• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një shqiptari në Gjermani i ‘ikën truri’, merrte femra në makinë dhe i përdhunonte, prangoset  

by Java News
31/01/2017 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një shqiptar nga Maqedonia, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, ka dalë para një gjykate në Gjermani të enjten, i akuzuar për përdhunimin e dy të rejave dhe rezistencë ndaj zyrtarëve publikë. 37-vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, jeton prej tre vitesh në Gjermani në një komunë në Alb-Danub-Kreis pranë Ulm, me bashkëshorten dhe dy fëmijët, raportojnë mediat lokale. Ngjarjet për të cilat ai akuzohet kanë ndodhur në 9 tetor 2016, mes orës 2 dhe 2:30 të mëngjesit.
RASTI I PARË: Një studente 23-vjeçare nga Finlanda ishte duke pritur një taksi në Willy-Brand-Platz në Ulm, kur pa një makinë që u afrua. Ajo hyri në të dhe i komunikoi adresën ku donte të shkonte shoferit. Në timonin e mjetit ishte 37-vjeçari. Ai e drejtoi makinën në një rrugë të veçuar. E reja i pikasi qëllimet e drejtuesit të mjetit dhe nxori celularin, por 37-vjeçari ia rrëmbeu nga dora. Ai e shtriu vajzën në sedijen e pasme dhe abuzoi me të. Më tej, e zbriti nga makina.
.RASI I DYTË: Të njëjtën mbrëmje, babai i dy fëmijëve e ndali makinën në Magirusstrasse. Aty ishte një grua duke qarë buzë rrugës, e cila ishte rrahur dhe dëbuar nga apartamenti ku jetonte me të dashurin. Ai zbriti nga makina dhe pretendoi se donte ta ngushëllonte. 27-vjeçarja hipi në makinë me shqiptarin, por kishte të njëjtin fat si studentja. Pas 20 minutash, ai e ndaloi makinën në një rrugë të izoluar, bllokoi dyert e automjetit dhe e përdhunoi vajzën në sedijen e pasme si dhe e goditi në fytyrë me grusht.Të dyja të lënduarat shkuan në polici. Disa orë më vonë, shqiptari u arrestua në shtëpinë e tij dhe u dërguan në selinë e policisë. Aty, ai goditi me grusht në kokë një polic. Lidhur me rastin e parë, ai tha se u përpoq vetëm ta puthë dhe ta zhveshë studenten, por nuk kreu marrëdhënie seksuale me të, ndërsa për rastin e dytë, tha se marrëdhënia seksuale është bërë me konsensus. Procesi do të vazhdojë më 6 shkurt.
ma.me
Next Post
Dita e fundit e dorëzimit të formularëve të Vettingut nga gjyqtarët, Rama: 50 % të korruptuar, largohen

Dita e fundit e dorëzimit të formularëve të Vettingut nga gjyqtarët, Rama: 50 % të korruptuar, largohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos kalojë në seancë mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit

“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos kalojë në seancë mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit

February 25, 2026
UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve

UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve

February 25, 2026
Mbreti i Panairit

Qeveri e keqe

February 25, 2026
Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

February 25, 2026
SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

February 25, 2026
Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

February 25, 2026
Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

Pezullohen nga detyra dy inspektorë, njëri u kap me 1 mln euro të fshehura në Merdarë, tjetri dyshohet se goditi të shoqëruarin në Patos

February 25, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Misioni faktmbledhës i PPE, Berisha i pret në PD: Folëm për zgjedhjet dhe narkoshtetin

February 25, 2026
Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, dëshmia në GJKKO: Hapa derën se më ra plumbi në shtëpi, kur dola e pashë…

Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, dëshmia në GJKKO: Hapa derën se më ra plumbi në shtëpi, kur dola e pashë…

February 25, 2026
Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In