Nga Edvin Kulluri
Dy ditë më parë në Top Story, Eduart Zaloshnja prezantoi rezultatet e sondazhit më të fundit mbi preferancat e shqiptarëve për leader-ët politikë dhe tendencën e votës nëse zgjedhjet do mbaheshin tani. Ky sondazh në mënyrë të pazakontë ishte sa I pritshëm në rezultate aq edhe surprizues. I pritshëm sepse shumatorja e votës hipotetike nuk ndryshon raportet mes mazhorancës dhe opozitës, surprizues sepse kuotat e Ramës dhe Berishës ishin në vlerë absolute në rënie. Por perballë njëri-tjetrit për herë të parë që nga 2013 e largët, lajmi ishte se nuk kishte shteasnjë lajm.
Por le të marrim me rradhë në analizë arsyet që fshihen pas shifrave të sondazhit. Së pari, mosmiratimi I të anketuarve ndaj qeverisë për herë të parë kishte kapërcyer pragun përcaktues të 50% , rreth 65%! C’ka do të thotë se pothuaj 3/5 e qytetarëve shprehen të pakënaqur me qeverinë, qeverisjen e Ramën se bashku. Në vitin e 9-të qeverisjes ky rezultat nuk përbën ndonjë cudi për të vënë duart në kokë. Por, nuk është në traditën e PS që teorikisht të pësojë rrjedhje votash të këtyre përmasave. Kur PS ka humbur zgjedhjet pas stabilizimit electoral të 1997, përkatësisht në vitet 2005 dhe 2009, humbja ka ardhur për shkak të rritjes eksponenciale të votave së koalicioneve të drejtuara nga PD më shumë sesa për shkak të rrudhjes drastike të së majtës, c’ka është “profesion’ I demokratëve. Pra ulje-ngritjet dramatike të mbështetjes elektorale nuk janë pjesë e traditës së të majtës që bazohet tek solodariteti historic. Dhe mos harrojmë që një vit më parë Rama arriti të mbledhë rreth 780 mijë vota, jo pak në vitin e 8-të të qeverisjes. Por duket se kjo paridigmë është “thyer me sukses’. Kjo për disa arsye që fatkeqesisht për mazhorancën nuk kanë asnjë lidhje me opozitën e Bersishes që mazhoranca e tund si gogol sa herë I vjen rasti. Rënia e PS është kontribut ekskluziv I vetë PS. Rritja e cmimeve të mallrave të shportës dhe sidomos e karburanteve ka nxjerrë zbuluar dobësine e kësaj mazhorance. Mungesën e një modeli ekonomik apo më keq akoma një këmbëngulje në gabime. Rritja e inflacionit për shkak të rritjes globale të cmimeve e gjeti qeverinë në pamundësi për të tu përgjigjur me eficencë. Borxhi I lartë public nuk I jep mundësi për hua që të amortizojë rritjen e cmimeve, ndërkohë shumë projekte investimesh publike apo kontrata koncensionare ja kanë lidhur duart për të vënë në dsipozicion të një pakete krize ,burime buxhetore shtesë. Qeverisë I shkon për shtat batuta e Kadri Roshit tek Dimri I Fundit “germo Tare gërmo, se qenin e ngordhur do të gjesh”!
Por mjetet financiare anti-krizë mungojnë edhe për një shkak tjetër. Rritja ekonomike në 9 vitet e fundit është mediokër pavarësisht nga koha mëse e mjaftueshme në pushtet. Niveli mesatr I rritjes së PPB nuk e kaloi asnjë ditë 4% me një efekt zinxhir të ngadalesimit të rritjes së rrogave si ne sektorin public ashtu dhe në atë privat. Po të shtojmë dhe mungesën cikllopike të investimeve të huaja dhe shperndarjen e parave publike në pak duar përmes tenderave me kosto të lartë dhe pa impact në ekonomi, do të thotë se kjo qeveri po rrëzohet me këmbët e veta..Dora e zgjatur e Ramës në ketë kohë krize për shqiptarët është bosh. Në fund të ditës qytetarët nuk numërojnë konferencat e shtypit por kartmonedhat në portofol.
Por pjesa e dytë e sondazhit nxirrtte në pah përvec rënies së miratimit të votuesve ndaj qeverisë edhe një paradigmë tjetër akoma më trishtuese. Avantazhin e Ramës përballë dy rivalëve të tij opozitarë, Berishës dhe Metës. Rezultati I anketimit vërtetonte një cudi të padëgjuar më parë. Kryeministri I paplqyer nga shumica e votuesve del më I mbështetur se opozitarët. Jo për meritë të tij por për demeritat e këtyre të fundit. Pra Rama është I zoti të mundë veten dhe kundërshtarët njekohësisht. E padëgjuar më parë. Sespse nëse Rama është ne rënie pikiatë të preferencës, rritet kur I vënë përballë sfidantët. Cudira shqiptare. Por nëse Meta pretendon mbijetesën në politikë përmes 100 mijë votave të zakonshme në opozitë, motorri I fitores, pra PD ecen në të njëtin drejtim me garuesin tjetër, kryeministrin. Mbështetja për Berishën kishte rënë ne kuotat e 25% përballë 37% të edi Ramës që ka humbur 10 pikë krahasuar me një vit më parë. Pra Berisha mbledh vota gati gjysmaën e votues së djathtë,. Kjo shifër tregon se Berisha ‘ka marrë rrugën e Lulit”! Dhe jo rastësisht! Vërtete Basha u largua nga drejtimi I PD, por vendimarrja personale e kryetarit, ekipi I njëjtë me Republikën e Re dhe rrëmuja ideologjike e një projekti politik jtë njëjtë, anë ulur këmbëkryq ne partinë më të madhe të opozitës njësoj si në 8 vitet e mëparshme. Po të shtojmë dhe vitet e gjata në politikë të Berishës që Rama e ka mundur në 2013, rezultati nuk mund të jetë I ndryshëm nga ai I sondazhit.
E pra ky sondazh që lundron në paradoksin mes një qeverie në rënie të lirë por që fiton sërish zgjedhjet, është I pangjashëm më të gjitha sondazhet e viteve të fundit. Cështja është se cfarë pritet të prodhojë kjo tendencë elektorale pas 7 muajsh kur do mbahen zgjedhjet locale. Një rezultat është I sigurtë, rënia e pjesëmarrjes në zgjedhje. Pra delegjitimim I mëtejshëm I sitemit actual politik dhe nevojëa ulëritëse për ndryshim të elitës drejtuese. Por fatkeqësisht në PS dhe PD nuk duket se ka njerëz të aftë të lufojnë për ta nxjerrë vendin nga ky tunel që sa më shumë i afrohesh fundit aq më erësirë të shohin sytë. Së pari sepse në PS askush nuk përballet publikisht me Ramën për të thënë të vërtetat e mëdha të rrudhjes së qeverisjes. Pas 9 vitesh kjo është e rëndë. Së dyti, sepse në PD bashkëpunëtorët e Berishës kanë hall të shtyhen se kush do I mbush gotën e ujit në konferencat rraskapitëse për shtyp apo takime me grupet e interesit që nuk zënë dot më shumë se 10 karrige në sallë.
E pra ky sondazh nëse perkthehet në vota në zghjedhjet e ardhshme nuk prodhon asnjë fitues. Një fitore e 6-të e Ramës do I zgjaste agoninë qeverisjes dhe pakënaqësisë që ka prodhuar, ndërsa popullit opozitar makthin e opozitës që nuk ka fund.