• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një rrëfim me Sabri Godon dhe historia që përsëritet me Romana Vlahutin

by Enkel Demi
08/06/2016 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Sa kishte hyrë marsi i vitit 1997 dhe Sabri Godo shkonte sa në Ambasadën e Bosnje Hercegovinës, sa në Presidencë. E zgjodhi ai të ishte negociatori. Në shtëpinë diplomatike të Sarajevës po bëhej festa e pavarësisë dhe mes mysafirëve ishte Mariza Lino, ambasadore e Shteteve të Bashkuara, mesazhet e saj përcillte.

Atë natë i ndjeri Godo dështoi. E kam takuar diku në mesnatë, sepse nuk kisha mbyllur ende gazetën. Nga shtypshkronja më kërcënonin që radha ime shkoi, por doja një titull, një kumt që të çelja faqen e parë, qoftë dhe dhjetë rreshta.

Nuk e kam parë kurrë atë burrë më keq se atë ditë. Tymoste duhan një pas një dhe kishte hyrë në ujë, ishte mpakur si mos më keq. Asnjëherë në jetën time nuk hasja një njeri kaq të lodhur.

“Ç’të të them? Nuk di se çfarë do ndodhë. Iku…”

Nuk e përfundoi fjalinë e la përgjysëm. Nuk ishte banal të thoshte që iku për lesh, iku për dreq, iku në të sëmës, iku në esfel. Veç kaq tha. Pas një jave shqiptarët u armatosën dhe ndodhi gjithë ajo katrahurë që një tjetër shkrimtar e kishte shkruar mote më parë, Ismail Kadare tek “Viti i mbrapshtë”.

Edhe at’botë makineria e propagandës e shpalli Mariza Linon njeri të lidhur me një krah të caktuar politik, ndërsa gjirizi i saj mbllaçiti një aferë seksuale të diplomates me origjinë italiane.

Këto ditë më është kujtuar kjo atmosferë, ani se nuk ka kush ndër mend të marrë pushkën, por kriza politike është e ngjashme.

Romana Vlahutin u shpall nga kryetari i opozitës njeri i anuar për nga qeveria, ndërsa gjirizi i propagandës së tij mbllaçit një histori që ta shpif, thjesht nga fakti që artikulohet nga burra me një farë moshe, të cilët kanë një barrë eksperiencë jetësore mbi supe. Duken si shkollarë që rrëfejnë atë historinë stampë të presorit të fiskulturës që shkon me zyshën e fizikës.

Shqipëria ka hyrë në një krizë politike të thellë, sepse dy tre drejtuesit e saj nuk kuptohen. Ky është kulmi i një krize që nisi do vite më parë me ndryshimet kushtetuese, ku pushteti në një demokraci të brishtë u përqendrua në vendimarrjen e dy tre kokrrave, të cilët sado të ndritur që të jenë mund të pjellin vetëm ngërçe të kësaj natyre që po çojnë vendin në greminë.

Ngushtica që vetë sajuan para ca kohësh po ju merr edhe atyre vetë frymën. Nuk bëjnë dot reformë, sepse kurrë nuk do të kenë numra. Nuk shkojnë dot në popull për referendum, sepse me ndryshimet që vetë kryen e kanë bërë pothuaj të pamundur ta aplikojnë demokracinë e drejtpërdrejtë. Nuk shkojnë dot në zgjedhje, sepse u duhet të futen brenda një rrethi vicioz në Kuvend, nëse e marrin në sy edhe këtë mundësi.

U ka mbetur vetëm një zgjidhje; të bëjnë pazar.

Dhe sa herë ulen ta bëjnë këtë më vjen ndër mend ai burrë i dërrmuar, të cilin e prisja, se duhej të mbyllja gazetën.

27.al

Next Post

Renditja/ 10 qytetet me femrat më "qejflie" në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In