• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një referendum në heshtje kundër Berishës

by Mero Baze
22/05/2022 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha nuk ja ka dalë dot të motivojë as besnikët e tij të dalin të votojnë në një proces që i ka dëshpëruar të gjithë, përfshi dhe vetë Berishën. Sot në mesditë, ai u detyrua të njoftojë se votimi do të shtyhet pafundësisht, derisa të votojë dhe demokrati i fundit. Mesazhi është i qartë. Edhe vetë mbështetësit e Berishës e kanë braktisur atë dhe e vetmja mënyrë që ai të shpëtojë fytyrën, është shtyrja pa fund e procesit të votimit, derisa njerëzit e tij të plotësojnë fletë votimi që të kalojnë gjysmën e shifrës së anëtarëve të PD.

Për të qenë brenda me shifrat, ai ka nxjerrë Albana Vokshin të deklarojë se nuk e dinë se sa është numri i anëtarëve të PD, ndërkohë që në Kuvendin e fundit të PD, korrikun e kaluar u fol për 112 mijë anëtarë.

Ndaj deklaratave të Berishës reagoi dhe rivali i vetëm i papërfillur në garë, Ibsen Elezi i cili paralajmëroi degët e rretheve se do të kenë pasoja nëse ato manipulojnë procesin duke shtuar vota false.

Bojkotimi i votimit për Berishën është një referendum i heshtur kundër tij. Edhe vetë mbështetësit e tij, e kanë kuptuar se nuk kanë më asnjë motiv të rikthejnë pas 32 vitesh në krye të PD njeriun që i ka sunduar për 32 vite, duke i shkaktuar trauma jo vetëm PD, por dhe gjithë Shqipërisë.

Dështimi i Berishës për ta kthyer votimin në një ditë entuziaste, është shenjë e pesimizmit që rrethon figurën e tij. Votimet e sotme ngjanin si votimet e fundit të vitit 1989, kur votohej për Frontin Demokratik, ku njerëzit dukej sikur bënin detyrën dhe iknin kokulur.

Votuesit e sotëm të Berishës, janë njerëz të dëshpëruar, të cilët nuk dine se çdo bëhet më me partinë e tyre. Të vetmit njerëz të qeshur në kutitë e  votimit ishin djali i Berishës me partneren shitëse ne bllok, e cila nuk ka qenë ndonjë herë anëtare e PD, çka tregon se në fund të fundit ai ka të sigurt vetëm votat e familjes, për të cilën dhe po e bën këtë sakrificë në pleqëri.

Bojkoti i hapur i procesit, mungesa e entuziazmit dhe paralajmërimet  e forta për izolim ndërkombëtar të PD në rast se Berisha kurorëzohet edhe ligjërisht kryetar i saj, duket se e kanë kthyer ditën e sotme të votimit në një referendum kundër Sali Berishës. Por në një referendum, që do zgjasë deri sa Berisha të plotësojë ca letra, që të thotë nuk humba. Por në fakt, PD ka qëndruar në shtëpi.

Next Post
Asnjë surprizë nga zgjedhjet për kreun e PD, Berisha “triumfon” që në numërimet e para

Asnjë surprizë nga zgjedhjet për kreun e PD, Berisha "triumfon" që në numërimet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Militantët e PD përplasen me policinë, sulmohet me molotov edhe një biznes privat

LIVE! Militantët e PD përplasen me policinë, sulmohet me molotov edhe një biznes privat

February 28, 2026
Sërish konflikt në berberhane! Zbardhet plagosja në Lezhë, autori qëlloi pronarin dhe klientin

Sërish konflikt në berberhane! Zbardhet plagosja në Lezhë, autori qëlloi pronarin dhe klientin

February 28, 2026
Berisha-Ramës: Largo kë të duash, ti je objektivi kryesor i revoltës popullore

Berisha-Ramës: Largo kë të duash, ti je objektivi kryesor i revoltës popullore

February 28, 2026
Gjysmëhëna e Kuqe: 201 të vdekur dhe 747 të plagosur në Iran nga sulmi amerikano-izraelit

Gjysmëhëna e Kuqe: 201 të vdekur dhe 747 të plagosur në Iran nga sulmi amerikano-izraelit

February 28, 2026
LIVE! Protestuesit e PD nisen në drejtim të Drejtorisë së Policisë Hidhen molotovë gjatë rrugës

LIVE! Protestuesit e PD nisen në drejtim të Drejtorisë së Policisë Hidhen molotovë gjatë rrugës

February 28, 2026
BE justifikon sulmin ndaj Iranit, Kaja Kallas: Përbën kërcënim serioz për sigurinë globale

BE justifikon sulmin ndaj Iranit, Kaja Kallas: Përbën kërcënim serioz për sigurinë globale

February 28, 2026
Sulmet në Lindjen e Mesme, shkon 85 numri i viktimave në shkollën iraniane të vajzave

Sulmet në Lindjen e Mesme, shkon 85 numri i viktimave në shkollën iraniane të vajzave

February 28, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Ministria e Jashtme: Ambasada në Abu Dabi, në dispozicion të shqiptarëve rezidentë

February 28, 2026
LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

February 28, 2026
Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In