• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një replikë me ata që akuzojnë Arjan Çanin

by Mentor Kikia
09/05/2016 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Shqiptarët nuk e përdorin protestën si formë reagimi qytetar. Megjithatë, reagimi masiv në rrjetet sociale të premten në mbrëmje dhe të shtunën, ishte pa dyshim një lloj proteste qytetare. Protesta nuk lidhej me situatën ekonomike, korrupsionin, gjendjen në spitale apo liritë dhe të drejtat e njeriut, por ishte një shfryrje masive, shqiptarçe, kundër një programi televiziv. Bëhet fjalë për programin “Zonë e Lirë”. Ishin shkruar ç’mund të thuhen në gjuhën shqipe, kundër drejtuesit Arjan Çani dhe personazheve të tij, një femër e fryrë me silikon, gati të pëlciste, dhe një biseksual. Një femër që kishte dalë gjysmënudo në ekran dhe u përgjigjej pyetjeve për dashnorët, dhurarat që merrte prej tyre, mënyrat dhe pozicionet e të bërit seks… Pas saj ishte dhe një transgjinor, që kishte vendosur të tregonte historinë e vet dhe të kërkonte mbështetje për të ndërruar seksin. Në fakt ai(ajo) dridhej nga emocionet dhe thoshte vetëm “po”, pasi historinë Çanit ia kishin treguar drejtuesit e shoqatave që dukej sikur e kishin nxjerë në pazar për ta shitur si suksesin e radhes të civilizimit të shoqërisë, falë punës së tyre.
Në emisionin e Arjan Çanit janë zhvilluar edhe biseda shumë serioze politike, tema të mprehta sociale, sikundër ka qenë një dritare e mirë edhe për aktivitete dhe debate kulturore. Megjithatë debati rreth tij ka qenë përherë për të ftuarat e tij “këngëtare” që njihen jo për këngët, por për madhësinë e gjoksit e buzëve.
Megjithatë unë nuk dua të analizoj Çanin këtu, as programin e tij dhe as të ftuarat e tij, por publikun. Të gjithë, edhe ata që e kishin parë edhe ata që nuk e kishin parë por thjesht kishin lexuar, shfrynin të premten si ndaj Çanit, personazheve të tij, ashtu edhe ndaj medias në tërësi për këtë degjenerim që po i bëjnë shoqërisë. Në fakt edhe unë e pashë një pjesë të programit dhe më shumë se “degjenerimi” që po na bën Çani me femrat gjysmë lakuriq, më shqetëson fakti se në këtë vend po promovohen femra që u zvogëlohet truri dhe u rritet gjoksi. Por unë tashmë e di që Çani, më shumë sesa gazetar sillet si tregtar televiziv dhe, në këtë logjikë, ai do të shesë mallin që blihet më shumë. Intevistat me Kallashin, Xhensikën, Violën, Gugun, Lepurushet dhe gjithë sojin e tyre, që për fat të keq janë ndër personazhet më publike, janë në fakt ndër më të shikuarat dhe lëxuarat sot në ekrane, gazeta, portale, media online dhe rrjete sociale. U pëlqeu apo jo shqiptarëve ‘këngëtarja’ nudo, ajo ishte më e shikuara të premten dhe me e klikuara edhe nja dy ditë më pas. U pelqen apo jo shqiptarëve, programi i Çanit është i pakonkurueshëm të premten dhe këtë e kanë kuptuar më mirë zyrat e marketimit të kompanive. Ata që prodhojnë televizion e dinë mirë se çfarë heqin për të gjetur sponsorë për programet e tyre. Por Çani kishte reklama më shumë se të gjitha programet sëbashku të televizioneve shqiptare. Marketingu nuk hedh para kot dhe Çani është bash mu në kulmin e suksesit të tij!
Tani unë kam një pyetje për ata që shpërthyen në protestën e madhe faceboo-ore; përse e shikoni Arjan Çanin kur s’ju pëlqen? Edhe mua nuk pëlqeu, por nuk më detyroi njeri ta shikoj dhe meqë e shikova me vullnetin tim, nuk ulërita: O perëndi, po shembet Shqipëria… Madje lexova postimin e një gruaje, që shkruante: Po ç’faj ka fëmija im të shikojë në këtë orë këto përversitete? Në të vërtetë ç’faj ka? Përse e lejove fëmijën ta shikonte këtë program? Sot është shumë e thjeshtë. Një të shtypur butonit në telekomandë dhe ja shpëtove, edhe ti edhe fëmija nga neveria që të shfaq ekrani, që në fakt nuk e servir vetëm Çani. Të gjithë ata që e shajnë, nuk kuptojnë një gjë, që janë duke i shërbyer më shumë reklamimit të asaj që nuk pëlqejnë, pasi në marketing thuhet se s’ka reklamë të keqe.
Problemi mendoj se nuk është Çani dhe të ftuarat e tij, por ata që i ndjekim dhe pastaj çirren se ky vend është degjeneruar. Çani nuk ka zgjedhur të shesë kostume dhe kollare, por tanga. Dhe, a e dini pse? Sepse ato blihen më shumë. Çani nuk ka zgjedhur të promovojë vlera, por antivlera. Dhe, a e dini pse? Sepse këto kanë më shumë vlerë sot. Këto antivlera kanë vlerë që nga tregu muzikor i bastarduar, deri tek tregu politik, edhe më i bastardizuar.
Madje unë do të them pa frikë se është Çani që degjeneroi shoqërinë, por ishte ajo që e degjeneroi me tej emisionin e Çanit. Ai i shpeshtoi ftesat për të tilla personazhe, pasi pa që ato shikohen më shumë. Ndaj dhe ai i fton më shpesh dhe gjithnjë e më transparente
Reagimi i shoqërisë sonë është i njëllojtë edhe në median online. Nëse do të publikosh njehërësh disa lajme si: “Zbulohet skandali korrupsionit në shndëtësi”; “Nismë e shkëlqyer për edukimin e fëmijëve në shkolla” dhe “Silva fsheh dashnorin në dollap”, ky i fundit do të ketë lëxueshmërinë nja 50 herë më shumë se vendi i dytë. Dhe në fund të gjithë ata që i lexojnë, komentojnë; Po çfarë mediash jeni ju more, po s’ka halle të tjera ku vend që merreni me këto prostitutat? Kjo është e vertetë, por këto “prostitutat” postohen aty sepse këto doni ju të lexoni.
Unë mund të shkoj edhe më tej. A nuk është po kjo shoqëri që çirret kundër partive politike, duke i sharë mbarë e mbrapsht? A nuk është kjo që shan ministra e deputete, kryeministra e kryetarë bashkishë? Pastaj janë po këta njerëz që si dele shkojnë në zgjedhje dhe i votojnë ata që shajnë dhe, pasi kanë hedhur votën rikthehet sërish në facebook të shajnë. Në fakt pasi e ke parë dhe e ke votuar, as Çanit dhe as politkanëve nuk u prishin punë sharjet.
Sa për median, a është ky misioni i saj? Kjo është një tjetër temë. Sot e kisha me ata që shikojnë media dhe shajnë.

Next Post

Si lindi ideja e Bashkimit Europian? 9 maji dita e Europës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In