• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Një vajzë mori 92 vota në një burg”, Mediu ankohet në OSCE se Berishës i kanë vjedhur votat

by A R
30/06/2025 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatmir Mediu ka mbajtur një fjalim në takimin e Asamblesë Parlamentare të OSCE, ku ka paraqitur “provat” e manipulimit të zgjedhjeve të 11 majit. Duke qene se Mediu vete nuk garon me partine e tij ne asnje pale zgjedhje, por futet ne listat e Sali Berishes, ai eshte ankuar per votat e ketij te fundit.

Si “provë” ai tha se është fakti që një vajzë e re, mori 92 vota në një burg.

Ai tha gjithashtu, se gjithë drejtuesit e opozitës duan t’i fusin në burg, çka tregon se drejtësia nuk është e pavarur.

“Dua të falënderoj znj. Karimi dhe gjithashtu Bjornin dhe kolegët e tjerë nga OSCE PA që morën pjesë në misionin e vëzhgimit në Shqipëri.

Dua të nis me një pikë që Sekretari i Përgjithshëm Guterres përmendi lidhur me punën tonë dhe na komplimentoi se ne kemi për detyrë t’i bëjmë zgjedhjet më të lira. Por kur shoh raportin, është alarmante. Nuk është se po shkojmë drejt më shumë lirisë – përkundrazi, po kalojmë nga keq tek më keq përsa i përket zgjedhjeve në Shqipëri.

Dua të ndalem te disa nga pikat që përmendi znj. Karimi. Le të jem pak më specifik:

Qeveria shpërndau një bonus prej 100 eurosh nga Kryeministri për afro 800,000 pensionistë një muaj para zgjedhjeve, që përbën blerje të qartë votash. Po ashtu, gjobat nga 2015 deri më 2025, vetëm dy ditë para zgjedhjeve, kapën shifrën e rreth 200 milionë dollarëve. Rreth gjysmë miliard dollarë u dhanë për prokurime në shkelje të ligjit.

Një tjetër problem i madh është mungesa e ndarjes së partisë nga shteti. Dikur kemi jetuar në një regjim ku kishte një parti, një shtet – dhe sot kjo po kthehet në një problem serioz. Administrata civile është shkrirë me qeverinë socialiste dhe po funksionon si një makinë elektorale në favor të partisë në pushtet.

Një nga problemet më të mëdha në Shqipëri, që duhet marrë shumë seriozisht, është bashkëpunimi mes shtetit dhe krimit të organizuar, përfshirë pastrimin e parave. Ka raste të qarta në Shqipëri ku persona të panjohur për publikun janë zgjedhur me mbështetje të krimit të organizuar. Ka prova të qarta për këtë – ata kanë marrë më shumë vota sesa figura të spikatura që kanë qenë aktivë në politikë për shumë vite, përfshirë nga vetë partia socialiste.

Do përmend një shembull: një vajzë e re, 25 vjeçe, mori 92 vota në një burg me 112 të burgosur. Kjo është një provë e qartë e ndikimit të krimit të organizuar, dhe ky ndikim shtrihet edhe në zona të tjera.

Një tjetër problem serioz në Shqipëri është drejtësia. Të gjithë flasin për drejtësi të pavarur – dhe ne jemi pro drejtësisë së pavarur – por përdorimi i saj si armë politike kundër opozitës, arrestimet, ndjekjet penale dhe përpjekja për të futur të gjithë liderët e opozitës në gjykatë para zgjedhjeve nuk më bind që Shqipëria është ndryshe nga Gjeorgjia. Dhe këtu po flasim për një vend anëtar të NATO-s, një vend me perspektivë drejt BE-së. Por duket se nuk i përmbushim as standardet minimale të NATO-s, as ato të BE-së.

Znj. Karimi përmendi edhe çështjen e pjesëmarrjes së grave. Një kolegia ime shkoi të vëzhgonte zgjedhjet me vajzën e saj ditën e zgjedhjeve. E dini çfarë i thanë njerëzit e krimit të organizuar që kontrollonin atë zonë në qendrën e votimit? “Vajza jote është e bukur. Mund ta përdorim.” Kur kjo i thuhet një deputeteje, imagjinoni çfarë ndodh me qytetarët e zakonshëm.

Duhet të hapim sytë dhe të flasim hapur. Nuk dua që disa njerëz të lexojnë vetëm gjysmën e fjalisë nga njëra anë, dhe të tjerët gjysmën tjetër nga ana tjetër. Disa lexojnë nga e majta në të djathtë si latinët, e disa nga e djathta në të majtë si arabët. Le ta themi të vërtetën siç është: këto zgjedhje ishin një farsë. Dhe ne po përballemi me një situatë shumë kritike në Shqipëri, sepse nuk kemi më sistem parlamentar. Kemi një autokraci. Dhe një autokraci nuk zhvillon kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha ai.

Next Post
“Nuk ka dorëzim”! Vijojnë protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës, hiqen barrikadat

“Nuk ka dorëzim”! Vijojnë protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës, hiqen barrikadat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

December 26, 2025
Gjyqi i shpërndarësve të drogës në Tiranë, policët u infiltruan si përdorues, më pas në grackë ranë…

Gjyqi i shpërndarësve të drogës në Tiranë, policët u infiltruan si përdorues, më pas në grackë ranë…

December 26, 2025
Kongresmeni Lawler-Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë dhe dypartiake

Kongresmeni Lawler-Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë dhe dypartiake

December 26, 2025
Fluks virozash dhe raste me Covid në urgjencën e Pediatrisë, 350 vizita në 24 orë

Fluks virozash në spitale, mjekët: Mos përdorni atibiotikë pa u konsultuar me specialistin

December 26, 2025
Festat e fundvitit, Policia nderon familjet e Dëshmorëve: Jeni pjesë e pandarë e jona

Festat e fundvitit, Policia nderon familjet e Dëshmorëve: Jeni pjesë e pandarë e jona

December 26, 2025
Ndahet nga jeta Ruth Bourne, gruaja që deshifroi kodet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore

Ndahet nga jeta Ruth Bourne, gruaja që deshifroi kodet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore

December 26, 2025
Gjatësia e hekurudhave me shpejtësi të lartë në Kinë tejkalon 50.000 km

Gjatësia e hekurudhave me shpejtësi të lartë në Kinë tejkalon 50.000 km

December 26, 2025
Japoni, sulm me thikë brenda një fabrike, 14 persona mbetën të plagosur! Çfarë iu zbulua autorit pas arrestimit?

Japoni, sulm me thikë brenda një fabrike, 14 persona mbetën të plagosur! Çfarë iu zbulua autorit pas arrestimit?

December 26, 2025
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Më të heshturit janë ata që kanë vuajtur më shumë, këto shenja të horoskopit janë më të forta nga sa mendoni

December 26, 2025
Kapet në Kakavijë shqiptari, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana/ Arrestohen edhe dy të kërkuar në Greqi

Kapet në Kakavijë shqiptari, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana/ Arrestohen edhe dy të kërkuar në Greqi

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com