• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një vit nga “non grata”: Dimensioni real i ndëshkimit të Berishës!

by Ylli Pata
09/05/2022 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ka përgjithësisht dy qëndrime nga mbështetësit e Sali Berishës për ta relativizuar ndëshkimin ndaj tij prej qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

I pari që mbahet nga pjesa e “qetë” e përkraësve mediatikë që kanë qasjen se “iku, s’pi më ujë non grata, doktori mori PD” dhe e dyta që është më radikal, ku sulmohen fort ata që i përmendin vendimin e Departamentit të Shtetit: “nuk sulmoni Ramën, që po bën namin po merreni me doktorin që e do populli”.

Kjo fabul mund të funksiononte, nëse Sali Berisha do të ishte sot jo vetëm de jure por edhe de fakto një i tërhequr nga jeta politike, edhe pse nuk sulmohet subjekti që trajtohet por argumentet që shtrohen.

Me atë që ka ndodhur prej një viti në vend, nga vendimi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila vendosi sanksione ndaj Sali Berishës, duke e cilësuar “person a non grata” për “korrupsion domethënës, pengim të drejtësisë e minim i demokracisë”, jemi përballë një procesi krejt artificial e antihistorik.

Vetë rikthimi i doktorit në politikë(edhe pse realisht ai nuk u largua) është një proces i panatyrshëm, e siç e thotë aksioma: “historia kur përsëritet për të dytën herë vjen si farsë”.

E kanë provuar, edhe pse shumë rrallë, edhe politikanë në vende të tjera rikthimin edhe pse nuk e kanë shpallur largimin përfundimtar por kanë dështuar.

Silvio Berlusconi, pas largimit prej postit të kryeministrit në vitin 2011 ka përjetuar një degradim total të përkrahjes së tij publike dhe thuajse shkërmoqjen politike të partisë së tij Forza Italia, që ishte bazuar vetëm tek figura e tij. Këmbëngulja për të qëndruar, sidomos pas vendimeve të njëpasnjëshme të dënimit të tij nga gjykatat italiane, vetëm e kanë kthyer në groteske aktivitetin e tij, që më shumë sesa politikë është një pjesë e gossipit mediatik.

Rikthimi i Sali Berishës në aktivitetin e tij të plotë politik, nuk ka asnjë sens, arsyetim apo logjikë, sidomos pasi mbështetësit e tij kanë ngritur për 8 vite fabulën e pensionimit të tij politik dhe aktivitetin e kufizuar si një out sider.

Përveç aspektit propagandistik që mbështet vetë Berisha e enturazhi i tij se rikthimi i tij “tmerron” Edi Ramën dhe nuk e le të flejë gjumë çdo natë, dilema është se çfarë sjell braktisja e pensionit dhe zbritja në fushë e doktorit.

Pasi në fund të fundit, nuk bëhet fjalë për “betejë katallanësh” në legjendat që tjerrin mitologët e paneleve, por për një shkak, arsye e natyrisht pasojë e këtij rikthimi.

Vetë Berisha, e argumenton rikthimin e tij si “betejë për dinjitet” pas ndëshkimit që i ka bërë qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një argument që nuk qëndron në këmbë: pasi nëse vërtetë Berisha do ta bëjë këtë betejë për të mbrojtur veten, e bën krejt qetësisht, duke mos qenë i kyçur në politikë. Por fakt është që betejën me SHBA, Sali Berisha që prej shtatorit e ka kamufluar për “zbatimin e statutit të PD”, “rrëzimin e kryetarokracisë” e gjëra të tilla që rrinë në ajër e shkrihen sapo dalin nga goja e tij.

Megjithatë, sado që po tentohet në opinion të kamuflohet e të mbushet me “energjinë e rinuar për të drejtuar PD-në”, ndëshkimi i Sali Berishës nga qeveria e SHBA është një vendim politik me peshë shumë të madhe.

Dimensionet e atij vendimi, më shumë se askush i ka kuptuar Sali Berisha, i cili prej një viti, po tenton ta kamuflojë të gjithë atë gjëmë, me një trazirë në Partinë Demokratike, e cila ka çuar në një process metamorfoze të rëndë në radhët e opozitës; e cila faktikisht është e ndarë dhe ende nuk shohim një prespektivë se cila do të jetë orientimi i gjysmës së elektoratit shqiptar në të ardhmen e afërt.

PD apo ajo pjesë e elektoratit shqiptar që ka i ka besuar Sali Berishës për 30 vjet e ka të qartë peshën reale të vendimit të SHBA ndaj idhullit të tyre. Edhe pse të frustruar apo edhe të mërzitur me Uashingtonin, çdo njeri me logjikë në kokë e di se kemi të bëjmë me një vendim, e jo me një lëvizje taktike. “Non Grata” është një sanksion i vulosur, e që jo vetëm nuk është rishikuar për asnjë politikan që e ka marrë, por të gjithë sot janë jashtë politikës. Në Ballkan, dy “homologë” të Berishës: Nikolla Gruevski dhe Liviu Draganea, që janë ndëshkuar sipas ligjit 7031 prej Sekretarit të DASH, janë jo vetëm jashtë politikës, por edhe të dënuar nga gjykatat e Rumanisë e Maqedonië së Veriut, për veprat mbi të cilat ishin ndëshkuar edhe prej SHBA.

Majisja e opinionit me qëndrime se “SHBA do ta anulojë” ndëshkimin e Berishës është krejt pa sens, pasi nuk ka ndodhur asnjëherë, e nuk ka asnjë logjikë që qeveria amerikane të marrë një vendim të tillë kaq të fortë, për ta rrëzuar më pas. Përdorimi për qëllime propagandistike i “rastit Papandreu” apo kryeministrit të Indisë është thjesht zhurmë.

Kryeministri grek, Andreas Papandreu, ka qenë shtetas amerikan deri në vitin 1969 kur u kthye në Greqi, ku mori shtetësinë greke duke lënë amerikane. i Shkolluar në Harvard, Papandreu ka qenë profesor në SHBA, Suedi, Francë, Gjermani. Ai ka qenë ish- oficer i Marinës Amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore, e nuk i është refuzuar asnjëherë viza e hyrjes në SHBA. Edhe pse ka pasur një përplasje opinionesh me qeverinë amerikane të administratës Regan, Papandreu nuk i ka ndërprerë marrëdhëniet me SHBA. Madje edhe fëmijët e tij janë shtetas amerikanë.

Ndaj, dimensioni i ndëshkimit të Sali Berishës nuk ka realisht një precedent tjetër veçse homologët që janë ndëshkuar si ai në Shqipëri dhe në vendet e tjera. Çdo anashkalim i këtij aspekti nga ana e politikanëve që duan të ndikojnë politikisht në opozitën shqiptare thjesht shmang “zemrën” e çështjet. Të tjerat janë çikërrima.

Në Maqedoninë e Veriut, VRMO-DPMNE është distancuar jo vetëm nga Nikolla Gruevski, por edhe nga i gjithë ekipi politik i tij, duke e rinovuar totalisht opozitën, e cila arriti brenda pak vitesh të ringjitet, duke fituar shumicën e bashkive në rang kombëtar, duke nisur nga kryeqytetin Shkup, në koalicion me partinë shqiptare të Zijadin Selës, të cilin paramilitarët e Gruevskit e bënë të vdekur në 2017-n. E sipas të gjitha gjasave opozita e Maqedonisë së Veriut rikthehet në qeveri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare…

Next Post
Aksidentet rrugore! Specialisti i trafikut urban: Janë vendosur radarë në qendrat e banuara

Aksidentet rrugore! Specialisti i trafikut urban: Janë vendosur radarë në qendrat e banuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvicër, tragjedia në resortin e skive/ Identifikohen trupat e 16 viktimave të tjerë, më e reja 14 vjeç

Zvicër, tragjedia në resortin e skive/ Identifikohen trupat e 16 viktimave të tjerë, më e reja 14 vjeç

January 4, 2026
Strehimi, a mjaftojnë politikat e qeverisë shqiptare? Krahasimi me vendet e BE-së

Strehimi, a mjaftojnë politikat e qeverisë shqiptare? Krahasimi me vendet e BE-së

January 4, 2026
Gjirokastër, sherr mes të rinjve/ Goditet me thikë një 24 vjeçar, arrestohet autori

Gjirokastër, sherr mes të rinjve/ Goditet me thikë një 24 vjeçar, arrestohet autori

January 4, 2026
“Nga kartelet e Meksikës, regjimi në Kubë, te laboratorët e drogës në Kolumbi”/ “Sky News”: Trump e nisi me Venezuelën, por… Kush mund të jetë i radhës?

“Nga kartelet e Meksikës, regjimi në Kubë, te laboratorët e drogës në Kolumbi”/ “Sky News”: Trump e nisi me Venezuelën, por… Kush mund të jetë i radhës?

January 4, 2026
Funksionarja e Ministrisë së Brendshme dhunohet nga bashkëjetuesi, arrestohet 41-vjeçari

Tiranë, ishte larguar nga banesa, gjendet i pajetë 42-vjeçari. Dyshimet e policisë..

January 4, 2026
Operacioni i SHBA në Venezuelë, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në një takim urgjent të Hënën

Operacioni i SHBA në Venezuelë, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në një takim urgjent të Hënën

January 4, 2026
Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin, plagoset 19-vjeçari

Aksident tragjik në Tiranë/ Autobusi përplas këmbësorin, humb jetën 46 vjeçari. Në pranga..

January 4, 2026
“I gjithë vendi duhet të mobilizohet për të mposhtur këtë agresion”/ Maduro akuzon SHBA për sulmet në Venezuelë

New York Times: 40 persona u vranë në sulmin amerikan në Karakas! Më shumë se 150 avionë morën pjesë në operacion

January 4, 2026
Adriatik Lapaj, sot protestë përpara Kryeministrisë, policia merr masa: Ja rrugët që do të bllokohen

Adriatik Lapaj, sot protestë përpara Kryeministrisë, policia merr masa: Ja rrugët që do të bllokohen

January 4, 2026
Tyrbja e Abaz Aliut mbulohet nga bora, pamjet magjepsëse nga Mali i Tomorrit

Tyrbja e Abaz Aliut mbulohet nga bora, pamjet magjepsëse nga Mali i Tomorrit

January 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In