• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Një shtet i kapur pas një “cope letre”

by Aalison Pearse Stevens
08/09/2016 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Kushdo që ka dashur ta minimizojë, të tallet e të bëjë ironi me reformën në drejtësi këto kohë, e ka pasur mjaft të thjeshtë. Në 25 vitet e fundit, nismat për të vënë drejtësi, për të korrigjuar kursin e qeverisjeve, për të luftuar korrupsionin e dënuar zullumet e politikës dhe segmenteve të tjerë të jetës sociale, kanë dështuar të gjitha. Dështuan nismat për pastrimin e elitës politike nga mëkatarët e dosjeve të komunizmit, dështoi në thelb Kushtetuta e vitit 1998 për të ndërtuar një republikë moderne dhe të bazuar mbi ligjin. Dështuan gjithfarë reformash në ekonomi dhe pjesën tjetër të shtetit, duke bërë që Shqipëria të jetë edhe sot një demokraci e dobët dhe e korruptuar.

Një çerek shekulli pas kësaj vazhde të gjatë iluzionesh të pasuara nga dështime dhe zhgënjim kolektiv, reforma në drejtësi hyri në skenën shqiptare, në mesin e një mosbesimi të thellë dhe të shtrirë në të gjitha poret e shoqërisë. Duke e shprehur në favor të saj, në dy vitet e fundit, shqiptarët janë shprehur gjithashtu edhe thellësisht skeptikë që ajo do të ketë sukses. Dhe e gjitha kjo zbulon jo edhe aq karakterin e pazbatueshëm, idealist apo defektoz të vetë reformës, sesa ndjësinë e përgjithshme se situata shqiptare është thuajse e pamundur të ndryshojë kurs dhe rrjedhë.

Zgjedhjet, institucionet, kushtetuta, ndërkombëtarët – që të gjithë janë të paragjykuar dhe të dyshuar, pasi nuk prodhuan dot impulsin e madh të ndarjes me të shkuarën. Në këto kushte Shqipëria e sheh sot veten në pozitën e vendit të kapur fort pas një “cope letre”. Po pati sukses ajo shpëtuam. Ndryshe…E këtu përçmimi nuk shkon tek togëfjalëshi “copë letre”, sesa tek varfëria e skajshme e ofertave dhe e mundësisë për të zgjedhur, që dominon sot shoqërinë shqiptare. Shihni çfarë ndodh në zgjedhje. Gjithçka duket e paravendosur. Njëra palë pret që Rama dhe Meta të hanë sa më shumë dreka apo darka së bashku, në mënyrë që ky koalicion të marrë edhe një mandat tjetër katërvjeçar. Pala tjetër uron në heshtje që vetë Meta të grindet sa më fort dhe thellë me Ramën, në mënyrë që të kalojë edhe një herë Rubikonin e të vijë t’i lutet Bashës e Berishës për një koalicion të dytë si ai i 21 janarit.

E gjitha kjo  teoremë me të njëjtët emra, që ofrojnë të njëjtat formula, të njëjtat hile, të njëjtat truke e defekte, është thellësisht dëshpëruese. Duke na bërë që të kapemi fort pas asaj cope letre, që vullneti politik i një pjese të maxhorancës dhe trysnia e skajshme e ndërkombëtarëve, bënë që të marrë formën e normës kushtetuese. Vërtet fataliste, por edhe e rrezikshme. Sepse një shtet duhet të ketë diçka më shumë energji, ide e projekte brenda vetes, për të ardhmen e tij. Një vend duhet të prodhojë më shumë rrugëdalje për veten dhe fëmijët e nipat e tij. Çka ne kemi dështuar me turp ta bëjmë në 25 vitet e fundit.

Reforma në drejtësi është një projekt serioz, që premton të sjellë një përmbysje, përmasat e të cilës nuk i dinë as ata që e hartuan draftin kushtetues. Gjithsesi ajo është sot i vetmi propozim konkret dhe serioz që shqiptarët kanë, për t’ja ndryshuar faqen vendit dhe për të dalë më në fund nga tranzicioni. Është pak, është vonë. Por më mirë pak se aspak, më mirë vonë se kurrë.

Next Post
Podujevë, mushkonjat mbulojnë qytetin

Podujevë, mushkonjat mbulojnë qytetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In