• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një tjetër pedonale i shtohet kryeqytetit, Veliaj: Debati për emërtimet e rrugëve, proto-fashist…

by A R
05/01/2023 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes rrugëve “Kont Urani” dhe “Mihal Duri” në Njësinë 10, apo siç njihet ndryshe zona pas Ministrisë së Arsimit, sapo është ndërtuar një hapësirë e re pedonale, çlodhëse dhe rekreative për komunitetin. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputetin e PS, Fatmir Xhafaj, ishin sot për të parë këtë investim të ri, i cili i jep vlerë gjithë zonës. Veliaj tha se kjo hapësirë, e cila lindi fillimisht si ide për t’u kthyer në pedonale gjatë ditëve pa makina që pasuan kufizimet e pandemisë, sot është një histori suksesi, njësoj si Pazari i Ri apo Kalaja e Tiranës.

“Kjo ka qenë një rrugë e cila, si të gjitha projektet fillestare, ka pasur shumë rezistencë. Rruga pedonale duket si diçka e huaj, si një ndryshim që e provokon pak komunitetin. Por sot, në fakt, morëm notën 10, sepse të gjithë anëtarët e komunitetit, duke filluar nga vëllezërit Sukaj te ‘Heminguej’, që propozuan fillimisht bllokimin e rrugës vetëm për këmbësorët, që lagjja të kishte një shëtitore, edhe pse është në zemër të Tiranës, në dy akset më të rënduara të Tiranës si “Rruga e Durrësit” dhe “Rruga e Kavajës”, sot ka dalë një histori suksesi, ashtu si Pazari i Ri, si Kalaja. Propozimi ynë është ta kthejmë në një zonë të veçantë pedonale, ku praktikisht të gjitha komunitetet funksionojnë si një bashkësi,” u shpreh ai.

Kryebashkiaku tha se vetë kjo zonë dëshmon se Tirana po përjeton një ‘boom’ të vërtetë. “Unë besoj se ky ‘damar’ është nervi i Njësisë 10, por edhe nervi i Tiranës. Takohen dy botë dhe bashkëjetojnë dy komunitete: edhe komuniteti i të rinjve që kanë ardhur, edhe komuniteti i atyre që janë ‘den baba den’ – po të shikosh, ka ende shtëpi qerpiçi funksionale, që janë mirëmbajtur dhe ruajtur edhe me dëshirën e banorëve për t’i sjellë jetë kësaj lagjeje. Sigurisht, që janë shndërruar në restorante dhe u janë dhënë atyre që dinë t’i menaxhojnë struktura të tilla. Tirana po pëson një bum të vërtetë. Më vjen mirë që i japim dinjitet jo vetëm me këtë investim, por edhe me mënyrën si janë emërtuar rrugët”, tha ai.

Veliaj i është përgjigjur edhe debatit në lidhje me emërtimet e rrugëve në kryeqytet. “Për mendimin tim është një debat proto-fashist, ku thonë t’i heqin emrin e Mihal Durit, Asim Vokshit dhe Avni Rustemit – është vërtet proto-fashist. E di që bëhet në prag të fushatës për 5 vota këtu e 5 vota atje – nëse kanë mbetur ende admirues të fashizmit në Shqipëri – por nuk i shkon gjeneratës sot. Identiteti i qytetit përkon me ata që kanë lënë gjurmë në vendin tonë. Kur flet për Mihal Durin dhe Qemal Stafën dhe shumë prej atyre të rinjve, të cilët në një moshë, ndoshta shumë më të re se shumica prej nesh këtu, dhanë jetën për Shqipërinë e lirë dhe të pavarur, luftonin kundër asaj që ndoshta ishte ‘modë’ në Evropë, fashizmi dhe nazizmi, sot jemi në vitin 2023 dhe në vend që të merremi me këto punë fizike, që i sjellin dinjitet çunave e gocave dhe bebeve të sapolindura, e kthejmë kokën pas dhe në një ‘fashistofili’ fillojmë e flasim për të ndryshuar emërtimet në Tiranë. Ky është një debat që nuk shkon,” tha Veliaj.

Në vitin 2023, shtoi kreu i Bashkisë, “duhet të mendojmë sa rrugë të tjera do të bëjmë me këtë cilësi dhe sa zona të tilla ekonomike do të krijojmë në Tiranë, jo të kthejmë kokën pas për emërtime dhe çudira që prodhojnë vetëm histeri në prag fushate, por nuk prodhojnë mirëqenie”

Next Post
Grabitet xhamia në Vërdovë të Pogradecit, autori 14-vjeçar hetohet në gjendje të lirë

Grabitet xhamia në Vërdovë të Pogradecit, autori 14-vjeçar hetohet në gjendje të lirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm ndaj Iranit? SHBA-të thirrje amerikanëve të largohen nga Izraeli

Sulm ndaj Iranit? SHBA-të thirrje amerikanëve të largohen nga Izraeli

February 27, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Hetimet e mikrokredive rikthehen te SPAK pas mangësive në dosje

February 27, 2026
“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionin dhe transformimin e udhëhequr nga AI

“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionin dhe transformimin e udhëhequr nga AI

February 27, 2026
“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

February 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Shkurt 2026

February 27, 2026
IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

February 27, 2026
Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

February 27, 2026
Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

February 27, 2026
“Bëri institucion vjedhjet në Shqipëri”/ Gazetari: Berisha ka vrarë njerëz në mes të sheshit!

Një telefonatë njerëzore dhe e pazakontë e Reshat Arbanës…

February 27, 2026
Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In