• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një test për të mësuar sesa xhelozë jeni

by Java News
31/10/2016 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë fare të paktë ata njerëz që e pranojnë se janë xhelozë. Pavarësisht se xhelozia është një problem që nuk duhet nënvlerësuar në një marrëdhënie dashurie. E përkundër kësaj thuhet se nëse xhelozia nuk ekziston, dashuria nuk ekziston po ashtu.

Mëso nëpërmjet këtyre pyetjeve sa xheloze jeni:

1) Je në një festë dhe shikon se një grua është duke vështruar partnerin tënd. Çfarë mendon?

a) Ndoshta është një mike e vjetër dhe e ka njohur. b) Çfarë mund të dojë vallë një grua kaq e bukur nga burri yt. c) Asgjë e veçantë nëse zgjat disa minuta.

2). Je e sigurt se ai s’të ka tradhtuar kurrë?

a) Absolutisht s’të ka tradhtuar, përndryshe do ta kishe vënë re. b) Herë pas here të shfaqet ndonjë dyshim. c) Jo. Nuk je e sigurt, por në çdo rast nuk dëshiron të thellohesh në argument.

3.) Kur ai të flet për ish-in e vet, si reagon?

a) Kërkon që ai të ndryshojë argument. b) Bëhesh veçanërisht kureshtare. c) Fillon edhe ti të flasësh për ish-in tënd.

4) Shoku yt vendos të shkojë të pushojë këtë fundjavë vetëm…

a) Të vjen pak keq, por në fund të fundit do të organizohesh edhe ti sipas dëshirës tënde. b) Nuk është hera e parë që ndodh. c) E pamundur, nuk do t’ia lejoje kurrë.

5) Prej pak kohësh partneri yt kthehet më vonë se zakonisht nga puna…

a) E mbyt me pyetje për të zbuluar fundin e mundshëm. b) E di që kohët e fundit ka disa probleme në zyrë, por shqetësohesh se po zgjat. c) Gjithnjë e ke ditur se puna e tij e veçantë nuk ka orare fikse.

6) Javët e fundit, ai është pak nervoz dhe i tensionuar. Si e justifikon këtë gjendje shpirtërore?

a) Do të ketë disa probleme, për të cilat nuk do të të mbajë në korrent. b) Sigurisht që po të fsheh diçka. c) Nuk e kupton se çfarë po e shqetëson dhe kërkoni që të flisni.

7) Çfarë mendon për xhelozinë?

a) Është motra e dashurisë. b) Është një sjellje e pakuptimtë, e personave të pasigurt. c) Është një mënyrë për të mbajtur gjallë interesat e çiftit.

8) Bie telefoni në mbrëmje vonë. Përgjigjesh ti, por në anën tjetër e mbyllin.

a) Shakaja e zakonshme budallaqe. b) Dikush që ta ka njohur zërin, e ka mbyllur. c) Do të kenë gabuar numrin.

9) Takon rastësisht partnerin tënd në rrugë në shoqërinë e një gruaje tjetër…

a) Mendon se duhet të jetë kolegia e re, për të cilën të ka folur. b) Mbetesh pak e habitur dhe afrohesh për të parë se si do të sillet. c) E ndjek fshehurazi për një copë rrugë në kërkim të ndonjë adrese.

10) Kur ai të ka propozuar të jetoni së bashku, si keni reaguar?

a) Me entuziazëm nga ideja për të ndarë çdo moment me të. b) E lumtur pasi kështu mund të kontrolloje besnikërinë e tij. c) Keni mbetur në mëdyshje, pasi të duhej të hiqje dorë pak nga pavarësia jote./express/a.k

Next Post
Turqi, arrestohet kryeredaktori i gazetës opozitare “Cumhuriyet”

Turqi, arrestohet kryeredaktori i gazetës opozitare "Cumhuriyet"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In