• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një shqiptare në krye të kërkimeve për kurën kundër kancerit/ Shkencëtarja në SHBA: Këto janë tri llojet e kancerit të gjirit!

by Java News
24/04/2023 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo është historia e Dr.Eneda Toskës, shkencëtarja nga Vlora që prej gati 20 vjetësh jeton dhe punon në SHBA si asistent-profesore e onkologjisë tek Universiteti Johns Hopkins, shkolla më e madhe e mjekësisë ku është edhe shkencëtare dhe ka laboratorin e saj. Ditët e fundit Dr.Eneda u nderua me çmimin për kontributet e jashtëzakonshme si kërkuese shkencore e re për kërkimet për luftën kundër kancerit.

Një shqiptare në krye të kërkimeve për kurën

Dr.Eneda tregon për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin “Shqip” në DritareTv, rrugëtimin e saj nga Vlora, për në Nju-Jork për t’u bërë shkëncëtare. Ndonëse nuk donte të ikte nga Vlora, sepse si adoleshente jetën e kishte krijuar në qytetin e zemrës, duket se rrugëtimi drejt Amerikës i hapi dyer të reja në fushën ku ajo gjeti veten, atë të shkencës, për studimin e biologjisë dhe gjenetikës së kancerit të gjirit.

“Unë kam ikur nga Vlora që në moshën 15-vjeçare, atëherë kur erdha për në SHBA. Erdha në SHBA pasi prindërit fituan lotarinë amerikane në vitin 2002. Unë në fakt desha të rri në Vlorë, ishte jeta shumë e bukur, kisha plazhin afër, kisha shoqërinë time, isha një adoleshente që më pëlqente shkolla “Ali Demi”, ku bëra gjimnazin. Unë nuk desha të iki nga Vlora. Por prindërit deshën një të ardhme me të mirë për ne, sakrifikuan punën e tyre, të ardhmen e tyre në Shqipëri se ishte më e mirë për ta se kjo në Amerikë. Në Amerikë luftova shumë që të krijoja shoqëri të re, të mësoja gjuhën. Dhe takimi i parë me shkencën filloi në universitet. Një profesor dalloi te mua një shkëndijë që mund të bëhesha shkencëtare. Pas punimeve, projekteve në universitet, vazhdova edhe doktoraturën për biologji, gjenetikë dhe për kacerin. Për kancerin sepse është temë sensitivë për të gjithë ne. Prindërit sakrifikuan shumë për mua. Ata ishin shtysa ime e parë, më dhanë mundësinë që të bëja shkollimin në universitetet më të mira, me fondet e tyre, por edhe unë punoja 3 punë. Shkoja në Vlora, e kaloja verën atje dhe ky ishte një motivim shumë i madh për mua. Gjatë vitit unë punoja shumë fort që të bëja para për në verë, por edhe që të kisha para si për anën akademikë, ashtu edhe për atë shkencore. Gjatë gjithë kohës unë shkoja në laboratore, sikur një mundësi e vogël të më jepej. Aty lindi shkëndija ime e parë. Prindërit e mi ishin shtysa, por edhe mentorët e mi.”, u shpreh Dr.Eneda.

Një shqiptare në krye të kërkimeve për kurën

Dr.Eneda ndan me gazetaren Xhunga rrugëtimin e gjatë për të arritur këtu aty ku është sot, një shkencëtare e re, që po kontribuon për të zbuluar kura të reja, për të luftuar kancerin e gjirit dhe përmirësuar jetën e shumë grave.

Një shqiptare në krye të kërkimeve për kurën

“Unë jam asistent-profesore e onkologjisë tek Universiteti Johns Hopkins, shkolla e mjekësisë ku jam shkencëtare dhe investigatore në laboratorin tim, ku trajnoj një grup shkencëtarësh që studiojnë biologjinë dhe gjenetikën e kancerit të gjirit me qëllim që të zbulojnë kura të reja që mund të përmirësojnë e zgjasin jetën a pacienteve me këtë tumor. Unë kam kryer shkollën e lartë bachelor në biologji dhe kimi nga Nazareth College of Rochester cum laude, dhe masterin në Universitin e Buffalo në New York magna cum laude, dhe kam mbaruar doktoraturën për gjenetikën dhe biologjinë e kancerit po në këtë universitet. Vazhdova trajnimin e postdoktoraturës në kurat e fundit të kancerit të gjirit tek insituti i kancerit më i vjetër në botë, Memorial Sloan Kettering Cancer Center kur u trajnova me mentorin dhe shkencëtarin me famë botërore për kurat kundër kancerit të gjirit, Jose Baselga. Aty ngjita shkallët në senior scientist dhe ne 2021-shin hapa laboratorin tim si shkencëtare e pavarur te Universiteti Johns Hopkins. Kam marrë shumë nderime dhe çmime. Ndër këta është titulli Next Generation Star (Ylli i Gjeneratës së re për kancer) 2021, i organizatës shkencore American Association for Cancer Research, Breast Cancer Alliance Young Investigator Aëard, dhe disa grante prestigjioze nga Instituti i Shëndetit Federal në SHBA. Së fundmi mora çmimin për kontributin e jashtëzakonshëm në luftën ndaj kancerit. Ishte nder i madh që nuk e prisja. Ishte një vlerësimin i madh që u behej shkencëtarëve të rinj për punën që bëjnë ata në rangun ndërkombëtar.”, u shpreh Dr.Eneda .

Shkencëtarja shqiptare në SHBA: Këto janë tri llojet e kancerit të gjirit!

Shkencëtarja Eneda Toska ishte sonte në emisionin “Shqip” në DritareTv ku foli për punën e saj. Prej vitesh Dr.Eneda ka hapur një laborator në universitetin Johns Hopkins, shkolla e mjekësisë, ku trajnon një grup shkencëtarësh që studiojnë biologjinë dhe gjenetikën e kancerit të gjirit me qëllim që të zbulojnë kura të reja që mund të përmirësojnë e zgjasin jetën a pacienteve me këtë tumor. Dr.Eneda tregon për DritareTV tre llojet e kancerit të gjirit dhe u bën thirrje grave që çdo vit të bëjnë mamografi, duke shpëtuar kështu jetën e tyre nga ndonjë rrezik, para se të jetë vonë.

“Ne studiojmë atë që quhet kanceri i gjirit estrogjen pozitiv. Nuk studiojmë atë që është lokal, sepse ai është 99% i kurueshëm. Kanceri i gjirit ka tri lloje, i pari estrogjen pozitiv që varet nga estrogjeni për rritjen dhe zhvillimin dhe prandaj kura për këtë kancer janë trajtime që e luftojnë estrogjenin. I dyti, i cili përbën 70% të tumoreve është ai që varet nga një gjen që quhet Her2 dhe ka kura kundër Her2 për ketë lloj tumori. Është dhe lloji i tretë i cili është negativ nga estrogjenit dhe Her2, ky është ai me prognozën më të keqe, sepse ngaqë nuk ka disa “mbretër” që janë të rëndësishëm për zhvillimin e tij, kimioterapia dhe radiocioni vazhdojnë ende të jenë kurat. U bëj thirrje grave mbi moshën 40 vjeç që të shkojnë të bëjnë mamografi çdo vit, ultrasound apo eko. Këto shpëtojnë jetë. Nëse kapen në fillim, kur ai është lokal ai është i kurueshëm. Edhe në raste kur është përhapur jashtë gjirit, me kimioterapi, apo trajtime me ilaçe ne kemi arritur t’ua zgjasim jetën pacientëve me një apo dy dekada.”, u shpreh Dr.Eneda/m.j

 

Next Post
A e mendoni Lulzim Bashën si rival? Ja si përgjigjet Alibeaj: Pas 14 majit, PD do të…!

A e mendoni Lulzim Bashën si rival? Ja si përgjigjet Alibeaj: Pas 14 majit, PD do të...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kuvendi të dalë me deklaratë për UÇK”, Balla-Berishës: Ti që i ke shërbyer Serbisë, liroje atë foltore se le nam

February 12, 2026
‘Po mbroni vi**et e Belindës’, Berisha lëshon gjuhën në Parlament dhe zapton foltoren

‘Po mbroni vi**et e Belindës’, Berisha lëshon gjuhën në Parlament dhe zapton foltoren

February 12, 2026
Kërkoi 45-vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama: Nuk e di ku buron filli logjik i prokurorisë për varrosjen për së gjalli të atyre burrave

“Keni zhdukur prezumimin e pafajësisë”, Rama publikon deklaratën e avokatit të Thaçit

February 12, 2026
S’kanë të sosur marrëzitë! Groposi trupin e nënës në pyll për t’i marrë pensionin

S’kanë të sosur marrëzitë! Groposi trupin e nënës në pyll për t’i marrë pensionin

February 12, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Përgjigje dhëndrit zëhollë të ‘Kontributit Patriotik’

February 12, 2026
KUVENDI LIVE! Kumbaro në interpelancë me dy deputetë, ministrja Sala përballë Erion Braçes

KUVENDI LIVE! Kumbaro në interpelancë me dy deputetë, ministrja Sala përballë Erion Braçes

February 12, 2026
Puthje mes Gimbos dhe Selin, banori: Kam menduar boll edhe për ty

Puthje mes Gimbos dhe Selin, banori: Kam menduar boll edhe për ty

February 12, 2026
Pak para nisjes së seancës plenare, banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestojnë përpara Parlamentit

Pak para nisjes së seancës plenare, banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestojnë përpara Parlamentit

February 12, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Nuk ishin molotov, por armë”, deputeti i PS: Opozita përdor flakën e protestave se i mungojnë qytetarët

February 12, 2026
Nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm, Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra 2 inspektorë të IMT dhe përgjegjësin e tyre

Nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm, Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra 2 inspektorë të IMT dhe përgjegjësin e tyre

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In