Sërish do ketë takim të presidentit me zyrtarët e Koresë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un mund të takohen përsëri.
Është Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo që ka thënë se shpreson që samiti i dytë Trump-Kim të mbahet në fillim të vitit 2019.
“Shpresojmë që në vitin e ri, Presidenti Trumpi dhe Lideri Kim të takohen, jo shumë larg që prej mbajtjes së takimit të parë këtë vit dhe të bëhet përparim në ndërprerjen e kërcënimeve bërthamore ndaj SHBA-së”, ka thënë Pompeo. (b.an)