• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një vit pa Andrean

by Ilir Yzeiri
03/12/2017 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Më 3 dhjetor 2016 bëhet një vit që Andrea Stefani, gazetari, polemisti i njohur dhe miku im i ngushtë nuk jeton më. Ai u nda nga fëmijët që i donte aq shumë, nga bashkëshortja, motrat dhe e ëma, në moshën 58 vjeç dhe në kulmin e energjive dhe të talentit. Mirëpo, kjo është jeta ! Vdekja e Andreas më ka ndihmuar të kuptoj shumë gjëra në këtë ndërkohë. Gjëja e parë që kam kuptuar është se vdekja sot, në kohën tonë, ka një kuptim dhe një ndjeshmëri tjetër. Nuk arrij ta kuptoj arsyen dhe nuk e di pse ndodh kështu, por mua më duket se pesha e vdekjes nuk është aq e rëndë dhe e papërmbajtshme sa në ndonjë kohë tjetër. Ndoshta kjo vjen ngaqë të vdekurit dhe të gjallët nuk kanë ndonjë distancë të largët në hapësirë dhe bota e vdekjes nuk është më aq mister dhe e zymtë sa ç’mund ta mendojë njeriu.

Më kujtohet se nga fundi i jetës së tij, kur ishte kthyer nga Italia pas seancës së kemios së dytë, po shetisnim poshtë shtëpisë së re të Andreas, te Kodrat e Liqenit dhe, në një çast, më tha : E di, Ilir, nuk është gjë vdekja, unë e kam takuar dhe tani po jetoj me të. Në ç’kuptim nuk është gjë – i thashë. Nuk është ndonjë ndjesi e rëndë, makabre apo tragjike.

Është një ndjesi normale. Ja, unë punoj çdo ditë megjithëse e di çfarë kam, tha ai. Nga ai çast, nisa të ndiej dhe unë praninë e vdekjes dhe megjithëse nuk e besoja kurrë, ndonjëherë mendoja ditën kur Andrea nuk do të ishte më dhe, për hir të së vërtetës, nuk kisha atë ndjesi për vdekjen që kishte ai. Unë trishtohesha dhe, edhe sot që ka kaluar një vit nga vdekja e Andreas, ndiej trishtim, sepse e di që, edhe pse vdekja është pjesë e jetës, edhe pse vdekjen, në fund të fundit, të gjithë e ndiejmë si përmasën tonë të fundit, unë  sot kur kujtoj që Andrea ka një vit që nuk jeton më, trishtohem.

Një gjë tjetër që kam mësuar nga vdekja e Andreas, është lidhja që kemi në jetë me ata që i kemi sjellë vetë në këtë botë. Andrea ishte shumë i dhënë pas familjes dhe rrallë kam takuar në jetën time një baba të përkushtuar, një bashkëshort model dhe një prind shembullor. Mirëpo vdekja e Andreas më mësoi se në jetë lumturia nuk është vetëm përkushtim dhe dashuri për të tjerët. Në jetë duhet të jemi të përgatitur dhe të dimë të përballojmë atë anë që nuk varet nga ne. Lumturia jonë, siç e tregoi edhe rasti i Andreas, nuk varet vetëm nga ne. Atë e mban në dorë një entitet tjetër. Andrea ishte laik dhe unë, ashtu si ai, jam rritur në një vend që Zotin e kishte shpallur si të keqen e njeriut. Mirëpo, në raste të tilla, dua apo nuk dua unë, një zë nga brenda më thotë se lumturia jonë varet edhe nga një vullnet tjetër, që është fati. Andrea ishte i pafat se jeta iu këput atëherë kur të gjithë kishin nevojë për të : fëmijët, gruaja, nëna dhe motrat.

Vetë Andrea kishte nevojë për pak më shumë jetë, por, nganjëherë ne të gjithë duhet të besojmë se, ashtu si personazhet e letërsisë greke, jemi lodra në duart e dikujt tjetër. Mirëpo, në anën tjetër, kjo më mësoi se asnjë investim i kryer me dashuri, përkushtim dhe pasion, nuk shkon dëm. Andrea vërtetë iku nga kjo botë, por ka lënë pas dy fëmijë që jam i bindur se do t’ia dalin që të ndërtojnë një jetë dinjitoze dhe një grua që tani është bërë më e fortë dhe po ia del që ta çojë deri në fund misionin që  Andrea e la në mes.  Po dy motrat dhe nëna e Andreas nuk do ta kuptojnë kurrë se përse Andrea duhet të kishte këtë fat.

Gjëja tjetër që kam mësuar nga vdekja e Andreas është raporti që kemi në jetë me atë që shkruajmë dhe me atë që themi. Andrea ishte gazetar i medies së shkruar dhe polemist i klasit të parë në medien televizive. Disa miq të përbashkët dhe kolegë më kanë thënë në këtë ndërkohë se si do të ishte sjellë Andrea tani, si do të kishte reaguar ai përballë kësaj gjendjeje që ka krijuar politika në këtë vend. Këtë nuk di ta them me siguri, por një gjë e di dhe më duket se në këtë rast jam duke e dëgjuar Andrean kur ngre zërin e mbron të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

Ai hyri në historinë e shtypit shqiptar si gazetari i parë i kronikës ekonomike dhe e mbylli karrierën e tij si analist dhe publicist i njohur me disa botime. Librat e tij, « Albanistan » apo « Komploti kundër lirisë » janë një model i letërsisë dokumentare dhe analizës së tranzicionit shqiptar. Ai la edhe disa libra në dorëshkrim, veçanërisht një botim të gjerë për nocionet e popullit dhe kombit në historinë europiane apo një vështrim ndryshe për Luftën Nacionalçlirimtare, për të cilët bashkëshortja e tij, Enkeleda, jam i bindur se do ta gjejë mundësinë që t’i çojë te lexuesi.

Më në fund, vdekja e Andreas dhe ky vit që kaloi më mësoi edhe një gjë tjetër: në këtë jetë është vështirë të takosh miq dhe njerëz që ndershmërinë intelektuale e kanë virtyt, ashtu siç e kishte edhe ai. Në jetë njeriu mësohet me të gjitha, por nganjëherë është vështirë të mësohesh me idenë se dikur ke pasur edhe një mik si Andrea. Në këtë kuptim vdekja nuk është ashtu siç thoshte ai, një gjë e lehtë, normale, jo, vdekja është ana më tragjike e jetës. Dhe vdekja jote, Andrea, ishte tragjike.(TemA)

Next Post
Bllokohet një gomone në Vlorë, arrestohen dy persona

Bllokohet një gomone në Vlorë, arrestohen dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Manipulimet i kam parë me video”, kandidati i PD: Po u rinumërua Tirana, ndryshon renditja në listë!

Zyrtari i PD: Ne qendruam 333 ditë te rrugica e Berishës, por ngujimi në shesh do ca kushte që s’i kemi!

February 9, 2026
Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Nesër është dita e qytetarëve, t’i tregojmë botës se ne nuk mposhtemi

Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Nesër është dita e qytetarëve, t’i tregojmë botës se ne nuk mposhtemi

February 9, 2026
Bardhi: Nuk mund të ndryshohet rregullorja se disa prej jush kanë ngelur pa post! S’keni ku çoni Fatmir Xhafën dhe..

Deklarata e Ramës, Bardhi: Ndryshimi i ligjit në mes të hetimit është presion mbi drejtësinë

February 9, 2026
Dramë politike në Britani, jep dorëheqjen edhe drejtori i komunikimit të Starmer

Dramë politike në Britani, jep dorëheqjen edhe drejtori i komunikimit të Starmer

February 9, 2026
“Pranverë në jetën tonë”, astrologia rendit shenjat më të favorizuara të Horoskopit për Majin

Saturni ndryshon fatet, Horoskopi: Periudha e re astrologjike premton dashuri, para dhe vendime të mëdha

February 9, 2026
Reagimi i parë publik i çiftit mbretëror për skandalin Epstein: Jemi thellësisht të shqetësuar

Reagimi i parë publik i çiftit mbretëror për skandalin Epstein: Jemi thellësisht të shqetësuar

February 9, 2026
Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

February 9, 2026

PD proteston sërish nesër/ Policia: Specifikoni kur do ta mbyllni tubimin, nuk lejohen personat e maskuar

February 9, 2026
Diplomatët në testim të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre, çfarë parashikon ligji i ri për shërbimin e Jashtëm

Diplomatët në testim të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre, çfarë parashikon ligji i ri për shërbimin e Jashtëm

February 9, 2026
Pretendimi i Viktor Orban: Kur u intensifikua lufta në Kosovë, Bill Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë

Pretendimi i Viktor Orban: Kur u intensifikua lufta në Kosovë, Bill Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In