• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një shekull dashuri për futbollin, por pa stadium

by Java News
25/05/2025 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gëzim Kabashi

“Besa” e Kavajës do të festojë 25 tetorin e ardhshëm, 100-vjetorin e themelimit të klubit sportiv.

Një poet i njohur ka shkruar tekstin e këngës që do të shoqërojë ceremoninë jubilare, megjithatë tifozët kavajas flasin për disa mangësi.

Qyteti i pasionuar me futbollin prej vitesh nuk ka një stadium, ndërsa “ekipi i zemrës” vazhdon të notojë në ligën e dytë kampionatit – e njohur si Kategoria e Parë.

Në mungesë të stadiumit, ekipi “Besa” aktualisht i zhvillon ndeshjet e kampionatit në qytete të tjerë, ose në fushën e vjetër, të ndërtuar gati 80 vjet më pare.

Bujar Haxhialushi është rritur në një familje, ku sporti i futbollit ishte kult dhe ku mikpritja e futbollistëve miq kthehej në kënaqësi.

“Dy dhoma të mëdha ishin në dispozicion të ekipeve mysafire, kur ato zhvillonin ndeshjet e radhës në Kavajë,” tha Bujari për BIRN.

“Po flasim për periudhën para luftës së dytë botërore, atëherë kur gratë kavajase filluan ti ndjekin ndeshjet, edhe pse me kokën e mbuluar me çarçaf,” sqaroi ai.

Haxhialushi, që i ka kaluar 80 vitet, nuk ndjehet mirë për mungesën e stadiumit, i cili u amortizua para disa vite më parë, dhe po në atë kohë edhe skuadra zbriti në kategorinë inferiore.

“U tha që do të ndërtohet me financimin e një kompanie arabe, por godina e tribunës qendrore dhe shkallaret janë prishur fare,” ankohet ai.

Burime nga Bashkia e Kavajës i thanë BIRN se stadiumi do të rindërtohet me një investim të përbashkët me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), e cila do të financojë pjesën më të madhe të shumës.

Stadiumi i ardhshëm pritet të ketë dimensione më të mëdha se sa ai i ndërtuar 50 vjet më parë dhe do të presë deri në 8 mijë shikues njëherësh.

“FSHF synon të ndërtojë një impiant shumë-funksional dhe ne do ta mbështesim projektin e përgatitur”, tha një zyrtar i Bashkisë së qytetit.

Megjithatë, në kantierin e ndërtimit ka pak informacion për investimin.

Në tabelën e vendosur aty ku dikur ngrihej tribuna kryesore dhe dhomat e sportistëve nuk ka asnjë të dhënë për stadiumin që pritet të ndërtohet prej vitesh.

Në fotot dhe skicat e riprodhuara, publiku gjen vetëm vendimin e Bashkisë ku shkruhet: Plan-vendosja për miratimin e Lejes së ndërtimit “Prishje e objektit ekzistues Stadiumi “Besa” /Rruga “Taulantia” me zhvillues Bashkia Kavajë.

Që nga fillimi i këtij viti mjetet e rënda kanë prishur tashmë elementet kryesore të kompleksit sportiv, i cili u ngrit në vitin 1974 dhe u dëmtua përfundimisht nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Një pjesë e territorit është rrethuar me kufizuese llamarine, ndërsa në anën lindore ditëve të diela dallohet një pjesë e tregut fshatar të fruta-perimeve.

Kasemi është një burrë i gjatë, i cili shet produktet e kopshtit, ndërsa pas shpinës së tij shihet fusha e blertë e ish-stadiumit, ku kullotin qetësisht dy kuaj.

Kur klientët largohen, ai tregon se dikur vinte nga Rrogozhina, ku banonte, për të ndjekur “Besën”, ndërsa tani që banon në Kavajë shkon në Rrogozhinë për të shikuar “Egnatian”, e cila para një viti u shpall kampione e Superligës.

“Bëj hesap: Skuadra e Rrogozhinës i tregon tani numrin e fanellës “Besës”, thotë Kasemi, duke kujtuar një shprehje të dikurshme për rivalitetin mes ekipeve të të njëjtit rreth.

Kur vjen nga Durrësi, në hyrje të qytetit shihet një top futbolli dekorativ me përmasa të mëdha.

Autorët e skulpturës urbane kanë zgjedhur motivin e preferuar të Kavajës, qytetit që vazhdon të jetë i lidhur fort me futbollin, edhe pse ndjekësit e tij duken pesimistë për të ardhmen.

Nimet Merhori ka veshur fanellën e “Besës” atëherë kur skuadra kavajase fitonte kupa brenda vendit dhe kur konkurronte me dinjitet në arenën evropiane, duke kaluar edhe në turin e dytë të ndeshjeve eliminatore.

“Ishin vitet ’70, pikërisht koha kur u ndërtua edhe stadium “Besa”,” dëshmon ish-futbollisti Merhori për BIRN, duke kujtuar hollësisht njerëzit dhe ndërmarrjet që kontribuuan për ngritjen e institucionit sportiv.

Ndërsa ndalon më gjatë me emrat e trajnerëve dhe sportistëve të ekipit deri në fund të shekullit të kaluar, Nimeti ndjehet i trishtuar për gjendjen aktuale të stadiumit dhe të ekipit.

“Uroj që të ndërtohet sa më shpejt, por do të jetë e vështirë që 100-vjetori të festohet në stadiumin e ri,” përfundoi ai.

Next Post
Lamtumirë Agim Rada! Skulptori i njohur ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare

Një Homazh i Denjë për Një Mjeshtër të Madh: Dokumentari “Requiem për Skulptorin Agim Rada” vjen premierë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

March 6, 2026
Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

March 6, 2026
Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In