Një tërmet i fuqishëm prej 6.2 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur krahinën veriperëndimore kineze Xinjiang Uygur.
Tërmeti është regjistruar në vendin Hutubi në ora 13:15 sipas kohës lokale në thellësi prej gjashtë kilometrave, njoftoi Stacioni i rrjetit për tërmete në Kinë.
Ende nuk ka informacione për të lënduar dhe të vdekur.
Hutubi gjendet 60 kilometra në perëndim të kryeqytetit të krahinës Urumqija, citohet Koha. (b.an)