• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një vit nga marrëveshja Kosovë-Serbi në prani të ish-Presidentit Trump/ Çfarë u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë

by Java News
04/09/2021 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vit pas marrëveshjes Kosovë-Serbi në Uashington, Shtetet e Bashkuara thonë sepo vazhdojnë të punojnë “me Serbinë dhe Kosovën për të zbatuar angazhimet e tyre në mbështetje të qëllimit të normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve”, por toni i Uashingtonit ka ndryshuar me administratën e re demokrate, pasi presidenti Joe Bideb që me marrjen e detyrës e ka vënë theksin tek “njohja e ndërsjellë”.

Zoti Biden ka thënë “se parimi mbi të cilin duhet të ngrihen bisedimet, duhet të jetë njohja e ndërsjellë”.

Kjo u rikonfirmua në komentet e Departamentit të Shtetit për njëvjetorin e marrëveshjes, në përgjigje të një kërkese nga Shërbimi Serb i Zërit të Amerikës.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin punën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, detyruese të normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, e përqendruar në njohjen reciproke, që hedh themelet për bashkëpunim dhe prosperitet të qëndrueshëm”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Zëdhënësi tha gjithashtu se shumë elementë të Angazhimeve të Uashingtonit mbështesin vizionin e Shteteve të Bashkuara për rajonin, përfshirë diversifikimin e energjisë, lidhjen rajonale, mbështetjen e moratoriumit mbi anëtarësimet dhe tërheqjen e njohjeve dhe gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur.

Departamenti i Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që palët të respektojnë angazhimet e marra në Uashington vitin e kaluar.

Një vit më parë Kosova dhe Serbia ranë dakord për normalizimin ekonomik të marrëdhënieve, në fund të bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë të organizuar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nënshkruan respektivisht për vendet e tyre.

Marrëveshja i hapi rrugën njohjes së Kosovës nga Izraeli.

Marrëveshja parashihte një varg veprimesh për normalizimin ekonomik përfshirë edhe studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, që shtrihet në territorin e Kosovës dhe Serbisë.

Më 23 qershor Shtetet e Bashkuara u dorëzuan qeverive të Kosovës dhe Serbisë raportin e Departamentit amerikan për Energji, mbi menaxhimin e ujit të këtij liqeni.

Por parlamenti i Kosovës dështoi të miratojë një rezolutë për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nëse dy vendet kanë treguar përkushtimin e duhur për të përmbushur angazhimet që parashikonte marrëveshja, Departamenti i Shtetit tha se nevoja për normalizim të plotë nuk ka datë skadimi.

“Prandaj ne inkurajojmë të dyja palët që t’i japin përparësi përpjekjeve për të ndërtuar besimin politik përmes pjesëmarrjes serioze dhe thelbësore në procesin e dialogut të lehtësuar nga BE. Ne gjithashtu inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të rrisin bashkëpunimin në fushat me interes të ndërsjellë, siç është rimëkëmbja nga pandemia dhe përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Megjithëse marrëveshja u konsiderua një pikë kthese nga ish-Presidenti Trump, disa analistë thonë se premisa e normalizimit përmes interesave të përbashkëta ekonomike dhe tregëtare, ishte jorealiste.

“Administrata e Biden ka të drejtë të përqëndrohet në njohjen reciproke. Përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike është një qëllim i denjë dhe një hap në drejtimin e duhur. Por ajo që nevojitet për të sjellë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon është normalizimi politik dhe njohja reciproke”, i tha të premten Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, studiuesi i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, Charles Kupchan.

Kjo sipas tij do të kërkojë presion dhe lehtësim nga jashtë.

“Dhe më e rëndësishmja, do të kërkojë guxim dhe vendosmëri politike si në Serbi ashtu edhe në Kosovë”, tha ai.

Edward Joseph, një ekspert i Ballkanit dhe profesor në Universitetin Johns Hopkins, thotë se që nga marrëveshja, hendeku mes Prishtinës dhe Beogradit vetëm është thelluar dhe arsyeja sipas tij është se ajo e shmangu thelbin e problemit,

“Ky është një problem politik dhe është një problem jashtëzakonisht i vështirë për shkak të mungesës së balancës. Beogradi ka gjithë epërsinë”, tha ai në një intervistë për Shërbimin Serb të Zërit të Amerikës.

Që kjo të ndryshojë, thotë zoti Joseph, vendet evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën, duhet ta bëjnë një gjë të tillë, në mënyrë që izolimi i saj të marrë fund.

Ai e vë theksin gjithashtu tek nevoja e angazhimit të Shteteve të Bashkuara.

Paul McCarthy i Institutit Republikan Amerikan bie dakord se nuk është arritur shumë përparim, duke ia atribuuar këtë tranzicioneve politike kryesisht në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Kosovë.

Një nga aspektet që ai thotë se mund të ndihmojë mes dy palëve është zbutja e retorikës si për shembull qëndrimi i Beogradit që thotë se nuk do ta njohë kurrë Kosovën.

“Mendoj se zbutja e qëndrimeve të skajshme nga të dyja palët dhe nxitja nga diplomacia e Brukselit dhe Uashingtonit që të zbutet retorika dhe pastaj të shihen ato fusha ku mund të ketë përparim, ka rëndësi”, tha ai për shërbimin serb të Zërit të Amerikës.

Emëruesi i përbashkët i administratës së kaluar dhe asaj aktuale në Shtetet e Bashkuara ndaj marrëdhënieve Kosovë-Serbi është se dialogu duhet të vazhdojVoaë. Dhe analistët bien dakord se Uashingtoni ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në ecurinë e tij./VOA

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Bëri xhiron e rrjetit me qesen që ktheu në fanellë me emrin e Messit, djali afgan i frikësuar nga talebanët kërkon ndihmë: Ju lutem më shpëtoni

FOTO/ Bëri xhiron e rrjetit me qesen që ktheu në fanellë me emrin e Messit, djali afgan i frikësuar nga talebanët kërkon ndihmë: Ju lutem më shpëtoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

April 9, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Reuters: Rritet përsëri nafta. Irani po planifikon të vendosë një taksë prej afërsisht 1 dollar për fuçi

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In