• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një skenar rus për protestën e 11 korrikut?!

by Ylli Pata
08/07/2024 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Më 11 korrik është e enjte. Dita e fundit e Samitit të NATO-s në Uashington, ku sipas gjasave, do të merren vendime të forta për konfliktin në Ukrainë.

Ndaj edhe Putin sulmoi egërsisht Kievin sot për të dhënë një mesazh që me mua nuk bëhet shaka. Të enjten, pra në ditën e fundit të samitit të 75 vjetorit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, është parashikuar që të mbahet konferenca finale për shtyp e Joe Biden, ku përveç lidershipit amerikan të NATO, presidenti do të flasë edhe për të ardhmen e tij politike në kuadër të zgjedhjeve të nëntorit.

Në këtë ditë, ku reflektorët janë përqëndruar në Uashington, ku mediat main stream të Perëndimit: CNN, BBC, ARD, TF1, RAIUNO, TVE, etj etj janë fokusuar në Uashington, RT-ja ruse, një media super efuqishme me një shpërndarje sidomos në rrjetet sociale, të transmetojë pamje direkte nga një vend anëtar i NATO-s, ku flakët kanë përfshirë një pirg me goma, e një seri molotovësh hidhen ndaj portës kryesore të kryeministrisë, apo instalacioneve rreth e rrotull. Cinizëm? Asgjë e re! E njëjta ka ndodhur në 2019-n, pikërisht kur Shqipëria ishte para hapjes së negociatave me BE.

Por kësaj here është më ndryshe, pasi këto ditë pritet që sezoni turistik të hyjë në pjesën e nxehtë të tij, kur përgjithësisht njerëzit që kanë ndarë buxhetin vjetor të vakancës, të dynden nëpër destinacione. E ku Shqipëria, sipas prenotimeve është një nga destinacionet më ”hot”, kjo më shumë nga fuqia financiare e llogaritur sipas prenotimeve.

Ka disa ditë që në rrjete, ka një mani për të gjetur shezllone bosh në rivierën e Jugut. Një sport i çuditshëm për të qenë viral, e që duket se nuk ka asngjë spontane, por ngjan me një fushatë antireklame ndaj asaj që Edi Rama si kryeministër i bën Shqipërisë turistike.

Sapo Berisha, të dielën në darkë, tha se “duhet t’i tregojmë botës së sa jemi dhe kush jemi”. Në realitet një parti politike e tregon veten në zgjedhje, por ky nuk është opsioni i vetëm në teorinë politike. Pasi impotenca elektorale nuk është gjithmonë një rast për të shpallur falimentin. Pasi gjithmonë politika ka mjete që mund të sigurosh një vend edhe nëse merr vota pak. Po si? Duke treguar se je i zoti të bësh dëm. Një metodë që përdoret rëndom në pjesën jo demokratike të botës, që nga Lindja e Mesme, në Azi apo Afrikë. Ku organizata që nuk kanë fuqinë për të marrë vota, me mjete të dhunshme duan të imponojnë fuqinë e tyre. Në këtë rast jo fuqinë për të ndërtuar diçka, po për të shkatërruar diçka. Në këtë rast, imazhin e ”Safe Albania” që është kryesori nga qeveria për të sjellë turistët e huaj këtu, por edhe trazirat, zjarrin e molotovët nga një vend i NATO-s, pikërisht ditën kur do të shpallen vendimet e mëdha prej gojës së Presidentit të SHBA.

Next Post
Gazetarja zbulon bisedën në takimin me kreun e SPAK: Më në fund do kemi drejtësi për 21 Janarin

Gazetarja zbulon bisedën në takimin me kreun e SPAK: Më në fund do kemi drejtësi për 21 Janarin

Comments 1

  1. PRoShi says:
    2 years ago

    Putinistë hesapin?!
    Nuk dinë ç’të bëjnë.. Por të sjellësh nga ana e anës e t’i vdesësh njerëzit në këtë të nxehtë aty tek qoftëlargut ju qoftë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

March 28, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

March 28, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Rritet nafta, bien bursat financiare dhe kuotat e Trump-it

March 28, 2026
Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

March 28, 2026
I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

March 28, 2026
Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

March 28, 2026
“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

March 28, 2026
“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

March 28, 2026
Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In