• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një shpjegim me gojën e Sali Berishës për të dëshpëruarit nga reforma në drejtësi

by Mero Baze
06/03/2018 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Shqetësimi i Pëllumb Kullës për pritshmërinë e ekzagjeruar prej reformës në drejtësi, duke mos bërë detyrën sistemi aktual, është në të vërtetë fija e telit mbi të cilën po mbajnë ekuilibrin ata që presin të ndryshojë diçka me drejtësinë dhe ata që kanë humbur çdo shpresë.

Zoti Kulla merr dy raste që janë një ilustrim i pamëshirshëm, i mosveprimit të drejtësisë.

E para ka të bëjë me një akuzë, që ish- kryministri Sali Berisha ka bërë për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, të cilën e ka akuzuar në parlament se është paguar nga Edi Rama të hedhë poshtë “Marrëveshjen e Detit” të Berishës me Karamalisin.

Çdo gjykatë në botë do ishte çmendur po të mos kishte reaguar dhe çdo prokuror i Përgjithshëm në botë duhet të kishte dhënë dorëheqje me sekonda, nëse vononte hetimin e këtij skandali.

Por i dashur Pëllumb, drejtësia në Shqipëri këto 25 vite, ka ecur në sensin e kundërt me të cilën ecën drejtësia në botë në raport me politikën. Nëse në botë politikanët pyesin avokatët, se çfarë duhet të bëjnë të jenë në rregull me ligjin, në Shqipëri politikanët bëjnë ligjet vetë që ata të jenë në rregull.

Ndërkohë që lexoja letrën tënde të hapur dje në mbrëmje, me një sy e vesh ndiqja në ekran Sali Berishën në Vizion Plus, përballë Sokol Ballës, që thoshte se nëse Garda nuk do kishte vrarë demonstruesit më 21 janar, ai do t’i vriste me dorën e tij. Pastaj më pas tha që donte të vriste dhe Edi Ramën me snajper, po qe se do ta rrezikonte. I tha këto në sy të kolegëve të mi, të cilët në vend që të ngriheshin nga karrigia dhe t’i thoshin dil jashtë, vrasës, e dëgjonin si kuriozitet historik rrëfimin e një plaku kriminel, që u tregonte përralla me pengjet që kishte në shpirt, që nuk kishte vrarë sa duhet dhe kë duhet. Edhe mbrëmë mund të ngrihej Arta Marku e t’i shkonte në studio, edhe mbrëmë mund të ngriheshin kolegët e mi dhe ta nxirrnin nga studioja, por askush nuk reagoi. Është i njëjti personazh që ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese se ka marrë lekë për të hedhur poshtë “Paktin Detar” me Greqinë për të cilën t’i skandalizohesh pse nuk ka hetim.

Ajo që ka ndodhur, është se për 25 vjet, ky njeri nuk është investuar që të jetë në rregull me sistemin e drejtësisë, por është investuar që sistemi i drejtësisë ta konsiderojë atë gjithnjë në rregull, edhe kur vjedh, edhe kur vret, edhe kur shfaq pendesën që nuk ka vrarë dot. Vetëm Sali Berisha dhe presidenti aktual i çmendur i Filipineve, Rodrigo Duterte, shprehin publikisht pendesën e tyre që nuk kanë vrarë sa duhet. Ka dhe presidentë të tjerë të çmendur, por ata të paktën nuk flasin rrugës për krimet që s’kanë bërë dot.

Pra, mbrëmë më mirë se unë, përgjigjen ta dha vetë Sali Berisha.

Ndërkohë që ti kërkon sqarime pse nuk hetohet deklarata e tij që Gjykata Kushtetuese është paguar, ai po u prralliste kolegëve të mi dëshirat e tij për të vrarë dhe pendesën që s’ka vrarë sa duhet. Është një sistem drejtësie i cili nuk e konsideron detyrë të hetojë Sali Berishën.

Nuk ka vend në botë që një kryeministër të vrasë katër qytetarë, të marrë përsipër vrasjet dhe të mos thirret as për ta pyetur pse i vrau. Kjo ka ndodhur vetëm këtu dhe vetëm nga fakti se është një sistem i prodhuar prej tij, i shantazhuar prej tij dhe i dorëzuar para tij. Ndaj në këtë pikë mos prit të veprojë përsëri pa ndryshuar tërësisht sistemi.

Nuk mendoj se ka qenë aq i keq sistemi i vjetër i drejtësisë. Ai ka vepruar ndaj shumë kriminelëve, ndaj shumë padrejtësive, ndaj shumë problemeve që kanë kërkuar zgjidhje. Ai nuk ka vepruar vetëm ndaj politikës dhe ndaj pushtetit të Sali Berishës. Ndaj e keqja e atij sistemi nuk ishte vetë sistemi, por pandëshkueshmëria që prodhoi, shembulli i shkëlqyer i së cilës, është një plak i çmendur që ka vrarë për pushtet, dhe rrëfen si kujtime veteranësh pengjet që ka për ata që s’ka vrarë dot.

Porblemi i dytë që ju ngrini dhe që lidhet me pasuritë marramendëse të personazheve të drejtësisë, lidhen me të parën. Ata gjyqtarë që prodhuan këtë sistem drejtësie, që prodhuan pandëshkueshmërinë ndaj kastës politike dhe personalisht ndaj Sali Berishës, u kthyen dhe vetë brenda sistemit si njerëz të paprekshëm. Ata kishin leje të bëheshin të pasur.

Ata gjyqtarë që bënë gjyqet e 21 Janarit, Gërdecit, “Rrugës së Kombit, Fazlliçit etj, kishin leje pastaj të lironin trafikantë droge dhe të bënin pazare të mëdha për favore personale. Ata ishin dhe janë pjesa kanceroze e drejtësisë, të cilëve sistemi politik u ka kthyer borxhin, duke u dhënë leje të bëheshin milionerë nga ai sistem.

Ndaj dilema juaj, përse nuk vepron ky sistem aktual drejtësie pa pritur reformën përfundimtare, do të ishte normale, sikur autorët e këtij sistemi, të mos ishin aktivë. Por fatkeqësisht duhet të presim me durim dhe me shpresë që të ndryshojë gjithçka.

Në fillim të goditen garantët e sistemit të vjetër të drejtësisë në politikë dhe pastaj ushtarët e tyre në sistem. Pas kësaj mund të nisë një erë e re në drejtësinë shqiptare, e cila mos shpreso të jetë diçka e përkorë dhe sterile. Në rrugën drejt reformës janë bërë kompromise të mëdha dhe shumë gjëra nuk funksionuan siç pritej. Komisionet e ngritura kanë në përbërje të tyre, edhe Ina Ramën, që është nga të paktat shkëndije shprese që ka pasur për drejtësi në këtë vend, por edhe njerëz banalë që fyejnë drejtësinë edhe me faktin që quhen juristë, që s’dua t’u përmend as emrin. Ata kanë vajtur aty si kompromis që Berisha të ngrinte kartonin në Kuvend për reformën. Është çmimi që duhet t’i paguajmë historisë sonë të shëmtuar politike me drejtësinë.

Por besoj se po shkojmë drejt një sistemi ku së paku gjyqtarët dhe prokurorët duhet të dinë mire dy gjëra, që ata janë dhe gjykues, dhe të gjykueshëm. Kjo mund ta përsosë sistemin pak nga pak, dhe mund të na shpëtojë pak nga pak nga politikanë kriminelë që mburren nëpër ekrane me vrasjet e tyre politike, dhe nga gjyqtarë dhe prokurorë që dhe shifrat e milionave i kanë më arrogante se vendimet e padrejta që kanë dhënë. E gjitha nga siguria se ishin të paprekshëm.

Next Post
Fotografia e Bashës në Uashington u financua nga rusët, lobistët e tij në SHBA në telashe me drejtësinë

INVESTIGIMI I PLOTE/ Kompania me lidhje ruse që kontraktoi financiarisht në SHBA për të forcuar Bashën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

February 20, 2026
Tensione para Kuvendit/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

Tensione para Kuvendit/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

February 20, 2026
Përfshihet nga flakët autoboti i ujit pranë Urës së Lanës, militantët e Berishës e gjuajtën me molotov

Përfshihet nga flakët autoboti i ujit pranë Urës së Lanës, militantët e Berishës e gjuajtën me molotov

February 20, 2026
Tensione dhe zjarr para Kryeministrisë, reagon Toni Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

Tensione dhe zjarr para Kryeministrisë, reagon Toni Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

February 20, 2026
Dhuna në protestë, militantët e Berishës u vënë zjarrin koshave të mbeturinave para Parlamentit

Dhuna në protestë, militantët e Berishës u vënë zjarrin koshave të mbeturinave para Parlamentit

February 20, 2026
Sherr mes militantëve të PD/ Protesta e opozitës, protestuesit mblidhen te Kuvendi

Sherr mes militantëve të PD/ Protesta e opozitës, protestuesit mblidhen te Kuvendi

February 20, 2026
U shpërndanë me ujë nga policia, protestuesit lënë Kryeministrinë dhe mbërrijnë te Parlamenti

U shpërndanë me ujë nga policia, protestuesit lënë Kryeministrinë dhe mbërrijnë te Parlamenti

February 20, 2026
“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

February 20, 2026
Protesta/ Balla: Grupi kriminal që mbulohet me çadra edhe pse nuk bie shi, gati për molotovët e një plaku të rrjedhur

Protesta/ Balla: Grupi kriminal që mbulohet me çadra edhe pse nuk bie shi, gati për molotovët e një plaku të rrjedhur

February 20, 2026
Pas hedhjes së fishekzjarreve dhe molotovëve ndaj Kryeministrisë, protestuesit i drejtohen godinës së Kuvendit

Pas hedhjes së fishekzjarreve dhe molotovëve ndaj Kryeministrisë, protestuesit i drejtohen godinës së Kuvendit

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In