Admir Çerpja, i fundit prej të arresatuarve në kuadër të operacionit “Patriot”, në kuadër të të cilit u zbulua banda e grabitjeve në Rinas, ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë.
Çerpja ka pranuar akuzat ndaj tij dhe është treguar i gatsh ëm të flasë për rolin e secilit anëtar të bandës, që nga drejtuesit e deri të informatorët. Ai pritet që të përfitojë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Këtë status ende nuk e ka përfituar Xhyliu, i cili ëhstë personi i parë i arrestuar, dhe që foli për pejsëtarët e bandës i pari.
Mësohet se Admir Çerpja ka folur edhe për shtetasin Dash Kupa, i cili shikohet si një prej krerëve të bandës dhe ideator i grabitjes së 3.2 milionë dollarëve në fillim të këtij muaji. Po ashtu, konfirmohet edhe roli i Admir Muratajt si drejtues i bandës. Ai vijon të jetë në këkrim prej 2 vitesh, kohë kur u arratis nga burgu i Trikalas në Greqi, së bashku me Ilir Kupën dhe disa shtetas të tjerë. Kërkimet për t ë vijojnë në disa zona./a.m.










