Zbardhet plagosja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës në lagjen “Vasil Shanto”.
Burime policore bëjnë me dije se është arrestuar një adoleshent ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër si autorë të dyshuar të plagosjes së Kledis Smajlit 16 vjeç.
Mësohet se mes autorëve dhe 16 vjeçarit sherri ka nisur në shkollë paraditen e djeshme dhe më pas gjatë mbrëmjes kanë komunikuar me telefon dhe janë takuar.
Ata janë konfliktuar fizikisht e më pas shtetasi B. Gj. ka nxjerrë një mjet të fortë, me të cilin ka goditur disa herë Kledis Smajlin në këmbë dhe brinjë.
Është kapur autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi B. Gj., 17 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, i cili u arrestua për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Si dhe ndiqet në gjendje të lirë shtetasi A. R. 19 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
/a.r