• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Një vit burg kush nuk liron zyrat”, ligji që po tremb kryebashkiakët e Bashës

by A R
31/07/2019 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas dështimit për të bllokuar zgjedhjet e 30 qershorit, sikundër përbetohej disa herë në ditë, Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën ka nisur një aksion të ri politik, tashmë duke mbajtur me forcë zyrat e kryebashkiakëve si dhe duke bllokuar të zgjedhuri e rinj, për të ushtruar detyrën. Në disa takime me kryebashkiakët demokratë, Basha u ka kërkuar atyre të mos lëshojnë zyrat si kryetar të bashkive, me pretendimin se zgjedhjet e 30 qershorit janë të ligjshme.

Më të vendosur për rezistencë janë shfaqur kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu dhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, sipas të cilëve vijimi i tyre në detyrë u konfirmuar në zgjedhjet e 30 qershorit, ku, gjithnjë sipas tyre, 85 %, nuk morën pjesë, votues të cilët PD i konsideron mbështetës të saj. Por, nëse Partia Demokratike do t’i shkojë deri në fund këtij skenari, kryebashkiakët e saj, do të përballen pasoja penale. Kryerja e funksioneve nga kryebashkiakët pas mbarimit të mandatit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Neni 249 i Kodit Penal parashikon që vazhdimi i ushtrimit të funksionit shtetëror apo të shërbimit publik nga ana e personit që është vënë në dijeni të vendimit apo rrethanës që u ka dhënë fund ushtrimit të tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Pra, çdo akt i përfaqësuesve të PD-LSI pas betimit të kryebashkiakëve të rinj jo vetëm është nul, por përbën edhe vepër penale. Përfaqësuesit e PD pretendojnë se zgjedhjet e 30 qershorit nuk janë të vlefshme dhe se zgjedhjet e ligjshme janë sipas tyre në 13 tetor, ndonëse Lulzim Basha nuk është deklaruar ende qartë nëse e njeh apo jo dekretin e fundit të Presidentit. Por, zgjedhjet janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor dhe gjykatat e shkallët se parë, të cilat kanë njohur deri më tani mandatet për të gjithë kryebashkiakët e rinj. Gjithashtu, zgjedhjet e 30 qershorit janë njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Basha nxit të vetët për rezistencë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur dje në Devoll ku ka thënë se kjo bashki është uzurpuar nga ajo që ai e quan banda kriminale e Partisë Socialiste. Në mbështetje të Bashës kanë shkuar edhe një grup militantësh që e mbështesin duke kërkuar që bashkia të lirohet nga kryetari i ri Eduard Duro. “Kam kënaqësinë të ndodhem në këtë manifestim të madh të demokracisë dhe vendosmërisë për të mos pranuar vjedhjen dhe uzurpimin e pushtetit vendor nga një bandë që është në pushtet. Pakica kriminale ka uzurpuar bashkinë e Devollit, shumë shpejtë do ta shporrim këtë pakicë nga Devolli dhe nga Shqipëria. Hajduteskë…me pushtimin e bashkisë si hajdutë me pushtimin e pushtetit vendor si kriminel dhe me tentativën për të vendosur mbi 94% të qytetarëve të Devollit. Rama dhe sozitë e tij kanë shkruar fatin e tyre ne Devoll dhe në mbar vendit. Fati i tyre është ai që pret çdo hajdut. Shporrja me çdo kusht me çdo mjet me çdo formë. Kjo është dhunë antikushtetuese kriminale dhe antiligjore. Keqardhje për përdorimin e policëve duhet të arrestonin hajdutin. Hajdutët i kanë bërë llogaritë në ditët e fundit të korrikut. Kanë kujtuar se me vapën e verës do të realizojnë vjedhjen. Nuk do të qeverisin dot asnjë ditë. Sot në Devoll, Kavajë Pogradec, Kamëz e në të gjithë Shqipërinë… Do të përballen me vendosmërinë tonë” ,ka deklaruar Basha.

Mziu-Ademi  

Më të vendosur për rezistencë janë shfaqur kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu dhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, sipas të cilëve vijimi i tyre në detyrë u konfirmuar në zgjedhjet e 30 qershorit.

Pasojat

Sipas Kodit Penal kryerja e funksioneve nga kryebashkiakët pas mbarimit të mandatit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 249 i Kodit Penal

Vazhdimi i ushtrimit të funksionit shtetëror apo të shërbimit publik nga ana e personit që është vënë në dijeni të vendimit apo rrethanës që u ka dhënë fund ushtrimit të tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

(Shqiptarja.com)

Next Post
Djegia e anijes në Karaburun, Kapiteneria merr vendimin e rëndësishëm

Djegia e anijes në Karaburun, Kapiteneria merr vendimin e rëndësishëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In