• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një rrugë në kryeqytet merr emrin e Tomor Malasit, ish-kryebashkiakut të parë të Tiranës, Veliaj: Simbol i vlerave! U rreshtua në anën e duhur të historisë, jo të partisë

by Java News
06/06/2024 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emri i Tomor Malasit, një prej figurave të spikatura të PD-së pas 90-ës, ish-kryetari i parë i Bashkisë së Tiranës në vitet 1991-’92 dhe ish-nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, është përjetësuar në një rrugë në Tiranë. Në fjalën e mbajtur në ceremoninë në prani të familjarëve dhe të afërmve të Tomor Malasit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e cilësoi atë një simbol të ndryshimeve të mëdha të asaj kohe në kryeqytetin shqiptar.

“Në jetën e një qyteti ka njerëz që kthehen në simbol të kohës që përcakton ndryshimet e mëdha të historisë së një vendi. Tomor Malasi e pati këtë fat, të ishte simbol i kohës që po kalonte Shqipëria në fillim vitet ‘90”, tha Veliaj. Projektimi i Tiranës si metropoli më i madh i Ballkanit, sipas tij, u bë para 30 vitesh nga Tomor Malasi, i cili mundësoi vendosjen në kryeqytet të të gjithë atyre që erdhën nga çdo skaj i Shqipërisë.

“Tomor Malasi ishte njeriu që, opozita e asaj kohe, Partia Demokratike, ia besoi përfaqësimin e Tiranës, kryeqytetit tonë. Tomor Malasi pati fatin të ishte kryetari i Tiranës që shembi murin e lëvizjes së lirë në Shqipëri. Malasi e shembi këtë mur dhe liberalizoi vendosjen në Tiranë të të gjithë atyre që donin të vinin nga çdo skaj i vuajtur dhe tejet i vështirë i Shqipërisë, duke e kthyer atë, pas 30 vitesh, në metropolin më të madh të Ballkanit Perëndimor. Atij i ra fati, Gjithashtu, t’i hapë rrugë Tiranës kozmopolite, multikulturore, që bashkon qytetarin e Tropojës me atë të Tepelenës në një shkallë pallati, dhe që sot ndoshta sheh me shpoti ata që tentojnë ta shpallin Tiranën ekskluzivitet vetëm i atyre që kanë lindur ‘den baba den’ në Tiranë”, deklaroi ai.

Duke e përshkruar si një politikan të urtë dhe të ndershëm, Veliaj shtoi se Malasi u rreshtua në anën e duhur të historisë e jo të partisë. “Tomor Malasi do mbahet mend si një politikan i urtë, i pjekur dhe i përgjegjshëm, që në momentet kyç të vendit u rreshtua në anën e duhur të historisë, jo në anën e partisë. Ai u bë nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë në periudhën ’92-’96, në vitet jashtëzakonisht të vështira të tranzicionit, duke dëshmuar një urtësi të rrallë për atë kohë trazirash dhe një pjekuri në vendimet e veta”, u shpreh Veliaj.

Në fund, kryebashkiaku nënvizoi faktin se Malasi u rreshtua në grupin e deputetëve dhe zyrtarëve të lartë të PD-së, të cilët kërkonin që kjo forcë politike dhe ish Presidenti Berisha, të mbanin përgjegjësi për fajdet që shkaktuan trazirat e vitit 1997.

“Madje, edhe në vitin ’97, në atë vit të mbrapshtë të Shqipërisë, iu bashkua grupit të deputetëve të PD, që u bënë rezistencë atyre politikanëve që donin t’i vinin zjarrin Shqipërisë për interesa të politikës së momentit. Ai u tërhoq nga të qenit politikan aktiv, duke mbetur një qytetar model i kryeqytetit tonë, një njeri që ka ngelur në kujtesën e këtij qyteti, si simbol i vlerave politike dhe i vlerave qytetare dhe njerëzore të Tiranës sonë të madhe. Emri i tij i bën nder Tiranës, më shumë se sa Tirana i bën nder duke i vënë emrin kësaj rruge “Tomor Malasi”, përmbylli Veliaj./m.j

Next Post
Belgjika e kërkonte në të gjithë Evropën, arrestohet në Itali shqiptari i rrezikshëm. Anëtarët e bandës së drogës vlonjatë

Belgjika e kërkonte në të gjithë Evropën, arrestohet në Itali shqiptari i rrezikshëm. Anëtarët e bandës së drogës vlonjatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com