• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një qepen i mbyllur që mund të sjellë diçka

by Ylli Manjani
13/11/2025 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani  

Ende jam i keqardhur për shkalafatjen disorientuese të PD-së.  

Padyshim që një parti numerikisht e madhe,kur rrudhet, sjell dëm në mjedisin politik. Nuk është e thjeshtë në shoqëri politikisht të ngurta si e jona të mbijetojnë demokratikisht, kur parti të mëdha alternative ndaj asaj që qeveris, kolapsin.  

Ngritja e një partie të re alternative është praktikisht e vështirë. E disa partive edhe më e vështirë. Arsyeja është se shumica mendojnë, “po ja e kemi opozitën, megjithse ajo s’bën..” Ideja që e kemi opozitën, por zëre se nuk e kemi, nuk ngjit. Duket si shaka me të cilën jemi mësuar… 

Prandaj duhet të ndodhë një shok i madh social, politik dhe veçanërisht ekonomik që të vijë diçka tjetër si alternativë.  

Problemi është se sot nuk jemi në shok, por jemi në shkalafatje të ngadaltë të farfallave politike. Për pasojë të ligat na vijnë natyrshëm dhe pranueshëm për ne.  

Kjo spjegon pse anormalja tashmë quhet normë sjellje. Shoqëria, nga pak e çdo ditë është mësuar me të keqen.  

Kjo ka ndodhur edhe me shthurjen e PD, partia e dytë më e madhe në vend. Tashmë është e ngulitur thellë në memorien e “normalitetit” popullor që PD është aty sa për ta mundur në zgjedhje dhe për të parë gallatë me dëshmi nga “qytetari digjital, apo prodhuar “libra të zinj” me ankesa për vjedhje votash.  

Nuk e kam besuar kurrë teorinë terapisë së shok-ut, por kur shoh se si PD e shpartalluar shkëpurdhet me thirrje për protesta, bojkote, greva urie e pushtime imagjinare të parlamentit, mendoj se kemi nevojë për këtë terapi. Nuk shërohet kanceri me sodë buke. 

Na duhet një shok i madh që të mbledhim mendjen dhe të provojmë realisht sa vlen demokratikisht kjo shoqëri.  

Mendoj se shërbimi më i mirë politik që mund të bëjë PD, është ta ulë qepenin. Të pranojë e shpallë atë që është në fakt: Faliment politik.  

Nuk e kisha menduar e as e pranoja këtë konkluzion më parë. Por ja që vjen natyrshëm edhe mendimi që nuk e pranon.  

Vetëm pas një shoku të tillë politik,mbase shoqëria zgjohet dhe fillon të gatuajë diçka tjetër, të përshtatshme për të mbajtur në këmbë pluralizmin, demokracinë dhe garantuar ndryshim qeverisje. 

Do marrë kohë, padyshim. Po ne po humbim kohë të çmuar gjithashtu. Do rrijë Rama në pushtet? Po, do rrijë. Por ai po rri që po rri. Ajo që duhet të vrapojë është shoqëria politike.  

Me filma të djegur protestash, ankesash, denoncimesh e humbje zgjedhjesh pambarim nuk shkohet askund, përveç se tek anormalja që duket gjithnjë e më normale.  

Politikisht vendi ka nevojë për ballancë, dmth për një krah tjetër që e kërcënon seriozisht atë që qeveris dhe, për shpresë, dmth alternativë se gjërat do të ndryshojnë.  

Të dyja këto PD e as kjo opozitë në tërësi nuk i garanton dot më. Nga ky plesht nuk del dhjamë. Ndaj qepeni i mbyllur është terapia e shok-ut, që ndoshta funksionon disi./Marrë nga profili në Facebook i autorit 

 

 

Next Post
“Begaj të thërrasë urgjent Këshillin e Sigurisë”, Dëshmia: Atentati mafioz në Rinas, shteti asnjë reagim në 24 orë

“Vrasja e Gilmando Danit përcjell mesazh!”/ Gazetari: Skuadra kryen atentate të frikshme, nuk i druhet policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In