• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një tjetër yll lë futbollin, tërhiqet edhe Ronaldinho

by A R
06/12/2017 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ronaldinho pritet që në vitin 2018 përfundimisht të pensionohet nga futbolli aktiv.

Sulmuesi 37 vjeçar brazilian, Ronaldinho tashmë ka kaluar dy vitet e fundit pa një kontratë me ndonjë klub, që kur u largua nga Fluminense, por ka deklaruar më herët se do të fokusohet në interesa që s’kanë të bëjnë me futbollin, nëse një ditë do të vendoste të “varte këpucët në gozhdë”.

Karriera e pasur e tij ka nisur te Gremio, në vitin 1998, klubi brazilian që sivjet fitoi Kupën Libertadores, ose Champions Leaguen e Amerikës Latine.

“Po, ekziston kjo mundësi. Mendoj se do t’i them lamtumirë futbollit vitin e ardhshëm, zyrtarisht”, ka thënë Ronaldinho në një konferencë për shtyp.

“Ndoshta mund të luaj disa ndeshje lamtumire, me ekipet ku jam aktivizuar përgjatë karrierës, por për këtë do të mendojmë në vijim. Në momentin që do të jem tërhequr nga futbolli, atëherë do të eci përpara me projektet e mia muzikore, akademitë sportive etj.. Kjo është një fushë e re për mua, por do të kem kohë për ta eksploruar dhe për t’u adaptuar”, tha ylli brazilian.

Ronaldinho fitoi Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002, ndërsa ka fituar edhe Champions Leaguen dhe dy herë La Ligën me Barcelonën, sikurse edhe Serie A me Milanin. Ai është shpallur fitues i trofeut individual “Lojtari më i mirë i vitit për FIFA-n” në vitet 2004 dhe 2005, sikurse edhe i “Topit të Artë” në 2005-n.

Next Post
‘Jeruzalemi’/ Shpërthejnë protestat kundër Trump, digjet flamuri i SHBA në Gaza

'Jeruzalemi'/ Shpërthejnë protestat kundër Trump, digjet flamuri i SHBA në Gaza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

Ndërprerja e energjisë në QSUT, Meta ironizon nga qelia: Ky është sukses i shëndetësisë falas..

January 20, 2026
4 vrasjet e 21 Janarit, flet motra e Ziver Veizit: Berisha e pranoi vetë krimin shtetëror, çfarë pret më SPAK?

15 vite nga “21 janari”, të mërkurën ceremoni përkujtimore për 4 protestuesit e vrarë

January 20, 2026
Lavrov: Rusia nuk është e pastër, nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi

Lavrov mohon çdo lidhje me Groenlandën: Rusia nuk ka të bëjë fare, nuk ka prova për pushtim

January 20, 2026
Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të reja ruse

Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të reja ruse

January 20, 2026
Arrestimi i gjyqtares Enkeleda Hoxha, Xhixho: Roli i SPAK për t’u vlerësuar

“Tregje me ushqime te pasigurta!” Xhixho: Siguria ushqimore pengon për në BE

January 20, 2026
“Zonja Kos, mos u bëj bozë”, Flamur Noka i bashkohet kritikave në kor të PD kundër Komisioneres së Zgjerimit të BE

Noka pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit: Nga 30 ditë, na përjashtuan deri në Mars!

January 20, 2026
Kryenegociatorja e re jep porositë e para për stafin: Besimi që na është dhënë është i veçantë

Shqipëria drejt BE/ Kryenogociatorja Dhuka: Ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet!

January 20, 2026
Aksident tragjik në Thumanë, humb jetën këmbësori 36-vjeçar

Java e kontrolleve: 6 të arrestuar për alkool dhe dhjetëra makina merren me karrotrec në Tiranë

January 20, 2026
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar një Evropë të re dhe të pavarur

Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar një Evropë të re dhe të pavarur

January 20, 2026
Gara për Prishtinën/ Zaloshnja: 52.2 përqind mendojnë se fiton Përparim Rama. PDK ndikon pjesëmarrjen!

“PS sot, më shumë mandate se në 11 maj”, Zaloshnja: PD në vendnumëro. Humbin pikë të rejat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In