• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një vendim surprizë nga Gjykata e Lartë Malazeze: Rezultate e pergjimeve te koduara jane te paligjshme

by A R
05/12/2024 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga av. Gurali Brahimllari

Në një shkrim të publikuar në gazeten VIJESTI, dt 04.12.2024 (me autori Komnen Radeviq) njoftohet  se, së fundi,  Gjykata e Lartë e Republikës së Malit të Zi,  ka konsideruar të paligjëshme përmbajtjen e transkripteve të përgjimeve të aplikacionit të koduar  “ANOM”. Madje kjo Gjykatë ka, jo vetëm  ka konkluduar se Transkripette  nuk përbëjnë  “prove” në procesin gjyqësor që po zhvillohet kundër  disa të pandehurve, por edhe ka urdhëruar  heqjen/përjashtimin  e këtyre transkripetve nga fashikulli i gjykimit dhe vendosjenn e tyre mnë një zarf të mbyllur.

Sikurse është bërë e ditur edhe  në mediat e vendit tonë,   në çështjen e bujshme penale që po zhvillohet në kryeqytetin e vendit fqinj, akuzat e ngrituar kunder  te pandehurit Milan Jankoviq dhe të pandehurve të tjerë për veprat penale të kryera në kuadër të organizatës kriminale, jane bazuar  në të dhënat e përgjimeve të komunikimeve të koduara, të aplikacionit ANOM, të cilat ishin dorëzuara me letërprosi,  nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, me shkresën e  datës 28 qershor 2022 dhe gjendeshin  në  memorien e një USB.

Dihet botërisht se aplikacioni ANOM lejonte komunikimet e koduara telefonik dhe se u krijua nga FBI dhe policia australiane si pjesë e Operacionit Trojan Shield  me shtrirje  ndërkombëtare,  për të luftuar krimin e organizuar, posaçrisht ne fushen e narkotikeve. Prak y aplikacion ishte një GRACKË e ngritur nga FBI dhe autoritet e tjera policore dhe thuhet se u bazua në bashkëpunimin e një të penduari. Nga të dhënat teknike del se ky apolikacion i ka paraprirë platformave Encrochat dhe SkyECC dhe gjendej i instaluar në telefonat e personalizuar, pa funksione të tjera.  ANOM pati një shtrirje në vendet e ballkanit (Kroaci Serbi, Bosnje Hercegiovinë, Mali i Zi), Austri e me gjere, duke u përfshirë rreth 3000 aplikantë nga më të njohurit në mesin e organizatave kriminale të këtyre vendeve.

Sipas njoftimit del se përfaqësuesja e Prokurorisë speciale të shtetit, kishte pretenduar vertetimin e akuzave duke u mbështetur edhe në të dhënat e Traskripteve të ardhrua në kudër të bashkëopunimit ndërkombëtar, në një USB, por Gjykata e Lartë e vendit fqinj, ka konstatuar se provat janë juridikisht të pavlefshme, prandaj ka marrë edhe vendimin që ato të hiqen nga përmbajtja e fashikullit të gjykimit duke urdhëruar mbajtjen e tyre të  ndara nga aktet e tjera shkresore të dosjes gjyqësore.

Detaje më të plota do të bëhen publike pasi të kemi kopjen e përkthyer zyratrisht të vednimit të Gjykatës së Lartë të Republikës së Malit të Zi, por evidentojmë se kjo qasje është në përputhje me jurisprudencën e GJED (30 Prill 2024) dhe me jursprudencën e fundit të GJEDNJ (24 shtator 2024) si dhe konfirmon qëndrimin e mbrojtjes në procesin gjyqësor për çështjen me të pandehurin Pëllumb Gjoka etj.

Madje, sikurse dihet, për këto problematika që lidhen me përgjimin e paltformaës së koduar SkyECC dhe papërdorshmëirnë e rezultateve të tyre të ardhra me letërporosi , në një CD,   presim  së afërmi edhe verdiktin e Gjykatës Kushtetuese

Next Post
Karriget e djegura të Parlamentit, Nallbati: S’japim asnjë lek! T’i paguajë Elisa e Doganave

“Na këputët shpirtin”, Nallbati-socialistëve: 12 vite keni arrestuar hallexhinjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In