• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një tur brenda Bankës së Shqipërisë dhe luksit të saj (FOTO)

by Java News
19/04/2016 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë në Shqipëri, kemi një muze banke. Ideja e lindur disa vite më parë, në fund të vitit të  kaluar u përurua me sukses. Sot në Bankën e Shqipërisë, dy kate të ndërtesës origjinale të saj janë  kthyer në Muze, i cili çdo të enjte pret e përcjell vizitorë. Ky që do të shohim sot është “Muzeu i Parave”, një muze që ka në thelb valutën shqiptare ndër shekuj, por edhe objekte të tjera historike që lidhen me të shkuarën e Bankës dhe me antikitetin.

Përgjegjësja e Muzeut, Besa Prela, na pret në hyrje të institucionit duke na shoqëruar në guidën që i  bëhet çdo personi që zgjedh të shohë nga afër këtë pasuri të trashëguar qysh në kohët e lashta.7

Ajo na thotë se vizitat nga grupet turistike, shkollat, grupet shoqërore, por edhe individët, mund të bëhen vetëm ditën e enjte. Kjo ditë është caktuar si ditë vizitash. Vizitat rezervohen me anë të email-it i cili gjendet në faqen zyrtare të bankës dhe ato janë pa pagesë… Deri më tani kurioziteti ka qenë i madh. Studentë, grupe shoqërore, nxënës si dhe turistë të huaj kanë zgjedhur që ta vizitojnë këtë muze. Rezervime dhe interesa ka patur edhe nga shkollat të cilat në mënyrë të organizuar kanë zgjedhur që të vizitojnë Muzeun e Bankës së Shqipërisë këto kohë.3

Shoqëruesja jonë, Besa na tregon se Muzeu synon të informojë publikun mbi  historikun e monedhave të shtypura dhe të qarkulluara në vendin tonë dhe viset e tij historike, si dhe të fijet e dukshme dhe të padukshme me të cilat ajo ndikon, mbi të gjitha, jetën tonë të përditshme.

Në katin e parë, sa hapet dera, na pret një glob i cili është i veshur me monedha euro. Në këtë kat ofrohet informacion për botën fizike të parasë, ajo pjesë e saj që është e prekshme për vizitorin, në një trajektore ekspozitorësh që arrin kulmin në Dhomën e Thesarit ose siç njihet ndryshe Rotondo (dhoma rrethore kasafortë e ndërfutur në një dhomë pesëkëndore sipas projektit origjinal të Morpurgos).0

1Në Dhomën e Thesarit paraqitet pamja maksimale e parasë, përmes ekspozimit të një Lingote të Artë. Ekspozita e përhershme e katit të parë, prezanton koleksione të monedhave që kanë qarkulluar në territoret e vendit tonë në këto dy mijë vjet. Ato janë pjesë e koleksionit numizmatik të Bankës së Shqipërisë dhe Institutit të Arkeologjisë  dhe janë përzgjedhur e studiuar me një kujdes të veçantë përmes një bashkëpunimi të gjatë me arkeologë, numizmatë, historianë e etnografë të mirënjohur të vendit.

Sipas Prelës, falë dhe mbështetjes së Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Institutit të Arkeologjisë, koleksioni i këtij Muzeu prezanton objekte unikale dhe mbresëlënëse, si 4 sëpata bronzi, pjesë e Thesarit të Torovicës, të cilat i përkasin shekullit të X p.e.s dhe dëshmojnë mbi këmbimin paramonetar në territoret historike të vendit.9

Ngjitemi me shkallë në katin e dytë, i cili ofron informacion dhe pamje tjetër nga kati i parë. Kjo hapësirë paraqet edhe anën tjetër të botës së parasë, formën e saj dixhitale. Në këtë pjesë të Muzeut prezantohet historia e institucionit të bankës qendrore në Shqipëri, roli i saj në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe garantimin e stabilitetit financiar të vendit, funksionet e saj kushtetuese për hartimin dhe zbatimin e politikës monetare, për emetimin e parasë, për administrimin e rezervës valutore, për ofrimin e sistemeve të pagesave, e kështu me radhë. Pjesë e itinerarit është edhe Dhoma e Hologramit,  në të cilën shfaqet për vizitorin një rrëfenjë monedhash antike, të projektuar në hapësirë, në 3 dimensione 360 gradë, si pjesë e gjuhës më të sofistikuar të procesit të  dixhitalizimit.

2Me një fokus të veçantë për edukimin e publikut, ky Muze vjen i pajisur me hapësira të dedikuara për ciklin e ulët dhe atë të mesëm arsimor. Trupa pedagogjike së bashku me nxënësit mund të zhvillojnë orë mësimore, leksione dhe aktivitete të tjera didaktike në fushën e parasë dhe të ekonomisë. Muzeu i Bankës së Shqipërisë përfaqëson edhe një destinacion të ri turistik në zemër të Tiranës si dhe një qendër të përhershme informacioni ku publiku i gjerë mund të mësojë më shumë mbi të gjitha aspektet e parasë dhe të ekonomisë, si dhe të kuptojë më mirë funksionin e Bankës Qendrore. Për të parë nga afër paratë dhe objekte të tjera me vlerë, do të duhet ta vizitoni dhe ta shihni vetë me sytë tuaj.

Dhoma e thesarit

Për herë të parë  muzeu ka hapur dhomën e thesarit. Kjo dhomë, e ndërtuar në vitin 1938 në formë 6 këndore, është prej çeliku dhe betoni, krejtësisht e blinduar dhe ka një derë me trashësi 50 cm në çelik. Gjithçka është prodhuar në Parma të Italisë dhe është montuar që në fillim të hapjes së bankës. Dhoma e thesarit nuk ka qenë hapur kurrë dhe sot është bërë muze. Brenda tij është ekspozuar një lingotë ari me peshë 12,4 kilogramë dhe me vlerë afro 500 mijë euro si dhe të gjitha llojet e monedhave të floririt që kanë qarkulluar në Shqipëri në 200 vitet e fundit. Kjo është dhoma më e madhe kasafortë që ka ekzistuar në Shqipëri. Në raste të rrezikut, në pjesën e pasme të saj, është një derë rezervë e pajisur me shkallë. Dita


456

8111213141516171810

Next Post

Ja se çfarë sms i çojnë Kallashit ... disa nga bisedat intime (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

March 29, 2026
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

VIDEO / Kriza e rritjes së çmimeve, pensionistët nuk kanë mundësi as për një kafe

March 29, 2026
Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

March 29, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Detaje të reja nga mbledhja e PS: Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës?

March 29, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In