• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një shtëpi lindje për Maternitetin

by Java News
01/06/2022 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Leon Kaza*

Ajrin e ngrohtë të këtij fundmaji, sikur e rënduan më tepër hapat e shpejtuar të infermieres së maternitetit Shkodër. Mjeku obstetër ndërsa i është drejtuar repartit të urgjencës, as që ka menduar se rasti me të cilin do përballej do të ishte një nga më të rrallët, ku fataliteti dhe mbijetesa luajnë në një territor të mjegullt, me kufinj të paqartë dhe kacafytja për secilën ngjarje, përcaktohet nga shpejtësia në marrjen e vendimit për të kryer një veprim dhe mundësia për të patur në dispozicon burimet e nevojshme njerëzore aty ku pesha e momentit rëndon sa një shekull. Kompromentimi i parametrave jetësorë të gruas shtatzënë e ka bërë të qartë nevojën e ndërhyrjes, ndaj pak minuta kanë mjaftuar për ta transferuar pacienten në sallën e operacionit dhe për të aktivizuar mekanizmat e alertit për mundësinë e asistencës së mjekut kirurg. Edhe në momentin kur mjeku ka vënë bisturinë, me ngutin fluturak për të nxjerrë në jetë sa më shpejt një fëmijë në rrezik, sërish as që ka menduar atë me çfarë do të përballej për pak sekonda.

Në jetën e një kirurgu inçizioni fillestar përbën një çast magjik, drithërimin e të cilit nuk e zbehin as vitet që kalojnë. Ato pak sekonda detyruese për të shmangur çdo pasiguri, mbajnë peshën dhe dilemat e gjithë botës së diagnozave. Pas hapjes, mjekët janë përballur me hemoragji të brendshme masive, ndaj ndërsa kanë realizuar lindjen e fëmijës, është thirrur në ndihmë ekipi i kirurgëve, të cilët duke qenë në të njëjtën kompleks janë paraqitur menjëherë duke konstatuar edhe patologjinë e rrallë në shtatzëni: rupturë e shpretkës. Ishte kjo kaskadë e shpejtë vendimesh së bashku me organizimin e integruar të shërbimeve, ato që përcaktuan shpëtimin e nënës dhe fëmijës në një rrezik ekstrem për jetën. Një rast i përsëritur në fakt, pasi para 1 viti sërish një situatë e tillë jetëkërcënuese ishte zgjidhur po me sukses të plotë. Momente të padiskutueshme krenarie për maternitetin Shkodër.

Përtej “lavdisë” së rastit vlen të rihapet diskutimi; a i plotësojnë kushtet godinat e disa materniteteve në vendin tonë të funksionojnë të ndara, apo ato do të ofronin një nivel më të lartë cilësie dhe sigurie nëse do të ishin pjesë e kampuseve multidisiplinare?! Si do të ishte sjellja mjekësore dhe për më tepër rezultati i rastit nëse do ishte paraqitur në një institucion ku shërbimi obstetrikal funksionon në godina të izoluara?! As që duam të mendojmë një rezultat të ndryshëm, ani pse, ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme na vjen ndërmend një rast i ngjashëm me përfundim fatkeq të dyfishtë. Asokohe ngjarja u zhvillua për disa orë, në një trokth dëshpërues për jetën, me ecejake munduese në tre strukturat terciare më të specializuara të shëndetësisë sonë, si pjesë e një trilogjie të zymtë.

Tashmë prej 1 viti është vënë në funksion godina e re e Maternitetit Lezhë, e përfshirë në brendësi të korpusit spitalor. Vendimarrja për tu larguar nga godina e mëparshme, e vendosur në një pozicion të privilegjuar në qytet, por afro 2 km larg spitalit të përgjithshëm, natyrisht që ka kaluar nëpër dilema të shumta, përfshirë edhe barrierat emocionale të lidhura me nostalgjinë ndaj një godine ku breza të shumtë personeli kanë shërbyer me përkushtim. Por vendimi ka qenë i duhuri, pasi vetëm në këtë mënyrë pacientëve ju ofrohet nivel më i lartë sigurie e përkujdesi, kështu arrihet më me shpejtësi komunikimi mes specialiteteve i domosdoshëm në ndjekjen e patologjive të ndryshme, niveli i njohjes së të cilave, përherë e më shumë po na bën koshient se nuk janë “domain” vetëm i një specialiteti.

Infrastruktura e materniteteve po ndryshon me hapa të shpejtë, ministria e shëndetësisë si kurrë më parë po investon në ndërtimin dhe rikonstruksionin e godinave të materniteteve në rrethe dhe në nivel terciar.  Po këtij ndryshimi fizik të godinave, a po i paraprin një infrastrukturë e re mendore po aq vizionare nga drejtuesit klinik të shërbimit të obstetrikë-gjinekologjisë? “Po përpiqem të mendoj; ndaj mos më ngatërro me fakte”-  ky citat i moçëm na thërret të shohim përtej faktit të infrastrukturës fizike, ndaj debati e as e ardhmja nuk duhet bazuar thjesht mbi “muret” e godinave.

“Ka dy lloje njerëzish, ata që dinë dhe ata që kuptojnë; të parëve u nevojitet memorie, të dytëve filozofi” – shkruante Alexandre Dumas. Nëse në maternitete po kryhen ndërhyrje që modernizojnë hapësirat akomoduese dhe ofrojnë aparatura bashkëkohore, kjo duhet shoqëruar me ndryshimin e mënyrës së funksionimit të këtyre shërbimeve. Në kushtet aktuale duket sikur maternitetet kanë mbetur në rrjetën e terminologjisë fillestare si shtëpi lindje, shumë larg amplitudës klinike që shërbimi i obstetrikë-gjinekologjisë do të duhej të përfaqësonte sot. Disa arritje për tu përshëndetur sa i përket neonatologjisë, po çfarë ndodh me mikrospecialitetet e tjera? Sot është koha e qendrave të ekselencës për patologji të veçanta brenda shërbimeve të ndryshme. Njësi të tilla ekselence brenda shërbimeve duhet të përvijohen për onkogjinekologjinë, urogjinekologjinë, diagnostikimin dhe trajtimin e endometriozës, kirurgjinë mini-invazive, mjekësinë riprodhuese etj. Barrierat e çdo niveli që mbajnë peng lëvizjen drejt një proçesi të tillë, duhet të tejkalohen sa më parë.

“Operojmë së bashku, rritemi së bashku”. Bazuar në këtë parim materniteti Lezhë po krijon eksperienca bashkëpunimi si ajo me kirurgun vaskular të spitalit Shkodër gjë që ka mundësuar trajtimin e shumë rasteve me patologji onkologjike përmes kirurgjisë radikale. Po ashtu po formësohet njësia e kirurgjisë endoskopike gjinekologjike ku për një periudhë pak mujore janë realizuar një numër impresionues ndërhyrjesh përmes histeroskopisë dhe laparoskopisë. Po a mund të funksionojë kjo aksiomë në shërbime ku përparimi nuk është thjesht dhe vetëm akt individual por guidë e institucionalizuar e formimit profesional. Çfarë nivel trajnimi sigurohet për mjekët e rinj specialistë, në një botë ku përparimi “ultrasonik” i teknologjisë po rrezikon nxjerrjen jashtë “tregu” të një brezi të tërë mjekësh. Vetëm integrimi i shërbimeve dhe frymëmarrja vizionare në orientimin e burimeve njerëzore do të krijojë kushtet që infrastruktura moderne të jetë efikase në produktin mjekësor të ofruar dhe materniteti të jetë vetëm nga ana etimologjike i lidhur me konceptin shtëpi lindje. Apo mos na duhet një “shtëpi lindje” për vetë maternitetin?!

*Mjek obstetër gjinekolog- Doktor i shkencave mjekësore

Next Post
Lufta në Ukrainë/ Pas lëvizjes së SHBA-ve, Rusia fillon testimin e raketave bërthamore

Lufta në Ukrainë/ Pas lëvizjes së SHBA-ve, Rusia fillon testimin e raketave bërthamore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Në PD kanë hall derisa të ikësh, po ike të thërrasin edhe për bisedime…”/ Salianji i prerë: Nuk largohem!

“Në PD kanë hall derisa të ikësh, po ike të thërrasin edhe për bisedime…”/ Salianji i prerë: Nuk largohem!

January 13, 2026
VIDEO/ Rama e nis ditën me flotën e re të policisë së shtetit

VIDEO/ 113-vjetori i Policisë së Shtetit, Rama: Në shërbim të vendit dhe qytetarëve çdo ditë

January 13, 2026
SHBA lëshon alarm të ri: Qytetarët amerikanë në Iran të largohen shpejt ose të shkojnë në vende të sigurta

SHBA lëshon alarm të ri: Qytetarët amerikanë në Iran të largohen shpejt ose të shkojnë në vende të sigurta

January 13, 2026
“Padia në SPAK nuk është shaka politike”, sa vite burg rrezikon Këlliçi nga kallëzimi i Bardhit

“Padia në SPAK nuk është shaka politike”, sa vite burg rrezikon Këlliçi nga kallëzimi i Bardhit

January 13, 2026
Tronditëse! Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, të rinjtë ‘hidhen në erë’

Tronditëse! Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, të rinjtë ‘hidhen në erë’

January 13, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Krimet e Berishës janë të dukshme”, Beqiri: Veprat e tij i dinë edhe shërbimet e huaja partnere

January 13, 2026
Nga sot bllokohet aksi Tiranë–Rinas, oraret dhe rrugët alternative

Nga sot bllokohet aksi Tiranë–Rinas, oraret dhe rrugët alternative

January 13, 2026
Begaj dekreton ligjet për paqen fiskale dhe fshirjen e detyrimeve, kur nis zbatimi

Begaj dekreton ligjet për paqen fiskale dhe fshirjen e detyrimeve, kur nis zbatimi

January 13, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

January 13, 2026
“Ajo ditë kur bashkë me Shahun lamë Iranin…” | Kush është ish–perandoresha, nëna e trashëgimtarit të fronit iranian

“Ajo ditë kur bashkë me Shahun lamë Iranin…” | Kush është ish–perandoresha, nëna e trashëgimtarit të fronit iranian

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In