• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një studente si Grida Duma/ “Në fakultet shkoja me motor dhe më shoqëronte një qen stani i madh”

by Java News
10/02/2020 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ishte e ftuar këtë pasdite në programin “Rudina” në Tv Klan. Ajo është njëkohësisht pedagoge në universitet dhe ka spikatur që në fillimet e saj si një grua e fortë.

Të shumtë janë ata që e shohin atë si gruan e plotësuar dhe të ndërtuar totalisht. Duma tregoi se kur ishte 18 vjeç, mësonte për violinë dhe piano sekondare, por që sot e urren sepse e studionte me dhunë disipline nga e ëma.

“Plotësisht jashtë kornizave. Kisha dalë nga liceu edhe studioja violinë dhe piano sekondare, që sot e urrej sepse kur e studioja, e studioja me dhunë disipline nga ime më. Po të më thuash mua sot violinë, e kam tmerr. Ishte një grua, që donte patjetër suksesin maksimal. Kjo është një gjë që ne mund ta diskutonim shumë gjatë. Kur do maksimumin tek fëmija nuk është e nevojshme gjithmonë, që ta arrish këtë me forcë, duhet arritur edhe me motivim pozitiv. Në kuptim që jo gjithmonë, jo nuk e ke bërë mirë, shpesh duhet të jetë e ke bërë shkëlqyer, ia del edhe kur se ka bërë shkëlqyer, pavarësisht se kjo mua më vlejti edhe për gjëra të tjera”.

Më tej, ajo shtoi se babai i saj i ka dhënë një liri individuale. Madje që në gjimnaz, babai i ka blerë një motor dhe gjithashtu për në shkollë ka patur edhe një qen stani që e shoqëronte.

“Nuk kisha asnjë lidhje me gocat që rrinin me gocat. Nuk bëja asgjë nga ato që bëheshin dukshëm, nuk bëja atë xhiron e pasdites që bëhej gjithmonë me mamin tek bulevardi. Me fatin e madh kam një baba, që ndryshe nga tradicionalja le të themi kështu, pavarësisht se sa tradicional është, e ngjizi fort tek unë lirinë individuale. Domethënë mjetet që përdori ishin që më bleu një vespa në atë kohë, një motor. Dhe unë gjatë gjithë kohës së gjimnazit kam shkuar ashtu në shkollë dhe bëja çudinë në një farë mënyre. Kam patur një qen stani të madh, edhe ai më shoqëronte. Domethënë ishin dy simbolika që dukej sikur ishte një gjë e vogël, por në atë kohë edhe një palë xhinse ndryshonin sjelljen”, tha Duma në “Klan”. /e.s/

Next Post
“Vijoni dialogun dhe përfundoni reformën zgjedhore”, Gjiknuri zbardh takimin me zyrtarin e DASH

“Vijoni dialogun dhe përfundoni reformën zgjedhore”, Gjiknuri zbardh takimin me zyrtarin e DASH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In