• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një shtatore e Nënë Terezës do t’i shtohet Parkut të Liqenit, Veliaj: Vend lutjeje e reflektimi

by A R
17/04/2022 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Meshës së Pashkës qe u mbajt në Katedralen e Shën Palit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i uroi të gjithë besimtarët e krishterë festën më të madhe në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike.

“Gëzuar të gjithëve Festën e Pashkëve! Pashka, apo “Passover”, pavarësisht gjuhës, është një festë e kalimit. Ne kalojmë nga një moment i vështirë, në një moment të bukur; Krishti kaloi nga vdekja në jetë. Ne po kalojmë nga një moment i pandemisë në një moment të hapjes; nga një moment i shaktërrimit prej tërmetit, në një moment të rindërtimit; nga një moment ku kemi qenë të mbyllur, në një moment ku duhet të dalim të shijojmë jetën. Secili prej nesh e ka një ditë reflektimi, për të kuptuar se kemi nevojë të bëhemi pak më të mirë, pak më të hapur, pak më të dëgjueshëm, pak më solidarë. Besoj se e kemi fuqinë, e kemi treguar që ne, si shqiptarë, kur bashkëpunojmë bëjmë gjëra të mrekullueshme,” uroi Veliaj.

Kryebashkiaku ndau gjithashtu lajmin se së shpejti në Parkun e Gjelbër të Liqenit Artificial do të vendoset shtatorja e Shenjtores shqiptare, Nënë Terezës, e cila, tha ai, do jetë një vend lutjeje për të githë komunitetin e besimtarëve katolikë.

“Me Monsinjorin kemi diskutuar që, në kodrat e Liqenit, te vendosim një shtatore të Nënë Terezës, si një vend lutjeje e reflektimi. Shumë njerëz nuk e kanë fatin të prodhojnë shenjtorë, ne e kemi dhe ndonjëherë nuk reflektojmë aq sa duhet për këtë pasuri të madhe kombëtare. Qyteti i Tiranës, ashtu siç mori vendimin për t’i rikthyer Kishën e Shën Prokopit Kishës Ortodokse, tani do fillojë shumë shpejt vendosjen e shtatores për të përkujtuar Nënë Terezën, Shenjtoren që Shqipëria i dha botës. Eshtë një kontribut i vogël për gjithë komunitetin e besimtarëve”, deklaroi kryetari i Bashkisë.

Ai e quajti një muaj fantastik për Tiranën, ku edhe për myslimanët, që janë në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, së shpejti do përfundojë Xhamia e re: “Kemi pashkët e të gjitha besimeve, kemi Ramazanin dhe Bajramin. Presim hapjen e Xhamisë së re. Unë them se në një vend ku mbizoteron harmonia, nuk ka asnjë arsye pse të jemi të ndarë e të përçarë me njëri-tjetrin. Paçi vetëm ditë të mira! Gëzuar!”

Kryetari i Bashkisë zhvilloi një vizitë edhe në Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë, ku u prit nga Pastor Ylli Doçi.

Next Post
Historia e ish-ushtarit të ushtrisë sovjetike që u bë spiun i rezistencës ukrainase

Historia e ish-ushtarit të ushtrisë sovjetike që u bë spiun i rezistencës ukrainase

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In