Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka përshëndetur sot rizgjedhjen e Emmanuel Macron, President i Francës. Me anë të një mesazhi urimi, kryeparlamentarja e Shqipërisë thotë se kjo është një fitore jo vetëm e Francës, por e gjithë Evropës dhe e vendeve që aspirojnë për tu integruar në BE.
Sipas Nikollës, kjo është një triumf i shpresave për progres e bashkëjetesë midis kombeve, racave, komuniteteve, besimeve fetare e qytetërimeve.
“Rizgjedhja e Emmanuel Macron President i Republikës Franceze, me një shumicë të qartë e bindëse votash, është një fitore e Francës, e Evropës dhe e te gjitha vendeve që aspirojnë integrimin evropian dhe evro-atlantik.
Është një triumf i shpresave për progres e bashkëjetesë midis kombeve, racave, komuniteteve, besimeve fetare e qytetërimeve.
Është fitore e të ardhmes, dëshirës dhe kontributit për paqe, kundër luftës, konflikteve, dhunës e ndarjeve.”, nënvizon Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
/a.r
Urim pak sa i tepruar L.Nikolla, jep kuptim vullgare , pra mungesë kompletimi politik . E.M njihet sepse është mandati DY … dhe njerëzimi , koha ka nevojë për ndryshim, është shpirti ekzistencës …