• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një ushtrim demokracie për veshin në vrimën e çelësit  

by Lorenc Vangjeli
17/05/2016 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Në mungesë të Spartak Brahos, komisionin parlamentar për sigurinë e drejtoi Flamur Noka. Ish-ministri i brendshëm i PD-së, lexoi përpara kamerave duke rrokjezuar pothuaj të gjitha fjalët për t’i dhënë më shumë peshë kumtit të tij të rëndë: maxhoranca po përgjon në mënyrë të paligjshme.

Para tij një alarm të tillë e ngriti ish-kryeministri Berisha që prezantoi edhe një listë me emra konkretë “viktimash” përgjimi që ngjante dhe si një hierarki rëndësie emrash të përveçëm, së paku në opozitë.

Presidenti i Republikës e bëri edhe më dramatike situatën. Duke i konsideruar si të mirëqena përgjimet e paligjshme, Nishani tha se një akt i tillë cënonte sigurinë kombëtare. Presidenti nxiti prokurorinë për hetime të shpejta, madje të hënën, pothuaj dhe i caktoi programin e punës që duhet të përmbante hetimi që duhet të niste nga doganat e të shkonte deri tek përdoruesit dhe autorizuesit e përgjimit.

Kryetari i PD-së Basha, siç pritej e ngriti edhe më tej ngarkesën e çështjes duke përfshirë në të edhe kryeministrin, ndërsa Ristani shkoi dhe më tej kur kërkoi arrestimin e ministrit të Ramës, Tahiri.

Luan Rama tha se nëse janë korrektë në zbatimin e ligjit, deputetët socialistë dhe ministri i brendshëm janë më të interesuarit për zbardhjen e situatës.

Vetë targeti i këtij sulmi të kryqëzuar e të përqëndruar, Saimir Tahiri i sfidoi të gjithë kritikët e tij nga studioja e Kol Ballës: sqaroi se nuk ka përgjime, se pajisja nuk kishte as parametrat fizikë për ta bërë një gjë të tillë dhe se nëse një gjë e tillë vërtetohej se kishte ndodhur, ai ikte sepse “do të kishte konsumuar një shkelje shumë të rëndë”, por nëse ndodhte e kundërta, një gjë të tillë duhet ta bënin kundërshtarët e tij. Në klimën shumë armiqësore mes maxhorancës dhe presidencës, tahiri nuk mungoi të hedhë ironi, thumba të rëndë dhe bastin e rradhës: Nëse verifikohet se është në gabim, të paktën Presidenti të kërkojë falje. Përpara tij, duke u tallur si zakonisht, Edi Rama sheh reformën e drejtësisë si arsyen se pse PD-së i “…bëhet sikur e përgjojnë”. Por ngjarjet rrodhën më shpejt se sa ndodh një gjë e tillë në “javashllëkun oriental e tradicional” me të cilin merret zakonisht Tirana politike. Një ditë më pas, të martën, u njoftua se do të kishte dëgjesë të posaçme për pëgjimet.një dëgjesë që do të niste me Prokurorin e Përgjithshëm, Ministrin e Brendshëm, kreun e SHISH-it dhe atë të Policisë së Shtetit. Kjo është një gjë që ndodh për herë të parë. Dhe ky është një ushtrim i jashtëzakonshëm demokracie. Në përpjekjen për të kërkuar ndihmë e zgjidhje nga pika më e fortë që afron sistemi: transparenca, llogaridhënia sipas parimeve të kontrollit dhe të ekuilibrit.

Si e tillë, kjo është fitore e të gjithë shoqërisë që mirë a keq, me hir a pahir, po përdor mjetet që afron sistemi për të zgjidhur problemet që sistemi gjthashtu i njeh. Ajo është dhe një fitore e çuditshme që njeh për triumfues që në nisje të gjithë aktorët përjashtues të njëri-tjetrit, të përfshirë në të.

Fituese është opozita e PD-së. Edhe njëherë, si pothuaj përherë, aksioni politik i saj, me zë të lartë, me ngut e ngulm, teprime dhe ekzagjerime, me insistim e përqëndrim, shkoi në drejtimin që ajo kërkonte. E detyroi maxhorancën që të lejojë hetimin e saj parlamentar në një nga sektorët më delikatë të funksionimit të shtetit. Opozita e djeshme ka pasur të paktën dy episode pothuaj të vërtetuar të përgjimeve të paligjshme në dëm të saj. Zhurma që ajo ngriti ishte pothuaj e shurdhët dhe aksionet e nisura si protestë u shuan shpejt. Njëlloj si të gjitha luftrat që nisen pa pikën e besimit në fitore. Opozita e djeshme socialiste dështoi dje, pikërisht aty ku fitoi sot opozita aktuale.

Fituese e gjithë kësaj skeme të çuditshme është edhe maxhoranca. Në morinë e të metave të saj, në shumëllojshmërinë e njollave që ka marrë qeverisja e saj në këto tre vjet, me aktin e të martës ajo dëshmoi se është më demokratike se kundërshtari i saj që e mban këtë përcaktor si emër. Të paktën në formë. Duke pritur që përfundimi i hetimeve t’i japë ose jo të drejtë edhe në thelb. Eshtë pothuaj e paimagjinueshme që një veprim të tillë të Edi Ramës ta bënte dikur Doktor Berisha si kryeminisrër. Dhe pikërisht ky veprim është një nga arsyet për të gjykuar mbi dy stilet e qeverisjes. Edhe sipas parimit të paqortueshëm të proverbit francez që thotë sesa më shumë ndryshon, aq më shumë është e njëjta gjë.

Në dritëhijen e këtij procesi, Edi Rama ka një detyrim më shumë se moral për një histori të hershme, e cila pati fatin e tre ditëve jetëgjatësi duke u harruar më pas me lehtësinë e padurueshme që harrohen gjërat e rëndësishme në një vend si Shqipëria. Në vjeshtën e vitit 2014, një hetim parlamentar me gjasë i dha përgjigje traumatike dyshimit: kishte përgjuar apo jo SHISH. A ishte vetë kryeministri Rama, kryetari i Kuvendit Meta, kryetari i opozitës Basha, ministri i brendshëm Tahiri e të tjerë emra të rëndësishëm të politikës, biznesit, medias apo dhe diplomatë të huaj në veshin e SHISH? Me gjasë një gjë e tillë kishte ndodhur, njëlloj siç kishte ndodhur në të paktën dhe dy episode të provuar në mandatet e Doktorit. Çuditërisht atëherë u hesht për hetimin e dikurshëm. Ndoshta sot është një mundësi më shumë për t’u mësuar një e vërtetë e arkeologjisë politike shqiptare. Sepse çfarë harrohet, është e dënuar që të përsëritet. Dhe këtë gjë më mirë se kushdo, mund ta dëshmonte edhe me mungesën e tij kryetari i komisionit të sigurisë Spartak Braho, i munguari i madh i kësaj jave në Tiranë, të cilin shumë e duan, më shume e urrejnë‎, por që nuk lë askënd indiferent ndaj cantës së tij të zezë.

Next Post

Linja e Interkonjeksionit me Maqedoninë, kreu i OST: Ulen ndjeshëm kostot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump publikon fotomontazhin me flamurin amerikan në Groenlandë: Territor i SHBA-ve nga 2026

Trump publikon fotomontazhin me flamurin amerikan në Groenlandë: Territor i SHBA-ve nga 2026

January 20, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Emigrantët në SHBA përballë një debati të ri

January 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, ulen temperaturat

Dita e sotme me vranësira të dendura, ulen temperaturat

January 20, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, vdes pasagjeri 25-vjeçar në Laç

January 20, 2026
“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In