• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një sistem që mund t’i kënaqë të dyja opozitat…

by Eduard Zaloshnja
20/07/2020 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Një sondazh i IDRA-s mbi listat e hapura (i vetmi sondazh statistikisht përfaqësues i publikuar mbi këtë temë) tregonte se 75% e shqiptarëve duan lista të hapura të kandidatëve për deputetë në zgjedhje. (Nga këta, 1/3 kujtonin se listat e hapura nënkuptonin se mund të shkruanin cilin emër të donin në fletën e votimit, e jo thjesht të zgjidhnin një nga emrat e kandidatëve të paraqitur nga partitë në listat e hapura…).

Pas publikimit të sondazhit të IDRA-s, u rrit shumë trysnia publike e 28 deputetëve që kishin bërë kërkesë për ndryshime të Kushtetutës, për mundësimin e listave të hapura në zgjedhje. Dhe pasi Rama kishte pranuar marrëveshjen e 5 qershorit me opozitën jashtëparlamentare (PD+LSI-etj.), në lidhje me ndryshime proceduriale të Kodit Zgjedhor, përqafoi kauzën e listave të hapura të opozitës parlamentare.

Sipas Ramës, ai është i gatshëm të plotësojë kërkesat e të dyja opozitave. Por që të realizohet kërkesa e opozitës brenda parlamentit, duhet të mos ketë koalicione paraelektorale shumëlistore, ndërkohë që listat nuk duhet të jenë fare të hapura, që të realizohet kuota gjinore e dakordësuar me opozitën jashtëparalmentare në marrëveshjen e 5 majit.

Nga ana e saj, opozita jashtëparlamentare (PD+LSI+etj.) e sheh këtë qendrim të Ramës si një manovër elektorale që do t’i detyonte partitë e opozitës të garonin me një koalicion njëlistor, e jo shumëlistor (pra që kandidatët e LSI-së, PDIU-së, PAA-së etj të regjistrohen në listë të përbashkët me kandidaët e PD-së e të garojnë brenda listës me këta të fundit). Padyshim, një garim i tillë do t’i reduktonte mandatet e marra nga opozita e bashkuar, sepse do të ulte simulin e kandidatëve të partive të vogla për t’u futur në garë.

A mund të plotësohen dëshirat e të dyja opozitave?

Një zgjidhje që mund t’i kënaqë të dyja opozitat do të ishte që, vetëm për zgjedhet e 2021-shit, të kemi një sistem miks mazhoritar-proporcional-lista të hapura (Ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk duhet bërë i shkëputur nga ndryshime kushtetuese që rishikojnë gjithë sistemin e balancës dhe kontrollit të pushtetit ekzekutiv, legjislativ e gjyqësor)

Në një sistem të tillë vendi ndahet në 100 zona zgjedhore ku çdo parti paraqet deri në 3 kandidatë (të paktën 1 femër), dhe ku secili kandidat mbart dhe logon e partisë së vet. Kështu kur një votues shkon të votojë, zgjedh një ndër dhjetra kandidatët që janë në zonën e tij zgjedhore. Dhe duke votuar për të, praktikisht ka votuar edhe për partinë që e ka paraqitur atë (praktikisht,ai zgjedh një ndër 3 kandidatët që ka paraqitur partia e tij e preferuar).

Në nivel kombëtar, 40 mandate shtesë u shpërndahen proprconalisht partive që nuk kanë nxjerrë në 100 zonat zgjedhore aq dputetë sa ç’mund t’u takojnë sipas përqindjeve kombëtare. Dhe në fund, koalicioni paraelektoral që siguron më shumë deputetë mandatohet të krijojë qeverinë…

Shënim: Kuotat gjinore,nëse është nevoja, mund të arrihen përmes korrektimit kombëtar ose përmes zëvendismit të deputetëve që kanë fituar me më pak vota, me kandidate femra që kanë qenë më pranë tyre në garat zonale.

 

Next Post
“Ujku i natës”/ Vrasësi serial rus e pohon ekzekutimin e 83 grave

“Ujku i natës”/ Vrasësi serial rus e pohon ekzekutimin e 83 grave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In