• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Një tjetër vajzë del në historinë e vrasjes së Martin Çeços, kush është Arjola?

by A R
14/09/2022 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në historinë e vrasjes së 26-vjeçarit Martin Çeço del një tjetër vajzë. Ajo është Arjola Hamza, nga fshati Goskovë i Korçës. Ajo është intervistuar nga gazetari Spartak Koka i emisionit Uniko në Klan Plus. Arjola tregon se Martin Çeço e kishte kërkuar disa kohë më parë për nuse.

Për t’i kërkuar dorën, Martini kishte shkuar i shoqëruar nga Xhoni Potka, kunati i Tina Pajollarit, dhe një person tjetër i quajtur Arteri i cili merrej me mblesëri në fshatin Goskovë dhe për këtë ai merrte rreth 1 milion Lekë të vjetra.

Arjola thotë se e ka njohur Martinin kur i shkuan t’i kërkonin dorën. Por ajo nuk pranoi se në atë kohë ishte e lidhur. Bëhet fjalë për vitin 2019.

Nga deklarimet e Arjolës kuptohet se Martin Çeço kishte njohje me Xhoni Potkën, i cili është kunati i Tina Pajollarit, vajza që është konsideruar “mollë sherri” për vrasjen e 26-vjeçarit, por që tani 18-vjeçarja mohon deklarimet e saj të para në polici.

Në intervistën për emisionin Uniko, Tina Pajollari tregoi se së fundmi motra e saj është ndarë nga bashkëshorti Xhoni Potka. Ndarja ndodhi pas vrasjes së Martinit, pasi mesa duket kishte mësuar se Xhoni Potka kishte njohje me të ndjerin Martin Çeço.

Spartak Koka: A mund të më tregoni si e njihni Martin Çeçon?

Arjola Hamza: Martin Çeço erdhi me Arterin dhe me Xhoni Potkën nga Goskova, erdhi në shtëpinë time që në 2019.

Spartak Koka: Për çfarë?

Arjola Hamza: Për të më kërkuar dorën.

Spartak Koka: Për t’u martuar?

Arjola Hamza: Për t’u martuar.

Spartak Koka: Dhe përse nuk e pranuat?

Arjola Hamza: Po unë nuk e desha se kisha një lidhje tjetër në Facebook me një djalë tjetër.

Spartak Koka: Çfarë ndodhi pastaj? Kush erdhi këtu? Xhoni ju njihte juve familjarisht?

Arjola Hamza: Po Xhoni na njihte dhe Arteri. Të deshëm për nuse, tha, i njihte prindërit e mi dhe je vajzë e mirë e kështu…

Spartak Koka: Djalin e pe? E takove Martinin?

Arjola Hamza: E takova Martinin edhe Arteri më detyronte të dilja foto me Martinin.

Spartak Koka: Si të dilje foto?

Arjola Hamza: Dola bashkë me Martinin, por të besuar motrat e Martinit që kishin ardhur në shtëpinë time. Dhe më tha Arteri dil foto.

Spartak Koka: Nuk dole ti?

Arjola Hamza: Dola një foto, po pastaj e mbyllëm muhabetin që atë ditë.

Spartak Koka: Ti i the jo?

Arjola Hamza: Unë i thashë nuk dal se kam një lidhje tjetër në Facebook.

Spartak Koka: Në rast se nuk do ishe e lidhur, do martoheshe me Martinin?

Arjola Hamza: Po ai djali i mirë ishte, ishte i urtë. Djalë i sinqertë më dukej.

Spartak Koka: Po Xhoni Potkën e njeh?

Arjola Hamza: Nga larg e njoh, kështu nga afër s’e kam takuar ndonjëherë.

Spartak Koka: Po juve familjarisht ju njihte Xhoni apo Arteri? Të dy erdhën?

Arjola Hamza: Të dy erdhën.

Spartak Koka: Po Xhoni vinte për herë të parë?

Arjola Hamza: Për herë të parë.

Spartak Koka: Xhoni e kishte shok Martinin?

Arjola Hamza: Nuk e di unë ç’kishte Xhoni.

Spartak Koka: Arteri do merrte lekë për mblesërinë që do bënte me ju?

Arjola Hamza: Arteri merr lekë, kështu kam dëgjuar, merr nga 1 milionë e ca lekë.

/a.r

Next Post
Policia vijon monitorimin e rrugëve! Gjobiten 480 shoferë në Berat

Policia vijon monitorimin e rrugëve! Gjobiten 480 shoferë në Berat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

April 8, 2026
Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

April 8, 2026
Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

April 8, 2026
Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

April 8, 2026
100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

April 8, 2026
Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In