• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një qark elektoral për emigrantët

by Mero Baze
22/06/2020 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Socialistët po përpiqen të fusin votimin e shqiptarëve jashtë atdheut përmes postës, si një mënyrë për t’iu dhënë mundësi atyre që nuk jetojnë më në Shqipëri, të votojnë. Këtë metodë votimi e përdorin shumë shtete të mëdha që kanë votues jashtë tyre, por që emigracioni është një pakicë.

Shqipëria ka një specifikë të emigracionit të ri të saj.

Shqipëria ka gati 3.4 milionë votues në listat e zgjedhësve, dhe vetëm gjysma e tyre votojnë në Shqipëri. Pra gjysma e listës votuese të Shqipërisë është jashtë Shqipërisë. Biles popullsia e Shqipërisë faktike brenda kufijëve, është më e vogël se lista e votuesve. Shqipëria ka rreth 2.8 milionë banorë në Shqipëri dhe 3.4 milionë votues.

Në këtë mënyrë, Shqipëria është vend me një peshë anormale të emigracionit në listat e votuesve.

Shumë prej tyre nuk janë më votues racionalë të Shqipërisë, por votues emocionalë. Ata votojnë me mendësinë e ditës që kanë ikur nga Shqipëria, apo perceptimin e Shqipërisë përmes shtypit dhe rrjeteve sociale.

Kjo mund ta favorizojë Qeverinë, pasi ajo ka më shumë mundësi për të depërtuar në emigracion me mënyrat e saj, por Shqipëria ka nevojë të jetë e drejtë në këtë histori.

Kështu siç e kërkon Partia Socialiste votimin e diasporës, pra me vetrregjistrim dhe dërgim me postë, duke ndikuar tek zona nga ku ka origjinën emigranti, kemi të bëjmë me një procedurë normale votimi, sikur të ishe me shërbim diku jashtë Shqipërisë, fjala vjen në një Ambasadë apo mision ushtarak.

Normale do të ishte që Shqipëria të bëjë një ndryshim kushtetues dhe nëse do të respektojë ligjin propocional rajonal, të shtojë një qark, duke i dhënë diasporës, ndoshta 5 deputetë, apo diçka më shumë, apo më pak.

Në këtë mënyrë ne i kemi caktuar diasporës qarkun e saj dhe të drejtën për të ndikuar në një masë të caktuar në zgjedhje. Kështu diaspora do të ishte dhe një faktor i tretë i rëndësishëm politik, por dhe do të kishte një peshë të ndryshme nga votuesi i Shqipërisë brenda kufijve, i cili ka lidhje direkte, fizike, ekonomike dhe sociale, me politikën që voton.

Gjatë kohës së parlamentit të parë shqiptar prej vitit 1921, Shqipëria ka pasur përshembull dy deputetë të Kosovës në Parlament, pra deputetë që përfaqësonin Kosovën. Avni Rustemi ka qenë një prej tyre.

Mënyra e këtij votimi pastaj mund të jetë kjo që propozojnë socialistët, me postë, duke plotësuar më parë një formular të vetëdeklarimit, që mund të shkarkohet nga KQZ, i koduar për çdo qytetar.

Por pesha e votës së diasporës duhet të jetë e matshme brenda një qarku të diasporës, numrin e deputetëve të të cilit, mund ta vendosin sipas një formule që e pranojnë të gjithë palët.

Por kështu siç është lista jonë e votuesve me 3.4 milionë banorë, nga të cilët në Shqipëri janë vetëm 1,6 milionë votues, njëvlershmëria e votës mund ta dëmtojë më shumë demokracinë, se sa ta ndihmojë.

Dhe për këtë mjafton vetëm një shembull. Sikur në zgjedhjet e 30 qershorit vjet, të kishte votim diaspore, me këtë kriterin e njëvlershmërisë, bojkoti i opozitës do ishte harruar dhe do mbytej nga vota e diasporës.

Edhe pse nuk me vjen keq fare për opozitën në këtë rast, njëvlershmëria e votës së diasporës, me atë të qytetarit në Shqipëri, do ishte mbytëse për demokracinë.

Next Post
Biologu Et’hem Ruka: Pandemia e koronavirusit mund të shuhet pas dy javësh

Biologu i njohur, Rukaj, apel qytetarëve: Kujdes, kjo është vala e dytë e COVID, do të jetë më e rëndë se e para!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

February 25, 2026
Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

February 25, 2026
Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

February 25, 2026
Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

February 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Nga treni radioaktiv, tek seritë me video erotike: Misteri i fantazisë pa fre të PR opozitar

February 25, 2026
U filmua duke goditur dhe fyer nxënësit në shkollë, shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare në Kamëz

U filmua duke goditur dhe fyer nxënësit në shkollë, shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare në Kamëz

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In