Sekretari i Përgjithëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, i cili deklaroi se Shqipëria është një vend i vogël dhe djallëzor që mbështet kundërshtarët e tyre.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Balla deklaron se Shqipëria është një vend i bukur europian me njerëz të shkëlqyer dhe mikpritje, me shumë atraksione turistike dhe me siguri ne jemi një aleat krenar i SHBA-ve dhe BE-së në luftën kundër të gjitha të këqijave të terrorizmit.
“Khamenei e quajti Shqipërinë “një vend europian të vogël dhe djallëzor”. Jo! Ai është gabim! Shqipëria është një vend i bukur europian me njerëz të shkëlqyer dhe mikpritje, me shumë atraksione turistike dhe me siguri ne jemi një aleat krenar i SHBA-ve dhe BE-së në luftën kundër të gjitha të këqijave të terrorizmit”, shkruan Balla.
Khamenei calls 🇦🇱 “a small and evil European country”. No! He is wrong! Albania is a beautiful European country with great people and hospitality, so many tourism attractions & for sure we are a proud ally of US&EU in the fight against all evils of terror. https://t.co/BMwTkQsdeh
— Taulant Balla (@taulantballa) January 8, 2020
g.kosovari











