• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një qeveri për vete!

by Mero Baze
27/08/2017 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Edi Rama ka ndërtuar një qeveri të parashikueshme, bazuar tek nevoja për të përfaqësuar partinë tek njerëzit e suksesshëm të saj dhe tek fasada si taksë e Edi Ramës. Tre “musketjerët” e qeverisë, duket se janë Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj dhe Blendi Klosi, të cilëve u ka dhënë më shumë se gjysmën e qeverisë së kaluar në duar, bazuar në suksesin e tyre elektoral dhe qetësinë që i krijojnë në punë me të. Të tre ish ministrat që kanë thuajse gjithë pushtetin, janë figura  luajale me shumë faktorë politikë brenda PS dhe jashtë saj, janë shumë familjarë me botën e biznesit, përfshi dhe dhe oligarkët e mëdhenj të Shqipërisë  dhe të lidhur me shumë fije dhe me botën e shtypit. Përtej kësaj, secili më vete ka dhe tiparet e tij. Gjiknuri është një makinë elektorale, dhe zyrtar që mban ngarkesë të lartë pune. Klosi është një personazh shumë i pranuar brenda PS, që po ashtu ka përballuar një betejë elektorale të vështirë përballë LSI në Berat, ndërsa Ahmetaj është ndoshta i vetmi ministër që i heq frikën Edi Ramës nga bota e vështirë e financës dhe ekonomisë me lehtësinë që ka, “për të thënë, mirë të bëhet mirë”. Ai pati sukses të ndjeshëm në shifrat e financës dy vitet e fundit që mori Ministrinë e Financave, përmirësoi rritjen ekonomike, stabilizoi disa faktorë makroekonomikë dhe relaksoi raportet me FMN. Plus kësaj, ai i mbijetoi një beteje të paparashikuar elektorale në Kavajë, duke mbajtur PS në kuotat e saj,  edhe pse rreziku për të humbur gjithçka ishte gati nga grryerja prej efektit “Rroshi” në Kavajë, që u pa me atë që ndodhi me Bashkinë.

Fatmir Xhafaj ishte i vetmi që dihej se ishte ministër dhe ka qenë ministër në hije dhe gjatë kësaj kohe që i ka përgatitur Edi Ramës skemën e re të organizmit të Ministrisë së Brendshme, duke u fokusuar shumë tek Vettingu i policisë, lidhjet e forta të policisë me komunitetin dhe përmirësimi i imazhit në bashkëpunimin me partnerët Perëndimorë.

Lindita Nikolla është rikonfirmuar jo vetëm për suksesin elektoral në Lezhë, por dhe faktin që ka kompletuar ndërkohë reformën në arsim duke e bërë atë funksionale dhe të prekshme për çdo student.

Niko Peleshi, i cili ishte në një farë mënyre një kancelar i qeverisë “Rama1”, ka marrë përsipër Bujqësinë, sektorin më jetik të vendit dhe thuajse e vetmja shpresë që kemi për mbijetesë ekonomike. Dhe besoj që është zgjedhje e mirë.

Prurjet e reja në qeveri, të cilat në shumicë janë femra, duket se vijnë më shumë për shkak të skemës që Rama ka në kokë për barazinë gjinore, se sa për identitetin e tyre. Ato janë aty për të prodhuar lajm për barazinë gjinore më shumë se sa për të ofruar vlera surprizë, siç premtoi Rama në periudhën e torturës ndaj PS, kur nuk debatonte për emrat e mundshëm. Edhe pse Edi Rama do të hyjë në histori si politikani që ka promovuar më shumë femra në karrierën politike, ai po ashtu do të hyjë në histori, si politikani i sasisë dhe jo cilësisë. Ende nuk kemi një femër simbol të PS, që është produkt politik i Edi Ramës, siç ka pas mbetur nga pushteti i Nanos, Arta Dade apo Valentina Leskaj, apo nga Berisha, Topalli apo Bregu. Dhe kjo vetëm për shkak të vesit të tij për t’u foksuar tek sasia, por dhe tek mosdurimi për të vazhduar promovimin pasi bëhen të njohura. Sot imazhi I femrave që ka promovuar Edi Rama, janë drejtoreshat e tij, në tërësinë e tyre, të bukura, arrogante shpesh kokëboshe dhe nga pak hajdute. Askush prej tyre se ka luksin të mbetet aset politik. Nuk njoh ndonjë socialist qe voton PS për shkak të tyre. Thjeshtë drejtoresha që herë herë quhen dhe ministre.

Në tërësinë e saj kjo është një qeveri e cila i duhet Edi Ramës, pasi ka brenda saj mjaftueshëm njerëz që mbajnë ngarkesën e qeverisjes në stilin e tij dhe mjaftueshëm fasadë për t’u dukur dhe e bukur.

Rreziku i vetëm për Edi Ramën në këtë qeveri, është se kjo është një qeveri tërësisht e tij, dhe i heq atij çdo alibi për dështimin e saj.

Asnjë qeveri prej vitit 1991, nuk ka qenë e gjitha e kryeministrit, sa është kjo. Berisha si më autoritari, prej vitit 2005 ka qeverisur me njerëz që nuk i ka dashur dhe nuk e kanë dashur. Fjala vjen ai ka pasur në qeveri, Genc Pollon, Genc Rulin, Arben Imamin, Nard Ndokën, Ferdinand Xhaferin e ndonjë tjetër që në fakt nuk e kanë dashur dhe ai e dinte këtë. Dhe ata janë sjellë paksa si ministra të pavarur brenda qeverisë. Në mandatin e tij të dytë kishte shtesë dhe ministrat e LSI.

Kjo është hera e parë që një kryeministër ka një qeveri për qejf të vet, duke ekspozuar dhe veset që mbartin qejfet e tij. Është e sigurt se qeveria ka lënë shumë të zhgënjyer brenda grupit parlamentar që natyrisht nuk kanë ndërmend të ngrejnë zërin, por e keqja është se mund të heshtin dhe kur qeveria të ketë nevojë për mbështetje. Ndaj është mirë që qeveria, por sidomos Edi Rama, të fillojë të mendojë t’i bëjë të gjithë të ndjehen të fituar dhe në pushtet. Sidomos brenda PS. (Tema)

Next Post
Bella Hadid përsëri me Victoria’s Secret

Bella Hadid përsëri me Victoria's Secret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In