• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Një rrëfim për dasmën e Fatosit me Xhoanën dhe 2 foto të pa botuara më parë

by Java News
29/08/2015 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish­fotografi zyrtar i Protokollit të Shtetit, Meksi Xhufka, tashmë në pension, ka publikuar dy foto nga dasma e Fatos Nanon me Xhoanën. Dasma u mbajt në Golem në 8­9 nëntor të 2002, pak pas divorcit të Nanos nga bashkëshortja e parë, Rexhina. Ai i shoqëron këto foto me një rrëfim për dasmën:

“Dëshiroj të pasqyroj një kujtim të paharruar me zonjën e dashur dhe të thjeshtë, bashkëshorten e Kryeministrit tim, Fatos Nano. Nano më thërret në zyrën e tij, duke më thënë: Meks, do të të aktivizoj në martesën time, me një kusht: harxhimet ekonomike në blerje filmash dhe bërjen e albumit me fotot e dasmës do t’i shlyej unë. Nano në moment thirri bodigardin, i dha një shumë të hollash nga xhepi i tij, duke e porositur që shkoni me Meksin dhe blini ato që i duhen për të fotografuar dasmen time. Me bodigardin shkuam të dyqani ‘Photo­Kumi’, atje blemë filmat, bateri, aty bëmë dhe stampimin e fotove në vendosje albumi. Nano bëri takime kokteji me popullin mbarë, me trupën diplomatike, bëri meshën e bashkimit në kishën të Rruga e Kavajës, në Durrës bëri darkën e martesës, me të ftuar shokë dhe miq. Xhoana, pavarësisht se u lodh shumë nga aktiviteti i dasmës, por vazhdimisht fytyra e saj rrinte gjithmonë e dashur dhe e qeshur. Pasi mbaroi darka në Durrës, Xhoana na thotë: Hajdeni të bëjmë një kujtim me grupin e artit. Ja edhe fotoja me nusen e re, zonjën e thjeshtë, Xhoana Nano”, shkruan Meksi Xhufka, teksa publikon fotografinë, ku është së bashku me Xhoana Nanon.

Ajo ka veshur një fustan të gjatë ngjyrë pjepri, ndërsa qafën e ka të zbukuruar me një gjerdan të artë, i zbukuruar me gurë të çmuar. Siç mësohet nga Xhufka, Xhoana ka veshur fustan të bardhë vetëm për ceremoninë kishtare, ndërsa në darkën private në Durrës ka mbajtur më së shumti fustanin e zi. Pavarësisht se po i afrohej dita e ceremonisë së martesës, ky (Fatos Nano) mendjen e kishte tek inagurimet e reja të fabrikave, pasi ato do të punësonin shumë të rinj e të reja.

‘Të avancohen punimet, të bëhet inagurimi’, ­u thoshte ai grupit të projektuesve. Shefi i kabinetit, Agim Isaku, i thotë Nanos: ‘Shef, këto punë do të bëhen në kohën e caktuar. Kur do pushosh, po afron ceremonia e dasmës’. Nano në atë moment i përgjigjet Agimit: ‘Të bëhet siç e ke planifikuar ti’. Kështu u bë. Paradite shkuam në ceremoninë e meshës. Aty Nano i vendosi Xhoanës kurorën e artë në kokë. Çifti Nano­Xhoana u celebruan në vendin e shenjtë. Aty, Nano puthi në ballë Xhoanën. Në këtë foto jemi në darkën e martesës në Durrës. Dhe atë natë, në tavolinë, Nano bisedonte më pak për dasmën, vëmendjen e kishte tek ecuria e punëve drejtuese si Kryeministër i Shqipërisë. Unë sa bëra foton, u largova për në tavolinat e të ftuarve të tjerë”, kujton Meksi Xhufka.

nano1 xhoana-nano-dasme666

Next Post

Gjendet në Kamëz 18-vjeçarja e zhdukur në Këlcyrë 5 ditë më parë: Ika me dëshirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

February 6, 2026
“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

February 6, 2026
Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

February 6, 2026
Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump

Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump

February 6, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

Mbetjet nga Tajlanda, zhvillohet sot seanca për masat e sigurisë për 20 të arrestuarit

February 6, 2026
Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, i gjenden mbi 164 mijë euro të falsifikuara në shtëpi

Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, i gjenden mbi 164 mijë euro të falsifikuara në shtëpi

February 6, 2026
Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

February 6, 2026
Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

February 6, 2026
Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore, kush janë katër skiatorët që përfaqësojnë Shqipërinë

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore, kush janë katër skiatorët që përfaqësojnë Shqipërinë

February 6, 2026
Zhduket prej 5 ditësh nëna e prezantueses amerikane, dyshohet për rrëmbim. FBI ofron shpërblim prej 50,000 dollarësh

Zhduket prej 5 ditësh nëna e prezantueses amerikane, dyshohet për rrëmbim. FBI ofron shpërblim prej 50,000 dollarësh

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In