• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një vit i ri politik, me avaze të vjetra!

by Alfred Peza
04/01/2019 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza/

Ndryshe nga shumë vende të tjera të botës, në Shqipëri viti i ri politik fillon jo në tri ditët e para, por në javën e tretë të janarit. Në perëndim, qendra e gravitetit të festave të fundvitit është ajo e Krishtlindjeve, ndërsa tek ajo gjendet tek festimi i Vitit të Ri. Kjo bën që ligjvënësit ta mbyllin atje zakonisht më herët aktivitetin e vitit të vjetër, ndërsa tek ne, ta fillojnë atë më vonë.

Pavarësisht se Parlamentit në Shqipëri do i duhen edhe rreth tri javë që të mblidhet, deklaratat dhe veprimet e para të politikanëve tanë sidomos të opozitës, kanë përcaktuar pak a shumë edhe piketat e para nëpër të cilat do të kalojë rruga e saj. Një rrugëtim përgjatë një viti të ri politik dhe elektoral, që i ka dhënë shenjat që tani, se do eci mespërmes lëndinave të vjetra.

Në SHBA, Kongresi i ri i dalë nga zgjedhjet e nëntorit, i dominuar nga demokratët, bëri betimin dhe nisi nga puna më 3 janar. Nancy Pelosi do ta drejtojë Dhomën e Përfaqësueseve për një mandat të dytë, pasi e kishte drejtuar atë më herët, më 2007- 2011. Ndërkohë që në shumë shtete të tjera, në varësi të sistemit politik e traditës demokratike, ligjvënësit fillojnë punën më herët ose më vonë sesa në Shqipëri. Më e rëndësishme sesa kur fillon punën Kuvendi, është se çfarë ai do të prodhojë përgjatë aktivitetit të vet, për qytetarët e këtij vendi.

Janë sëpaku tri shenja që tregojnë se viti i ri politik, nuk është gjë tjetër, veçse vijimi i avazeve të vjetra:

Së pari, nëpërmjet Tritan Shehut u paralajmërua se Presidenti i Republikës do të vijojë ndoshta ta thellojë qasjen e tij “të vjetër”, për të qenë gjithnjë e më shumë përfaqësues i popullit opozitar, sesa i gjithë popullit shqiptar. Sipas deputetit demokrat, Ilir Meta pritet të mos e dekretojë ministrin e ri të Jashtëm, sikundër bëri në vjeshtën e 2018 edhe me ministrin e Brendshëm. Pak rëndësi do të ketë sebepi që do të gjendet në këtë rast. Si edhe në rastin e parë, ai do të vërtitet rreth “çështjeve të sigurisë kombëtare”, “integrimit”, “stabilitetit rajonal”, “ruajtjes së tërësisë teritoriale të kombit”, “marëdhenieve me NATO-n”, etj.

Ashtu si edhe në rastin e Sandër Lleshit, edhe për Gent Cakën loja përsëritet njësoj. Fillimisht flitet nëpër zyrat e institucioneve qëndrore të shtetit, më pas nëpër koridoret e partive opozitare, në kafenetë rreth e rrotull selive dhe qendrës së Tiranës dhe redaksive mediatike. Pas kësa një deputet e hedh thashethemin në tregun mediatik. Këtu ai mer formë politike dhe nxit debatin publik.

Më pas, e gjitha formalizohet, nëpërmjet një akti zyrtar. Për të përfunduar, si në atë thënien e njohur të Shekspirit: “Intrigë rri më këmbë/ pa mer çfarë rruge të duash…” Sepse në fund të fundit, për opozitën nuk ka asnjë farë rëndësie brendia. Për aq kohë sa ajo vjen në pushtet vetëm nëpërmjet një procesi zgjedhor, në këtë fazë më e rëndësishmja për të, është zhurma. Mundësisht, sa më shumë zhurmë.

Së dyti, një tjetër deputet i PD prej ditësh artikulon përgjatë protestave sa për kamerat televizive, në Unazën e Madhe të Tiranës, se pas 7 janarit shqiptarët do ngrihen e këtu do të bëhet “hataja” e “qameti” bashkë. Janë të njëjtat parrulla që janë dëgjuar nga goja e opozitës sonë të vjetër, që në 24 qershorin e 2013, në minutën e parë kur u rikthyen sërisht në opozitë. Të cilat vazhdojnë e vazhojnë pa ndërprerje, prej 5- 6 vitesh me radhë, sipas parimit të pikes së ujit që bie papushim derisa të gërryej gurin. E kështu do të vazhdojë e vazhdojë, përgjatë gjithë kohës që PD dhe aleatët e saj, do të jenë në opozitë.

Së treti, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, vijoi traditën e urimit edhe për natën e ndërrimit të viteve me mesazhin për të gjithë shqiptarët, “që të përpiqen dhe të kontribuojnë për largimin e Edi Ramës nga qeveria” në mënyrë që në vend të tij, të vijë opozita. Bukur!

Kanë kaluar vetëm tri ditë nga fillimi i 2019 dhe janë tri mesazhe, sipas të njëjtit avaz të vjetër. Mesazhe identike me ato që kemi dëgjuar e parë përgjatë gjithë vitit 2018, e më herët. Tregues i qartë i trokitjes së një stine të mëzitshme politike nga ana e opozitës, sipas një skeme loje të vjetër tashmë. Eshtë radha e mazhorancës, për të treguar se politika mund të ofrojë edhe gjëra të reja, në një vit të ri me pritshmëri për zhvillime të reja. 30 qershori nuk është larg. Tashmë na ndajnë, më pak se 6 muaj, nga e diela e zgjedhjeve të reja!

Next Post
Mjeksia/ Ja si duhet kujdesi për duart në kohë të ftohtë

Mjeksia/ Ja si duhet kujdesi për duart në kohë të ftohtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In