për mjekim tek Trauma

Plagoset 11-vjeçari në Kukës, gjatë orës së pushimit nxënësi kalon në kantierin e ndërtimit të shkollës! Dërgohet për mjekim tek Trauma

February 17, 2026
Begaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Le të ecim bashkë drejt BE-së

Begaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Le të ecim bashkë drejt BE-së

February 17, 2026
Rubio uron Pavarësinë: SHBA, e palëkundur në mbështetje të sovranitetit dhe integritet territorial të Kosovës

Rubio uron Pavarësinë: SHBA, e palëkundur në mbështetje të sovranitetit dhe integritet territorial të Kosovës

February 17, 2026
Kërcënimet pas Inter-Juve, Policia këshillon arbitrin La Penna: Mos dil nga shtëpia!

Kërcënimet pas Inter-Juve, Policia këshillon arbitrin La Penna: Mos dil nga shtëpia!

February 17, 2026

Veliaj uron Kosovën: Shpresoj që procesi i drejtuesve të UÇK-së të përfundojë me drejtësi

February 17, 2026
Aleati i Putinit paralajmëron fuqitë europiane: Rusia mund të përdorë marinën për të mbrojtur anijet e saj

Aleati i Putinit paralajmëron fuqitë europiane: Rusia mund të përdorë marinën për të mbrojtur anijet e saj

February 17, 2026
VIDEO/ 1 metër dëborë në rrugën Qafë Thore-Theth, ARRSH: Shoferët kujdes të shtuar gjatë udhëtimeve

Ortekët bllokojnë aksin Qafë Thore-Theth, ARRSH: Rrezikshmëri e lartë, shmangni lëvizjet

February 17, 2026
“677 milionë shikues” – Galaja e Festës së Pranverës thyem rekordet e transmetimit

“677 milionë shikues” – Galaja e Festës së Pranverës thyem rekordet e transmetimit

February 17, 2026
“Newborn” rrethohet me hekura, simbolikë kundër gjyqit në Hagë: Kosova e burgosur

“Newborn” rrethohet me hekura, simbolikë kundër gjyqit në Hagë: Kosova e burgosur

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In