Për një vit kishte përdorur chat-in për t’i dërguar mesazhe me sfond erotik dhe fotot e saj intime në burri me pseudonim.
Kur vendosi ta takonte u shokua: nga ana tjetër e komunikimit virtual kishte qenë i ati. Ngjarja ka ndodhur në Bergamo, Itali dhe është treguar nga një psikologe e zonës dhe më pas nga shoqatë e prindërve anti-drogë (AGA) në Pontirolo Nuovo.
Siç është denoncuar nga kreu i saj Enrico Coppola, fenomeni i seksit virtual është në rritje shqetësuese dhe është ngushtësisht i lidhur me trendin tjetër shqetësues të varësisë nga rrjetet sociale.
Ngjarja traumatike për vajzën dhe prindin u rrëfye gjatë hetimeve të Aga mbi varësitë e reja.
“Duke u përballur kohët e fundit me një profesionist që ndjek një tavolinë psikologjike në zonën e Bergamos – tha Coppola – u zbulua rasti i kësaj 15-vjeçareje. Do të jetë shumë e vështirë për të kapërcyer traumën.
Përtej episodeve të vetmuara, shifrat janë mjaft shqetësuese: djemtë midis 14 dhe 21 vjeç të përfshirë në episode të “cyberbullying”, dhe shpesh “cybersex”, janë duke u shtuar, raporton TgCom.
Siç tregon Coppola, “të lehtësuar nga fakti se ata janë ende në një botë virtuale, të rinjtë ndihen më të lirë dhe më të sigurt, duke arritur kështu në një kohë të shkurtër të njohin gjithçka për botën e seksit, por në këtë mënyrë ata djegin hapat e një procesi gradual dhe të shëndetshëm të përvojës së drejtpërdrejtë. Bota e seksit virtual mund të çojë në surpriza të këqija”.
a.ç