• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një shuplakë për Oskar, por dashuria nuk është dhunë

by Java News
30/03/2022 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Rudina Koromani
“Dashuria të bën të bësh gjëra të çmendura”
tha Will Smith kur pranoi Oscar-in e tij, pak momente pasi grushtoi në skenë komedianin Chris Rock… Por dashuria nuk është me grushta e dhunë. Dikush që mbart dashurinë brënda vetes reflekton paqe, mirëkuptim, tolerancë, durim.
Janë emocione të tjera ato që nxjerrin nga vetja pjesën më të shëmtuar njerëzore: xhelozia, inati, zemërimi e deri tek mendimi se po të gjykojnë burrërinë, dobësia psikologjike, mungesa e kontrollit sjellor….
Dhuna është shenjë dobësie jo force.
Është i fortë dikush që ngrihet e godet?
Kur dikush ngrihet papritur i zemëruar e godet, biologjikisht ndihet luan në ato momente: zëri trashet, trupi sekreton adrenalinë e reagon ndaj diktateve më primitive duke u përgatitur për betejë.
…Por një forcë e tillë e prodhuar kimikisht është kryesisht iluzive.
Ajo që duhet mbajtur parasysh është se zemërimi ekziston kryesisht për të ndihmuar në shmangien e kërcënimeve ndaj çdo gjëje që në mënyrë të pandërgjegjshme lidhet me mirëqenien.
Fakti që diçka jashtë vetes perceptohet Rrezik tregon dobësi të forcës së brendshme njerëzore – Frikë.
Në shumicën e rasteve, provokimi i jashtëm nuk lidhet me dëmtim fizik të afërt, ashtu siç ndodhi në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oskar.
Ngjarja lidhet thjesht me ndjenjën e egos së Will nën sulm. Të kesh këtë përvojë subjektive të të qenit agresiv apo dëshmirar i reagimeve agresive sugjeron zakonisht një ego të brishtë më shumë sesa një ego të fortë dhe elastike, siç është dhe rasti i aktorit Smith në përvojat e tij të rritjes me babain e dhunshëm.
Anasjelltas, sa më e fortë dhe më e sigurtë ndjenja e besimit ndaj vetes, aq më pak ka gjasa që të reagojet me dhunë ndaj një personi ose ndaj një situate si kërcënuese.
Kështu, për shembull, nëse zemëroheni me dikë që ju kritikon, ju e bëni këtë sepse ndiheni të detyruar të zhvlerësoni “autoritetin” e vlerësimit të tij negativ.
Në raste të tilla, të jesh agresiv në sjellje shihet si rezultat i të ndjerit të dobët ose të pafuqishëm, si një “kundërhelm” i menjëhershëm nga pikpamja psikologjike.
Shfaqja e forcës përmes zemërimit sugjeron që ju mungon forca (ose guximi) për të qëndruar i hapur, i pambrojtur dhe i përgjegjshëm ndaj situatave provokuese sepse, thellë në vetvete, ju ende nuk keni krijuar besim të mjaftueshëm ose vetë- pranimi.
Në mungesë të një sigurie të tillë të brendshme, zemërimi mund të jetë mënyra e vetme që keni mësuar të qetësoni veten kur, ndiheni të pasigurtë emocionalisht.
Kur ndiheni të frustruar, të frikësuar ose të pafuqishëm, përdorimi i zemërimit përmes një reagimi me dhunë, në mënyrë paradoksale ju bën të ndiheni të Fortë por që në të vërtetë tregon thjesht Dobësinë tuaj.
Psikologe klinike

Next Post
Takimi i delegacioneve Kiev-Moskë, hapen 3 korridore humanitare sot në Ukrainë

Takimi i delegacioneve Kiev-Moskë, hapen 3 korridore humanitare sot në Ukrainë

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Jam turpëruar me sjelljen e Smith.Inferior,brutal,i paedukuar,mbase tregouëi origjinën e jetës së rrugës që ka bërë.Turp.Oscar është dhe vend edukimi njerëzor.Çdo yll ❤️ duhet të përfaqësojë kulturë, dinjitet, respekt njerëzor për tjetrin që s,mund të jetë si si,por shembulli edukon për mirë ose për keq.I kemi parë edhe në parlamentin tonë këto paedukatësi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com