• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një urim për Rexhep Qosjen

by Ben Blushi
29/06/2025 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Blushi

Disa ditë më parë shkova të vizitoj Rexhep Qosjen.

Kalova disa rrethrrotullime derisa arrita te lagja Kodra e Diellit në Prishtinë.

Me Google Maps nuk do ta kisha gjetur dot shtëpinë sepse ky aplikacion të le gjithmonë në baltë kur nisesh për punë të mira.

Për fat një shofer që jetonte në atë lagje, më çoi deri te shtëpia.

Valjeti, nipi me tatuazhe i Rexhep Qoses, hapi derën, hoqa këpucët dhe hyra në një dhomë me piktura të thjeshta.

Rexhep Qosja ishte më mirë se ç’e prisja.

I vëmendshëm, me kujtesë të freskët, elegant, i kursyer, me një zë kumbues dhe i drejtë si shkëmb.

Lëvizte ngadalë, por shikonte mirë.

Pjesën më të madhe të kohës tani e kalon si një alpinist, duke u ngjitur dhe zbritur nga kati i parë në katin e dytë të shtëpisë.

Mu kujtua hera e parë e parë që e kam takuar, ndoshta në vitin 1992, ku e intervistova në dhomën e tij në katin e dhjetë të pesëmbëdhjetëkatëshit.

Që aty dukej gjithë Tirana.

Ishte hera e parë që unë hyja në një nga dhomat e atij hoteli që dikur e kisha patur përballë shtëpisë ku kisha lindur.

Rexhep Qosja nuk e mbante mend.

I kujtohej një rast tjetër kur ishim takuar në Tiranë, por këtë herë nuk e mbaja mend unë.

Në mijëra kujtime që mban shtëpia e Rexhep Qosjes, përfshi libra dhe piktura, objekti më i vlefshëm është makina e tij e shkrimit.

Ajo makinë është jeta e tij, kali i fitoreve dhe i luftërave që ka bërë.

Fëmijëve të sotshëm ajo vjetërsirë çeliku me dhëmbë të nxjerra jashtë, që bëjnë një zhurmë ofiçine do t’u dukej si një ndryshkje pa funksion.

Unë vetë jam rritur me atë trokëllimë prej kalldrëmi metalik, që ma nxirrte gjumin, sa herë babai dhe gjyshi shtypnin librat e tyre me shumë faqe.

Për herë të parë kam shkruar me një makinë si ajo, por ndoshta pak me të vogël.

Makina e shkrimit e Rexhep Qoses është shumë malore, në krahasim me makinat kodrinore dhe fushore që unë kam patur në shtëpi.

50 vjet më parë mjekët i kishin thënë se ajo egërsirë do t’ia thyente shpinën, por kjo nuk ka ndodhur.

Ai shtyp akoma duke e zbutur çelikun me gishta dhe trupi nuk i kërruset.

Kam përshtypjen çdo natë e vadit makinën si një bahçe, sepse sendet që prodhojnë lule kërkojnë ujë.

Kur e pyeta se pse kosovarët nuk e duan më bashkimin me Shqipërinë më tha se vetëm disa akademikë të Kosovës janë kundër.

Megjithatë një ditë do të ndodhë patjetër, sepse Evropa nuk mund të mbajë dy shtete me shqiptarë.

Por këtë ma tha kur ishim në katin e parë.

Në studion e katit të dytë, Rexhep Qosja nuk flet për politikë, por vetëm për letërsi.

Pasi recitoi Gjergj Fishtën për mua, më qerasi me një ëmbëlsirë.

Fishta është shumë i thellë thashë unë, po shqipen më të bukur e ka Faik Konica që ishte një zevzek.

Rexhep Qosja nuk e dinte fjalën zevzek. Kërkoi ndihmë te nipi po as ai nuk e dinte.

Grindavec, thashë unë. Po, tha, Faik Konica ka qenë pak grindavec.

Mes shumë portreteve në muret e shtëpisë se Rexhep Qoses, është edhe një skicë që i ka bërë gjyshi im, kur ka qenë i ri.

Në nëntor të vitit 1972.

Me rastin e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe kur Rexhep Qosja erdhi në Tiranë si përfaqësues i Kosovës.

Në atë profil të vizatuar me stilolaps, duket një burrë me mjekër shumë të zezë, të stilizuar me kujdes, flokë te rregullt që tani i mungojnë, një vështrim të mprehtë dhe syze me skelet të trashë.

Nëse ai portret do ishte varur mbi kalin metalik të makinës së shkrimit, Rexhep Qosja do dukej si një aktor filmash western.

Nuk e pyeta se si e kishin lejuar të hynte në Shqipëri me atë mjekër revizioniste, por që atëherë ai e shkruan shqipen sipas standardit të Kongresit të Drejtshkrimit.

Me shqipen e vitit 1972 Rexhep Qosja ka mbajtur gjallë pishtarin e rezistencës kosovare, heronjtë e të cilës janë plakur më ngadalë se vetë rezistenca.

Sapo kam hyrë në vitin e nëntëdhjetë, më tha Rexhep Qosja kur më përcolli.

Meqë sot mbush 89 vjeç po e uroj nga Tirana.

Rexhep Qosja ka jetuar si një shkëmb, uroj të plaket si një mal.

Next Post
Nga Velipoja në Ksamil, për herë të parë plazhe pa pagesë edhe para resorteve luksoze!

Nga Velipoja në Ksamil, për herë të parë plazhe pa pagesë edhe para resorteve luksoze!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezullimi i Ballukut, Avokati: Vetëm në Afrikë ka patur raste të ngjashme! Ashpërsimi i masës ndodh vetëm kur…

Pezullimi i Ballukut, Avokati: Vetëm në Afrikë ka patur raste të ngjashme! Ashpërsimi i masës ndodh vetëm kur…

December 18, 2025
Shefi i NATO-s alarmon SHBA: Kina po ndërton ushtrinë 200 herë më shpejt

“Reagimi do jetë shkatërrues”, Rutte: Ukraina do të jetë vija e parë e mbrojtjes

December 18, 2025
“Nuk e ushtronte autoritetin për…”, Rama flet për babain: I detyrohem një gjë të madhe…

“Nuk e ushtronte autoritetin për…”, Rama flet për babain: I detyrohem një gjë të madhe…

December 18, 2025
Berisha tregon bashkëbisedimin me Ramën në foto: Më tha të varet nga një komunist dhe anëtar i KQ në shtyllë

“Më lëkundeshin gjunjët”, Rama kthehet 35 vite pas: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh!

December 18, 2025
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

December 18, 2025
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

December 18, 2025
“Këta të vjedhin, të rrahin dhe të dënojnë”, ankohet Korreshi: Rama ka bërë gjenocid me buxhetin!

“Këta të vjedhin, të rrahin dhe të dënojnë”, ankohet Korreshi: Rama ka bërë gjenocid me buxhetin!

December 18, 2025
Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, zbulohet dita kur mblidhet Këshilli për Mandatet

“Kushtetuesja përmbysi shpresat e SPAK”, avokati: Provat janë zero, nëse Kuvendi nuk i heq imunitetin

December 18, 2025
Washington Post: Zbulohet plani sekret i Izraelit për të vrarë shkencëtarët bërthamorë të Iranit

Washington Post: Zbulohet plani sekret i Izraelit për të vrarë shkencëtarët bërthamorë të Iranit

December 18, 2025
“Sa më i pasur të jetë kandidati, aq më shumë shanse ka të bëjë fushatë të mirë”, Petro Koçi zbulon pse s’u fut në garë

Përplasjet në Kuvend, Petro Koçi: Opozita po e ndihmon qeverinë me këto shfaqje

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In