• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Një studente ka fituar gjyqin me Policinë për një gjobë të konsideruar si të padrejtë

by Java News
24/06/2017 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një studente ka fituar gjyqin me Policinë për një gjobë të konsideruar si të padrejtë, pasi u padit nga oficerja e Policisë për “goditje për shkak të detyrës”. Prokuroria dhe Gjykata nuk kanë pranuar të hapin çështje penale në lidhje me padinë e oficeres së Policisë me iniciale D.B. Kjo e fundit, më 9 qershor 2016, ka shkuar në Komisariatin e Policisë nr.1 në Tiranë dhe ka deklaruar se punon prej një viti si punonjëse policie pranë postës së Policisë në Qytetin Studenti, Tiranë.

Në datën 09.06.2016 ka shkuar në punë turni i dytë dhe si zakonisht në orën 14:00 ka dalë për kontroll territori së bashku me një koleg të saj në zonën që ata mbulojnë, Qytetin Studenti. Gjatë kontrollit, rreth orës 14:25, kanë konstatuar një mjet, i cili sipas polices, ishte parkuar në mënyrë të gabuar. Policët kanë marrë masë administrative duke i vënë një gjobë prej 1 mijë lekësh pa prezencën e drejtuesit dhe janë nisur për të kontrolluar territorin.

Oficerja pretendon se nga pas u është afruar një femër duke i fyer e ofenduar punonjësit e policisë me fjalë banale, ndërkohe që efektivat blu i kanë kërkuar të qetësohet pasi ajo kishte parkuar makinën në mënyrë të gabuar. Por drejtuesja e mjetit nuk u është bindur dhe pasi u ka marrë bllokun e gjobave policëve me argumentin për ta firmosur, i ka vendosur një kryq të madh bllokut dhe ka shkruajtur “s’ka tabelë” dhe më pas ia ka hedhur në fytyrë punonjëses së policisë, duke e ofenduar me fjalë dhe në atë moment e ka shtyrë me duar në shpatulla.

Të njëjtat rrethana ka përshkruar edhe polici që ndodhej me oficeren që ngriti padinë, ndërsa është shoqëruar në komisariat edhe drejtuesja e mjetit. Policja ka bërë ekspertim mjekoligjor ku ka dalë se kishte skuqje në pjesën e fytyrës dhe të shpatullave të klasifikuara nga mjekësia ligjore si rrahje.

DËSHMIA E VAJZËS

Në deklarimin e saj, shtetasja nën hetim ka shpjeguar se është e vërtetë që ka debatuar me punonjësen e policisë për gjobën e vënë sipas saj në mënyrë të padrejtë, por nuk pranon të ketë kryer veprime dhune ndaj saj. Ajo shprehet se aty ka parkuar përditë, pasi nuk ka tabelë që e ndalon atë gjë dhe në momentin kur ka konstatuar gjobën, thjesht ka kërkuar bllokun e gjobave për të vënë shënimin e saj, që nuk ishte dakord me atë masë administrative. Ka bërë shënimin te gjoba, duke i vënë edhe një kryq, por veç debatit me fjalë, nuk ka kryer asnjë veprim tjetër dhe ka shkuar në ambientet e fakultetit.

VERIFIKIMI NË TERREN

Gjykata konstaton ndërkohë se nga verifikimi i kryer në terren në vendin e parkimit të mjetit nga e dyshuara, edhe sipas tabelës fotografike të administruar, rezulton se mungon sinjalistika rrugore si ndalim parkimi etj., për të cilën mund dhe duhej të vihej gjobë nga efektivat e policisë me cilësinë e punonjësve të rendit.

“Njëkohësisht edhe sipas procesverbalit të konstatimit të shkeljes bërë nga kallëzuesja, rezulton se gjoba është vënë jo në praninë e të dyshuarës, ‘jo prezent’, ndërkohe që sipas nenit dhe ligjit për të cilin është vënë gjoba, duhet patjetër prezenca e drejtuesit të mjetit”, thuhet në vendimin e Gjykatës. Kjo e fundit dhe Prokuroria kanë vendosur pushimin e çështjes.

ma.me

Next Post
Pazari i Ri më 1939 dhe mbrëmë… Rama poston foton e rrallë

La Stampa: Tirana, rilindja kalon nga pazari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Presidenti Donald Trump planifikon të vizitojë Greqinë”, ambasadorja amerikane në Athinë jep detaje

Pse vendimi për tarifat është historik: Pushteti i Trump nuk është i pakufizuar

February 21, 2026
Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

February 21, 2026
Berisha viziton të lënduarit në spital, akuza policisë: Kriminelë me uniformë dhe të droguar…

Berisha viziton të lënduarit në spital, akuza policisë: Kriminelë me uniformë dhe të droguar…

February 21, 2026
Dëshmitar i 20 Shkurtit: ‘Enver Hoxhën’ nuk e rrëzoi PD-ja. Berisha lëvizte me FIAT-in e Sigurimit

Dëshmitar i 20 Shkurtit: ‘Enver Hoxhën’ nuk e rrëzoi PD-ja. Berisha lëvizte me FIAT-in e Sigurimit

February 21, 2026
Ambasadori amerikan: Izraeli ka të drejtë biblike mbi territoret e Lindjes së Mesme

Ambasadori amerikan: Izraeli ka të drejtë biblike mbi territoret e Lindjes së Mesme

February 21, 2026
Gjykata Supreme e SHBA-së e rrëzoi, Trump nënshkruan tarifa të reja prej 10%

Gjykata Supreme e SHBA-së e rrëzoi, Trump nënshkruan tarifa të reja prej 10%

February 21, 2026
Protesta e opozitës, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim

Protesta e opozitës, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim

February 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Dorështrëngimi

February 21, 2026
Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In